Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 09:01 Spiunazhi kinez: dyshohet për lidhje gruaja e ish-kreut të Nvidia-s Agjencitë amerikane të inteligjencës dyshojnë se Alice Huang, e lidhur me ish-drejtorin e Nvidia-s Jensen Huang, kishte kontakte me Ministrinë e Sigurisë Shtetërore të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Ujqërit na morën edhe Luljeta Bozon, thua?…

Ujqërit na morën edhe Luljeta Bozon, thua?…

Forum
E diel, 15 Dhjetor 2019 14:25
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Artur Zheji 

Kur e pashë të mirën Luljetë, të ulur në mbledhje të Këshillit të Ministrave, më erdhi ligsht, sepse m’u duk si “Eliza në botën e çudirave”…

Ajo, qartazi fliste ndershëm dhe dukshëm në kohën e duhur, por në vendin e gabuar.
Ishte mbresëlënëse dhe jetëshkurtër, kjo shfaqja e Luljetës, në tryezën e bosëve të parasë publike, si një gjysëm shenjtore që fliste për rindërtimin, pikërisht në sofrën e banketit të derrave dhe dosave mëkatarë, që kishin fshehur thikat dhe pirunjtë e florinjta të PPP-ve!…
E pra, mëse gjysma e tyre, pjesëtarët e përhershëm të banketit qeveritar, duhet të ishte në burg për grabitje dhe vrasje para e pas Tërmetore!

E vetmja fytyrë e shqetësuar, duke ndjekur gati me bezdi të folmen e saj ishte Ramë Ziu! Sepse Ay, nuk po kuptonte nëse prania e saj në mbledhje të qeverisë, ishte apo jo një kurth, për të diskretituar, kafkat pa tru, që ay, kryeministri ka qëmtuar me kujdes, si ndenjës dhe ngrënës, të asaj tryeze qeveritare…
Sepse duam s’duam, ay mbetet kryedhelpra më inteligjente e atij bataku multimilionerësh!
E ndjeu ay, si e ndjen thonë Djalli aromën e temjanit, që Luljeta flokë thinjur dhe e pallangosur me makeup, një dele e bardhë, mes ujqish dhe ujkonjash aty, kish fituar e po fiton shumë pushtet mediatik dhe gati mistik, mbi njerëzit e dërmuar dhe gjysmë të çmendur pas tërmetit, e në kërkim të një Shprese!…

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Dhe pushteti, qoftë edhe pa ambicie politike apo komerciale nga pas, po fryhej çdo sekondë… E kështu, po rritej pushteti i Luljetës, mirëpo një rritje e tillë, është gjithmonë e rrezikshme!
Sepse vjen befas një kohë, e nuk kontrollohet (sepse populli mund të budallallepset e i vete pas! Ose aq më keq akoma, “Ajo Luljeta”, largqoftë, mund ta kontrollojnë edhe të tjerët…

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Loja, në përpjekjen për të përdorur Luljetën, filloi, pikërisht kur këshilltarët e shtrenjtë paguar, e këshilluan RamëZiun, ta thërriste në zyrë e të xhirohëj apo të fotografohej me të! Por RamëZiu, nuk ka durim të dëgjojë, as edhe për gjasme, e zu ti mbajë një goxha fjalim, live, ndërsa ajo filloi të dilte nga zyra me faqe të ndezura (ndoshta të skuqura nga sikleti)!
Luljeta flokë bardhë, që filloi ti rritet edhe tensioni i gjakut, nga vetëpërmbajtja, e dëgjonte me urtësi të kalitur prej nëne të sprovuar, duke na hutuar të gjithëve…

Mund t'ju interesojë

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

21 Nëntor 2026, 20:26
Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

20 Nëntor 2026, 17:56

Por efekti doli tmerrësisht keq! Populli, akoma shumë Luljetëdashës, tha me vete kur shihte RamëZiun që vetëm fliste dhe Luljetën që vetëm dëgjonte, se e pat edhe kjo punë…
Populli në hall, e besoi dhe e “përpiu” me dashuri këtë zonjë gojëëmbël, veshur si fisnike dhe pa xhingla firmato dhe që fliste me kompetencë të natyrshme.
Dhe në gjithë atë kope femrash qeveritare apo politikë bërëse, debile të papara, plot operacione plastike (ku mund t’ja gjesh përshembull buzët në prapanicë dhe kërcimin e të pasmeve të fryra, në buzë apo mollëza), thinjat e flokëve të mbledhura thjesht e shpejt, të Luljetës, u bënë sigurisht “trendy i ri”!
Prisni tani, kur ministreshat, drejtoreshat apo deputeteshat, të çngjyrosen dhe të thinjen një e nga, me modën e re, alla Luljeta’s style, që vetëm stil, nuk përpiqet të bëjë së jashtëmi ajo, inxhiniere Luljeta, që duan ta vyshkin nëpër mbledhje!…

Por gjithësesi, një “dorë misterioze” u kujdes mjeshtërisht, që dukurija “Luljeta Bozo”, të fashitej e të fshihej, ditë pas dite.
Të mbetej pra një aksident, në të përditshmen tonë gri (kështu do të jetë vendosur në ndonjë shtab komunikimi…)

Trendy i Shpresës së një populli gjysëm të çmendur nga mashtrimi dhe mashtruesit e që e drejtojnë gjithkund, mund të ishte edhe ajo, por duket se u bë e rrezikshme ca si shumë me dlirësinë e saj dhe e sfumuan pak e nga pak, fill mbas mbledhjes së qeverisë.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spiunazhi kinez: dyshohet për lidhje gruaja e ish-kreut të Nvidia-s
Para 16 minutash

Spiunazhi kinez: dyshohet për lidhje gruaja e ish-kreut të Nvidia-s

Elisa Spiropali: Unë nuk e pëlqej restorantin, nuk e ha koranin, as havjarin! Dua byrek me spinaq….
Para 38 minutash

Elisa Spiropali: Unë nuk e pëlqej restorantin, nuk e ha koranin, as havjarin! Dua byrek me spinaq….

Investimet teknologjike në Portugali arrijnë 910 milionë dollarë
Para 46 minutash

Investimet teknologjike në Portugali arrijnë 910 milionë dollarë

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë
Para 3 orësh

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë

Më të lexuarat

1 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 14 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

2 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 21 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 18 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.