Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Alfred Peza rikthehet si shkrimtar me “Enveriada”: Autopsia e diktaturës! Kush është “Syri i Shqiponjës” dhe roli i tij

Kultura E enjte, 14 Janar 2021 13:03
Alfred Peza rikthehet si shkrimtar me “Enveriada”: Autopsia e diktaturës! Kush është “Syri i Shqiponjës” dhe roli i tij
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Gazetari dhe politikani i majtë Alfred Peza vjen me një roman të ri për lexuesit, “Enveriada” përmes të cilit, duke përdorur gjuhën letrare dhe trillin artistik të frymëzuar nga histori reale, i bën një autopsi sistemit komunist 50-vjeçar të Enver Hoxhës.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Peza rrëfen se në këtë roman lexuesi do të gjejë copëza nga jeta gjatë diktaturës, mekanizmat që e lëviznin dhe e komandonin por dhe rolin e personazheve realë si Enver Hoxha, Mehmet Shehu apo Ramiz Alia në atë regjim.

Mund t'ju interesojë

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Para 17 orësh
Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA

Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA

16 Tetor 2026, 10:15
“Britannica”: Shqipëria ndër shekuj, nga e kaluara e trazuar te perspektiva evropiane

“Britannica”: Shqipëria ndër shekuj, nga e kaluara e trazuar te perspektiva evropiane

13 Tetor 2026, 10:25

Ju vini sot me një roman të ri, përse ky roman?

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Enveriada” është libri i dytë i triologjisë sime letrare, e cila ka nisur me “Sarah” ku ngjarjet janë vendosur në periudhën e Mbretit Zog dhe do të përfundojë me një roman që do të ketë në qendër të tij zhvillimet e post-komunizmit në Shqipëri. Ky roman i ri, është një triller politik, i frymëzuar nga histori reale.

Pse titulli “Enveriada”?

Epoka e diktaturës komuniste nga Lufta e Dytë Botërore e deri në rrëzimin e Murit të Berlinit, është e lidhur pazgjidhshmërisht në historinë e Shqipërisë me emrin e Enver Hoxhës. Unë nuk kam shkruar një libër historik, letërsi dokumentare apo publicistikë, por letërsi. Ngjarjet dhe personazhet në roman janë fiction, sa pjellë e fantazisë sime, aq edhe pjesë e një konteksti të caktuar, në një botë të re me emrin “Enveriada”.

Pra, Alfred Peza ka shkruar një roman për Enver Hoxhën?

Plot një gjysmë shekulli më parë, më 1971 Ismail Kadare shkroi romanin “Dimri i vetmisë së madhe”, i cili pas ripunimit njihet me titullin “Dimri i madh”. Atëherë, Enver Hoxha ishte gjallë, ndërsa tani kanë kaluar 35 vjet nga vdekja e tij. Ndjeva se ishte koha e duhur për këtë libër. Është shkruar në periudhën e pandemisë globale, nga marsi deri në nëntor 2020, në kulmin e mbylljes së jetës sonë shoqërore për t’u mbrojtur nga virusi vrasës COVID-19.

Në roman, megjithëse gjatë gjithë kohës kini parasysh Enver Hoxhën, personazhi juaj në fakt “quhet” Paraardhësi. Pse kjo zgjedhje?

Mjafton të thuash Paraardhësi, për të kuptuar se kemi të bëjmë me dikë që është para gjithë të tjerëve në çdo gjë të jetës komuniste, siç edhe ka ndodhur në realitetin e asaj epoke.

-Në kopertinën e pasme të librit, shkruhet se është një roman, që “i bën autopsinë sistemit komunist…”

Ngjarjet e librit zhvillohen në qendrën sekrete të regjimit komunist, e cila quhet “Syri i Shqiponjës”, prej nga ku komandohet pushteti real. Prej aty, Paraardhësi kontrollonte shokët e udhëheqjes, duke i mbajtur rreziqet që i kanoseshin Fronit të Tij, gjithmonë larg. Aty u “zbuluan” grupet armiqësore, që nuk arriti dot kurrë t’i zbulonte Sigurimi i Shtetit, por vetëm partia. Derisa iku nga kjo botë, ashtu siç e ëndërron çdo udhëheqës sa është gjallë: I shtrirë në shtratin e tij, i rrethuar nga familjarët dhe i përcjellë me lot e kujë, nga populli i vet.

