Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 22:02 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës Lorenco, një nga protestuesit e revoltës studentore, thotë se qëndresa kundër qeverisë do të vijojë deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ai u…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

A ishte Shekspiri një grua?

Kultura E diel, 26 Shtator 2021 16:36
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Elizabet Uinkler

Dyshimet nëse Uilliam Shekspir, i ka shkruar vërtetë veprat që njihen ende sot si të tijat, janë aq të vjetra sa edhe vetë veprat e tij. Kandidatët alternative Frensis Bejkë, Kristofer Marlou; dhe Eduard de Ver, konti i 17-të i Oksfordit, vazhdojnë të kresojnë teoritë e konspiracionit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

23 Tetor 2026, 20:26
Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

23 Tetor 2026, 15:48
Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

22 Tetor 2026, 07:23

Në kundërpërgjigje, studiuesit ortodoksë të Shekspirit janë të fiksuar pas dogmatizmit të tyre. Por, a ka menduar dikush ndonjëherë që të hipotetizojë që krijuesi i atyre personazheve, gra të jashtëzakonshme në veprat e Shekspirit, të mund të ketë qenë në fakt një grua? Dhe kush mund të ishte ajo.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kritiku letrar Xhon Raskin është shprehur: ”Shekspiri nuk ka heronj, ai ka vetëm heroina”. Dhe një numër i madh i këtyre heroinave, refuzojnë t’u binden rregullave të kohës. Të paktën 10 prej tyre i sfidojnë baballarët e tyre, duke u betuar se do të gjejnë vetë partnerin e jetës. Tetë personazhe femra maskojnë veten si burra, për të shmangur kontrollet patriarkale, pra më shumë shkëmbime gjinore se sa mund të gjenden në veprën e ndonjë dramaturgu të mëparshëm anglez.

Por, pikëpamja mbizotëruese ishte se asnjë grua në Anglinë e periudhës së Rilindjes nuk shkroi për teatrin, sepse kjo ishte kundër rregullave. Megjithatë, studiuesit kanë vërtetuar kohët e fundit se gratë, kanë qenë të përfshira në veprimtarinë e shtëpive të ndryshme botuese. Për më tepër, 80 për qind e dramave të botuara në vitet 1580, u shkruan në mënyrë anonime, dhe ky numër nuk ra nën 50 për qind deri në fillim të viteve 1600.

Të paktën një studiues i njohur i Shekspirit, Filis Rakin i Universitetit të Pensilvanisë, sfidon supozimin e përgjithshëm që drama komerciale e asaj periudhe, nuk kishte asnjë femërore. Një gënjeshtër që demaskohet nga Gabriel Harvi, një kritik i njohur letrar i epokës elizabetiane. Në vitin 1593, ai i referohej fshehurazi një “gruaje fisnike të shkëlqyer’, që kishte shkruar 3 sonete dhe një komedi.

Po kush ishte kjo grua që shkroi një “vepër të pavdekshme”, në të njëjtin vit që u shfaq në shtyp edhe emri i Shekspirit, me poemën “Venusi dhe Adonisi”? Një kandidate është Meri Sidnej, kontesha e Pembrok (dhe motra e dashur e poetit të famshëm Filip Sidnej) – një nga gratë më të arsimuara të kohës së saj, përkthyese dhe poete.

Por, kandidatja që më ka intriguar më shumë, ishte një grua ekzotike dhe shumë më periferike se sa Sidnej, që ishte e mirënjohur. Jo shumë kohë më parë, mësova se “Globe Theater” në Londër, kishte nisur të shqyrtonte të dhënat e kësaj figure. Sezoni veror i vitit 2018 përfundoi me një shfaqje të re, “Emilia”, që fliste mbi një bashkëkohëse të Shekspirit, Emilia Basano.

E lindur në Londër në vitin 1569, në një familje emigrantësh venecianë – muzikantë dhe prodhues instrumentash, me gjasë me origjinë hebreje – ajo ishte një nga gratë e para në Angli që publikoi një vëllim me poezi (fetare, por që mbronte lirinë e grave dhe shprehej kundër shtypjes mashkullore).

Ekzistenca e saj, u zbulua në vitin 1973 nga historiani i Oksfordit Al Rouz, që spekuloi se ishte “zonja e errët” e përshkruar në sonetin e Shekspirit. Tek “Emilia”, dramaturgu Morgan Lloid Malkolm shkon një hap më tej: Shekspiri i tij është një plagjiator që përdor fjalët e Basanon, për mbrojtjen e famshme që Emilia u bën grave tek “Othello”.

A mundet që Basano të ketë kontribuar edhe më gjerësisht, dhe në mënyrë direkte në veprat e Shekspirit. Numri i skeptikëve mbi autorësinë e Shekspirit, është i madh, mes tyre emra të njohur si Ralf Ualdo Emerson, Uollt Uitman, Mark Tuein, Sigmund Frojd apo Çarli Çaplin. Idetë e tyre në lidhje me autorësinë e dramave dhe poemave ndryshojnë, por ata pranojnë se Shekspiri nuk është njeriu që i ka shkruar ato.

