Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, këtë të mërkurë është i ftuar në ”Koha Jonë-Debat” nga Nikoll Lesi, ku ndër të tjera po flet për mënyrën e përzgjedhjes së kandidatit të PS-së për Bashkinë e Tiranës.
Balla tha se Partia Socialiste nuk pritet ta përzgjedhë kandidatin për Tiranën përmes procesit të primareve. Çështja e kandidaturës për kryeqytetin pritet të jetë një nga temat me interes në zhvillimet e brendshme të PS-së.
Po ashtu në këtë debat është folur për protestën studentore, për trazirat në Tiranë nga revolta studentore, akuzat e PS-së se pas studentëve qëndrojnë elementë me rrezikshmëri, po ashtu edhe për situatën brenda vetë selisë rozë, me figura si Erion Veliaj dhe Elisa Spiropali që postojnë në Facebook shkrime që janë shigjetë për Ramën!
Ndiqeni LIVE në Youtube