E si ia doli në roman?

Përmes Trinisë së Shenjtë të Pushtetit: Ateizmit, Letrave të Popullit dhe Tunelizimit.

Ateizmi, pse?

Në një vend ku nuk mund të bëhesh dot Profet në fshatin tënd, Paraardhësi zgjodhi të bëhej Zot. Kjo e shpëtoi. Pasi ua ndaloi fenë, përmes “Syrit të Shqiponjës” punoi që ta zëvendësonte ATË, derisa shqiptarët brohoritën: Zoti vdiq. Rroftë Zoti ateist!

Po Letrat e Popullit?

Asnjë udhëheqës nuk e ka instaluar dot diktaturën, pa përkrahjen e turmave, përmes mekanizmit të manipulimit të mendjeve të thjeshta njerëzore. Mos shkojmë më larg sesa shekulli XX për të kujtuar se as Stalini, as Hitleri e Duçja dhe as Enver Hoxha nuk do të bëheshin dot ata që sot i njeh historia, pa një sistem të tillë. Shqipëria ishte vendi më i prapambetur në Europë, ku mbi 90% e popullsisë nuk dinin, as shkrim e as këndim. Pasi eliminoi analfabetizmin, Paraardhësi u përkëdheli ëndrrën e zgjidhjes së halleve, me magji nga lart. I bëri shqiptarët të ndiheshin pjesë e pushtetit, duke u shitur iluzionin, se po qeveriste përmes Letrave të tyre. Këtu nis e merr udhë intriga që rri në këmbë deri në faqen e fundit.

Ju përmendët edhe tunelizimin. E keni fjalën besoj për bunkerizimin?

Bunkerët ishin fasada. Vetëm një sistem tunelesh në të gjitha kuptimet dhe llojet e tij, mund të garantojë, një pushtet të përjetshëm.

Mund të kuptojmë se në cilin moment konkret, të historisë së Shqipërisë komuniste, zhvillohen ngjarjet e romanit?

Gjithçka nis në pranverën e vitit 1985, në momentin kur Udhëheqësi i Ri ngjitet në Fron, pas përcjelljes së Paraardhësit për në kodrën më të bukur të qytetit. Ai vetë iku i qetë, sepse partinë ua la të pastër, e familjen dhe vendin, në duar të sigurta. Vendimet e para që nisën të merreshin pas kësaj, ishin aq të gabuara, sa rrezikuan të hedhin në erë sistemin. Vetëm pasi vizitoi qendrën sekrete të regjimit, në një vilë jo shumë larg Bllokut në qendër të Tiranës, Udhëheqësi i Ri e kuptoi se përse Zotat kishin vetitë e Paraardhësit

A ka ekzistuar vërtetë kjo qendër?

Nëse më pyet si shkrimtar, përgjigjja ime është: Po. Ka disa njerëz ende gjallë në qytet, që mund të japin një përgjigje të saktë, edhe përtej rrafshit letrar.

Çfarë e bëri Udhëheqësin e Ri që ta kuptonte se “Zotat kishin vetitë e Paraardhësit”?

Tri gjëra fare të thjeshta: E para, për të qeverisur gjatë, duhet kuptuar se në politikë, asgjë nuk ndodh rastësisht. Drejtuesit e “Syrit të Shqiponjës”, kishin marrë përsipër misionin, ta programonin të ardhmen që të ndodhte. Çdo gjë ishte e projektuar, përmes një sistemi tepër të sofistikuar, që i bëri armiqtë e jashtëm e të brendshëm të dështonin gjithmonë me sukses. E dyta, vetëm kur hyri në pultin e komandimit të sistemit, Udhëheqësi i Ri e kuptoi, se përse Paraardhësi ishte i pazëvendësueshëm. E treta, vetëm aty kishte mundësinë që të njihej për herë të parë me të gjitha prapaskenat që çuan në eliminimin e Pasardhësit dhe çmontimin e pushtetit të tij. Ishte ai momenti, kur pa me sy e dëgjoi me veshë, se ngjitja e atij vetë në majë nuk ishte rastësi, por operacioni më i jashtëzakonshëm në historinë e politikës.

