Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 05:38 Foto nga protesta e djeshme, ku kishte dhunë e gaz Disa foto nga protesta e djeshme po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale.
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

3 mijë vjet histori parfumesh

Kultura E premte, 24 Shtator 2021 22:18
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Të përdorur për ritet mortore para Krishtit apo për të mbytur erën e keqe në Mesjetë. Tashmë ato janë produkte luksi, ndërkohë që është menduar edhe ekspozimi i tyre në një muze të ri në Paris.

Në një hotel parizian, përballë operas ”Garnier”, dikur shtëpi e familjes Fragonard, e vendosur në Grasse, tregohet historia e këtij qyteti të rivierës franceze, djepit të parfumerisë botërore, që u listua në vitin 2018 në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

23 Tetor 2026, 20:26
Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

23 Tetor 2026, 15:48
Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

22 Tetor 2026, 07:23

”Nëse i sjell fëmijët e mi këtu, sigurisht që nuk dua që ata të mërziten. Kam vënë re gjithashtu se turistët kinezë që vijnë në Francë kanë një vizion relativisht më thelbësor për këtë punë”, shpjegon Agnes Costa, pasardhëse e dinastisë Fragonard, që drejton anën krijuese të shtëpisë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Të shoqëruar nga një guidë, vizitorët do të zbulojnë një harmoni parfumesh me 400 flakone, të destinuara për të krijuar kombinime që janë përdorur deri në shekullin XX.

Mari Antuaneta, mbretëresha e parfumosur

Një kutizë e Mari Antuanetës, mbretëreshës së parfumosur, e cila ndryshe nga bashkëkohësit e saj francezë, kishte ruajtur nga fëmijëria e kaluar në Vjenë zakone të mira higjiene, është një nga objektet kryesore.

Pomanderët (enë metalike të çmuara ku futeshin sfungjerë të zhytur në parfum) vijnë nga koha e Mesjetës kur parfumi u bë sinonim paganizmi për kishën, por njihej edhe si shërues për sëmundjet që përhapeshin nga uji. Burrat që iknin në kryqëzata ktheheshin me aroma të rralla dhe materiale të tjera me aromë.

Aty gjenden edhe të ashtuquajturat ”uthulla”, shishe të vogla me erë shumë të fortë për sjellë në vete gratë që ligështoheshin nga korsetë shumë të ngushta.

Një ndryshim u bë në shekullin XVIII. Parfumet, më të butë në aromë, nuk përdoreshin më për të mbytur aromat e pakëndshme të përditshmërisë, por për kënaqësi.

”Sot na pëlqejnë parfumet më të lehta dhe, nëse do t’ju bëja të nuhasnit një parfum të fillimit të shekullit XX, do të habiteshit. Ata ishin shumë të fortë. Kur themi një pikë e kemi fjalën për një pikë, hedhja me një spruco nuk ekzistonte”, thekson Agnes Costa.

Rusi, Kinë, Lindje e Mesme: parfume të forta

”Është si tek zërat në radio, ata të viteve 50 janë ndryshe nga ata të sotmit. Shijet për parfumet ndryshojnë sipas gjeografisë”, thotë Costa.

”Francezët duan parfumet e lehta, me aroma lulesh, amerikanët duan parfumet e fortë, ndërsa femrat japoneze pëlqejnë shumë parfumet për fëmijë. Kinezët e shprehin hapur se u pëlqejnë aromat e forta, si rusëve, ndërsa në Lindjen e Mesme e gjithë kjo duhet të shumëzohet me 10”, shton ajo.

Mënyra e prodhimit dhe materialet e përdorura kanë ndryshuar gjithashtu, për mirë ose për keq.

Krijuesit e parfumeve nuk punojnë më me lëngje parfumi, por me laps dhe letër, si kompozitorët që e krijojnë muzikën në kokë. Ata bëjnë formula, shkruajnë dhe kanë dikë tjetër që ”peshon” për ta.

”Materialet e ndaluara ose të kufizuara pasi dyshohen se mund të shkaktojnë alergji, siç janë lëndët me origjinë nga kafshët, agrumet apo lulet e tyre ndërlikojnë prodhimin  e parfumeve dhe pengojnë kreativitetin”, thotë Costa.

”Shpeshherë na duhet të ripërpunojmë formulat e vjetra. Njerëzit thonë se krijuesit e parfumeve po kursejnë, pasi parfumi im nuk është si më parë, por nuk është gjithmonë faji i krijuesit, pasi shpeshherë ligji na detyron të heqim lëndë të para, që janë shumë të përqendruara sipas normave”, përfundoi ajo.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Foto nga protesta e djeshme, ku kishte dhunë e gaz
Para 1 ore

Foto nga protesta e djeshme, ku kishte dhunë e gaz

28-vjeçari që mbeti i plagosur në sy gjatë protestës në Tiranë
Para 1 ore

28-vjeçari që mbeti i plagosur në sy gjatë protestës në Tiranë

Sot votime në Serbi, Vuçiq përballë kandidatëve të partisë së Studentëve
Para 1 ore

Sot votime në Serbi, Vuçiq përballë kandidatëve të partisë së Studentëve

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 9 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 9 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 10 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 12 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 11 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.