Dyshimi i tyre është i rrënjosur në fakte konkrete. Jeta e Shekspirit është dokumentuar mjaft mirë, sipas standardeve të periudhës. Por, asnjë dokument nga jeta e tij nuk e identifikon atë pa mëdyshje si një shkrimtar. Më shumë se 70 dokumente që ekzistojnë, e përshkruajnë atë si një aktor, një aksioner në një kompani teatrore apo si një investitor.

Ata tregojnë se ai shmangu taksat, se si u gjobit për këtë, dhe si iu nënshtrua një urdhri kufizues. Profili, është jashtëzakonisht koherent me atë të një sipërmarrësi të industrisë argëtuese të Rilindjes. Por, ajo që mungon është çdo shenjë që ai shkroi vepra.

Për më tepër, si arriti njeriu i lindur në Stratford, të kishte njohuri të gjera mbi ndodhitë në oborrin mbretëror të Elisabetës, të gjuhëve të shumta, mbi ligjet, astronominë, muzikën, ushtrinë apo territoret e huaja, veçanërisht qytetet veriore të Italisë?

Dhe fakt është, që Shekspiri nuk u arsmimua më pas moshës 13 vjeçare. Ndoshta ai ka udhëtuar shumë, i është bashkuar në një moment ushtrisë, apo ka punuar si mentor, apo që të treja bashkë sikurse kanë supozuar studiuesit. Megjithatë, asnjë prej këtyre përvojave nuk ekziston.

Ndërkohë, jeta e Emilia Basanos, përfshiu të gjithë diapazonin e dijeve të përshkruara në veprat e Shekspirit. Studuesi Xhon Hadson, e ka mbështetur prej vitesh këtë hipotezë. Në vitin 2014, ai botoi librin “Zonja e Errët e Shekspirit: Amelia Bassano Lanier, gruaja prapa dramave të Shekspirit?”.

Hadson, përmend aty shënimet e një mjeku dhe astrologu të kohës, të quajtur Sajmën Forman. Në adoleshencë, ajo u bë mësuese e Henri Karej, mjeshtër i argëtimit në oborrin mbretëror, dhe protekor i kompanisë teatrore të Shekspirit. Dhe, ky ishte vetëm fillimi. Nëse Basano ka qenë e dashura e Shekspirit, kjo nuk mund të thuhet me saktësi.

Hadson thekson, se Basano jetoi “një jetë në kufijtë e shumë botëve të ndryshme shoqërore”, që përfshin edhe diapazonin e botës letrrare të Shekspiri: referencat e saj të imtësishme mbi intrigat e oborrit; burimet e saj italiane, dhe orgjina e supozuar hebraike; muzika dhe feminizmi i saj. Dhe, gjurma e saj në dramat e Shekspirit, shtrihet për një periudhë të gjatë.

Ai, vë në dukje shumë përdorime të emrit të saj, duke cituar disa më të hershme, si për shembull Emilian tek “Komedia e gabimeve”. Më vonë, tek “Tregtari i Venedikut”, heroi romantik është një venezian me emrin Basanio, një tregues që autori ndoshta e dinte mbi lidhjen e Basanos me Venecian. Më tej, tek “Otello”, shfaqet një tjetër Emilia – gruaja e Jagos.

Më vonë, si gruaja e Henry Karej, Basano fitoi gjithnjë e më shumë qasje në botën e teatrit. Karej, kushëriri i mbretëreshës së Anglisë, mbante poste të ndryshme ligjore dhe ushtarake. Basano ishte tejet “e favorizuar nga Madhëria e saj, dhe nga shumë fisnikë”, vuri në dukje doktor Forman.

Pastaj, në fund të vitit 1592, Basano (tashmë 23 vjeçe) u dëbua nga oborri. Ajo ishte shtatzënë. Karej i ktheu paratë dhe xhevahirët e saj, dhe më vonë u martua me Alfonso Lanier, një muzikant i oborrit. Disa muaj më vonë, lindi një djalë. Bassano, u punësua më vonë në një familje fisnike, ndoshta si një mësuese e muzikës, dhe afërsisht një dekadë pas asaj hapi një shkollë.

Nëse ajo i shoqëroi të afërmit e saj, në udhëtimet e tyre përsëri në Italinë e veriut, kjo nuk dihet. Por, lidhja familjare me vendin e origjinës, ofroi mundësinë për njohjen në detaje me rajonin.

“Unë ndjeja gjithmonë diçka italiane, diçka hebreje tek Shekspiri”- do të shprehej Jorge Luis Borges për “The Paris Review” në vitin 1966.

“Ndoshta, anglezët e admirojnë për shkak të kësaj, pasi është kaq ndryshe nga ata”. Borges nuk ka përmendur ndjenjën “diçka femërore” për Bardin, megjithatë kjo përgjigje nuk ka pushuar kurrë të jetë pjesë e joshjes ndaj Shekspirit.

“The Atlantic” – Bota.al

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 3 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 3 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit
Para 3 orësh

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë
Para 3 orësh

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 3 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 6 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 3 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 5 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.