A do të thotë kjo se Paraardhësi ishte Enver Hoxha, Pasardhësi Mehmet Shehu dhe Udhëheqësi i Ri Ramiz Alia?

Në kontekstin historik shqiptar, po. Por në kontekstin letrar, lufta në trekëndëshin. Paraardhësi, i shënjuari për Pasardhës dhe Udhëheqësi i Ri, është e vjetër sa vetë bota. Filmin e luftës reale që luhet atje lart në majën e pushtetit, sytë e njerëzve të thjeshtë sado të mprehtë që ta kenë shikimin, nuk do arrijnë ta shohin dot kurrë. As dje, as sot dhe as nesër. Ndaj, personazhet e mi janë sa shqiptarë, aq edhe universalë, për nga mesazhi që përcjellin përmes lojës së tyre.

Sapo përmendët operacionin më të jashtëzakonshëm në historinë e politikës. Çfarë e bën të tillë atë në roman?

Lufta që u zhvillua nga “Syri i Shqiponjës”, për t’i hapur rrugën ngjitjes në Fron të Udhëheqësit të Ri, ishte një lloj i ri lufte. Ajo u zhvillua sipas parimit të klesidrës (orës me rërë), ku enën e saj prej qelqi duhet ta përmbysësh, që të arrijë të masë ekzaktësisht në fund, kohën e programuar në fillim. Kokrrat e rërës në këtë rast, ishin 3 milionë shqiptarët, që besuan gënjeshtrën më të madhe që prodhoi propaganda.

Sipas librit tuaj, Mehmet Shehun e vranë, apo u vetëvra?

Është shumë më tepër se kaq. Romani nuk merr përsipër që të zbardhë këtë lloj të vërtete, sepse ajo nuk është zeje e letërsisë. Sipas “Enveriadës”, Pasardhësin e vetëvranë.

Ju përdorët një term të ri kur thatë se Pasardhësin e “vetëvranë”. Çfarë ndodh më pas?

Le t’ia lemë lexuesit që ta eksplorojë këtë. E sigurt është vetëm se, hakmarrja e verbër që ra pas kësaj mbi familjen dhe bashkëpunëtorët e Pasardhësit, ishte një krim i pastër pasioni. Sepse në kasafortën e tij u gjet Dosja e “Poliagjentit Enver Hoxha” dhe akuza për zhdukjen e dy dokumenteve më të rëndësishme të historisë së Shqipërisë.

Të cilat janë?

Nëse do të ketë interes publik, le ta bisedojmë herë tjetër, pasi ta ketë zbuluar fillimisht vetë lexuesi i librit.

Thatë “Poliagjenti Enver Hoxha”, ndërkohë që në librin e tij, “Titistët”, është ai që e ka cilësuar pikërisht kështu Mehmet Shehun…

Kjo është ironia më e madhe e kësaj historie, prej nga merr rrugë edhe intriga e hakmarrjes…

Në roman ju flisni edhe për një “histori të jashtëzakonshme dashurie, që bëhet kurban, për dosjen e krimit më enigmatik të historisë së Shqipërisë”. A është një ngjarje reale?

Shkrimtari mund të frymëzohet nga jeta, nga shumë histori dhe personazhe realë, duke pasur në fund privilegjin e lirisë, për të krijuar edhe vetë një botë të re. Në roman historia u ngjiz artificialisht, si pjesë e skenarit të intrigës së pushtetit, për t’u shndërruar në një dashuri reale të jashtëzakonshme. Vetëm në fund mund të arrish të kuptosh, sesi liderët politikë për qëllimet e Fronit të tyre, luajnë me fatet njerëzore më lehtë se me gurët e shahut.

A ka ndonjë personazh tjetër të njohur, të përfshirë në këtë triller politik?

Ka shumë, por më kryesorja është Shefja.

E cila është?

Disa që e kanë lexuar librin, thonë se është Nexhmije Hoxha. Çdokush ka të drejtën e autorësisë, që t’i emërtojë personazhet, me emrin që dëshiron.

Keni thënë se këtë libër ia keni dedikuar babait?

Babai im e jetoi epokën e “Enveriadës” me iluzionin e madh, të shumë e shumë shqiptarëve të tjerë, se ëndrra e bukur e komunizmi do vinte shpejt në shtëpitë e tyre. Ishte pjesë e asaj kategorie idealistësh fatkeqë, që ia kishin mbushur mendjen, se veç të tjerash ishin edhe të lumtur!

Ka njerëz që ruajnë ende kujtime të bukura nga ajo kohë…

Ka që ruajnë kujtime të bukura edhe nga koha e fashizmit, e pushtimit, apo që kanë kujtime shumë të këqija sot në liri. Në realitet epokat nuk janë vetëm të zeza, apo vetëm të bardha, por kanë ngjyrat dhe dritëhijet e tyre. Një gjë është e sigurt se, nostalgjikët janë ajo kategori, që kujton të idealizuar, vetëm anët e bukura të një periudhe të caktuar. Mbretëria, ka nostalgjikët e vet. Komunizmi, të vetët.

Çfarë mund të gjejnë ata që e kanë jetuar, ose edhe ata që nuk kishin lindur ende, në atë kohë?

Do të mund të eksplorojnë një copëz Shqipërie të asaj epoke, e cila nuk është më. Nga xhirot e bulevardit, dashuritë që nuk u konsumuan dot kurrë, lodrat e harruara të fëmijërisë, copëza jete nga qyteti e fshati, arratisjet, përjetimet e atyre që dilnin jashtë shtetit përmes sportit e artit, e deri te kontrabanda e cigareve, mungesa e dusheve, antenat e televizorëve për të kapur stacionet e huaja, ëndrrat për veshje e mallra të jashtme, letrat anonime, thashethemet, barsoletat…

Nisur edhe nga këto shpjegime, titulli i romanit, duket i goditur.

Disa miq të ngushtë, që e kanë lexuar të pabotuar, e njohin me titullin: Besim K.

Pse “Besim K.”?

Besim K. në roman është shefi i “Syrit të Shqiponjës”. Njeriu që luante në prapaskenë, të gjitha fijet e pushtetit real, në Shqipërinë komuniste. Ishte i dërguari i Zotit ateist, në planetin e ri të “Enveriadës”, për ta drejtuar atë në emër të Tij. Kishte pushtet më shumë se i gjithë Blloku marrë së bashku. Ishte njeriu më besnik i Paraardhësit, e ia fali gjenialitetin projektit më diabolik që mund të pjellë mendja njerëzore.

Besim K. është i frymëzuar nga ndonjë personazh real?

Është një personazh plotësisht i trilluar, në funksion të përcjelljes së mesazhit letrar, për mënyrën e funksionimit të shoqërive totalitare

Kush ishte gjëja më enigmatike, apo “produkti” më ekskluziv, i kësaj qendre sekrete?

Listat. Përmes tyre, përcaktohej fati i gjithkujt. Besim K. kishte përgjegjësinë e përgatitjes së listës së njerëzve që do të qeverisnin Shqipërinë e së ardhmes.

Kur përfundojnë ngjarjet në roman?

Në 22 marsin e vitit 1992 kur pas 50 vjetësh, Shqipëria nuk do të drejtohej më nga Partia Komuniste dhe triumfoi pluralizmi.

Paskemi një fund me “happy end”…

Përkundrazi. Por, enigma mbetet si gjithmonë për t’u zbuluar, vetëm në rreshtat e fundit të librit.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 1 ore

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 2 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 2 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 3 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 3 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 6 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 7 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Rama ndan foton familjare nga samiti i liderëve të Procesit të Berlinit, Merz: Dhuna kurrë një alternativë
Para 9 orësh

Rama ndan foton familjare nga samiti i liderëve të Procesit të Berlinit, Merz: Dhuna kurrë një alterna...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.