Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 09:34 Moti i keq shkakton dëme në Shkodër, probleme me energjinë dhe bllokime në akset rrugore Reshjet e shiut dhe erërat e forta gjatë natës kanë shkaktuar problematika në disa bashki të Qarkut Shkodër. Situata më problematike paraqitet në Fushë-Arrëz,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Alketa Vejsiu e thotë hapur: Kam qenë kundër që Arilena të ishte pjesë e festivalit

Kultura E hënë, 10 Shkurt 2020 23:23
Alketa Vejsiu e thotë hapur: Kam qenë kundër që Arilena të ishte pjesë e festivalit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Për herë të parë, Alketa Vejsiu ka folur për kritikat e Festivalit të Këngës në RTSH, ku pati diskutime për fituesen Arilena Arana dhe pretendenten tjetër Elvana Gjata.

Në një intervistë për emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut në Tv Klan, Alketa Vejsiu u shpreh se nuk ishte dakord që Arilena Ara të merrte pjesë në këtë festival, për shkak të moshës së vogël të saj.

Ndërsa ka shprehur kritika edhe për pikët e ulëta të jurisë për Elvana Gjatën, për të cilën tha se është një këngëtare që ka publikuar hite dhe nuk e meritonte atë pikëzim.

Blendi Fevziu: Pati debate shumë të mëdha që ju kishit parazgjedhur ose preferonit Elvana Gjatën në vend të Arilena Arës. Çfarë ka ndodhur realisht?

Alketa Vejsiu: Shiko si është e vërteta e kësaj historie. Unë mendoj njëherë që Arilenën kur ishte një vajzë e vogël në audicionet e X-Factor me shall në Teatrin e Shkodrës, Alketa e pikasi midis të gjithë të tjerëve dhe tha: Kjo vajza është talent. E kam mbështetur në X-Factor që të fitonte dhe jam shumë krenare që Arilena e ka fituar dhe e ka mbajtur prestigjin e atij çmimi. Uroj që ajo të këndojë me Lady Gagën një ditë dhe nuk ka dyshim që ajo është një vajzë super e talentuar. Kam patur një rezervë që në fillim kur Arilena u bë pjesë e kastit, meqë Shqipëria vuan nga nepotizmi dhe gjithmonë prioritarizohen njerëzit që janë afër nesh ata zënë vende pune ata marrin çmime, duhet të jesh miku i tij i atij që të zesh një vend …unë kam qenë kundër që Arilena të ishte në kastin e festivalit vetëm për këtë shkak, për të mos i prerë ëndrrat të tjerëve që të mos merrnin këtë kosto, se 21 vjeç mund të vinte në festivalin tjetër ta fitonte, por jo në kurriz të kësaj kauze…Unë s’kam fuqi ta përzgjedh sepse në momentin që vendos një juri….

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Blendi Fevziu: Siç është nepotizmi në Shqipëri e dimë që edhe zgjedhjet kanë 100 mekanizma…

Alketa Vejsiu: Unë vetë kam qenë absolutisht e distancuar, nuk i kam njohur tre anëtarët e huaj të jurisë, nuk kam pirë kafe me ta, e kam njohur në skenë suedezin. Nuk dija prezencën e dy shqiptarëve që janë futur vërtet në moment të fundit, por për këtë mund të japë shpjegime drejtori i RTSH, nuk e kam unë tagër këtë gjë… Unë di vetëm një gjë, që 2-pikëshi i Mikaela Mingës për mua ka qenë një histori e pasqaruar dhe 2-pikëshi për mua ka patur abuzim. Se nuk mundet një vajzë që ka bërë 40 hite ti ta penalizosh dhe ta fyesh, mund t’i japësh 6 pikë, 7 pikë, 8 pikë, por jo 2. Dy është një histori e errët që mua më ka mbetur e pazgjidhur. Por unë e kam mbyllur me deklaratën time në Instagram këtë histori dhe nuk jam marrë më. Më vjen keq për një gjë që edhe Elvana edhe Arilena janë lënduar të dyja, më vjen shumë keq dhe i kërkoj ndjesë sepse janë vajza dhe unë i mbështes vajzat. Jam në këtë profesion për t’i mbështetur meqë kam mundësitë e mikrofonit. Më vjen keq, mbase kam gabuar, një lapsus, sepse nuk më takonte për rolin që kisha, por ë pikët në Shqipëri janë simbol i një sistemi që nuk funksionon.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Blendi Fevziu: Ndërkohën në revistën ‘Class’ pati sulme të personazheve të tjerë publik, u duk sikur nuk e përjetove dot mirë qoftë dhe kritikat që vinin.

Alketa Vejsiu: Po unë jam një vajzë e ndjeshme, dukem kështu e fortë, por mbas ekranit të atij telefonit ndonjëherë rrëshket ndonjë pikë lot, lëndohem, mërzitem dhe unë patjetër. Ishte një luftë jo e ashpër, po shumë e ashpër. /tvklan.al

Mund t'ju interesojë

NASA zbulon të dhëna të reja për mundësinë e ekzistencës së jetës aliene në sistemin tonë diellor

NASA zbulon të dhëna të reja për mundësinë e ekzistencës së jetës aliene në sistemin to...

20 Nëntor 2026, 17:31
400 vjet nga shugurimi Katedrales së Shën Pjetrit në Romë

400 vjet nga shugurimi Katedrales së Shën Pjetrit në Romë

19 Nëntor 2026, 08:40
Sadik Bejko: Shënime dhe mbresa nga “Oxhaku i Këlcyrës” i Mero Bazes

Sadik Bejko: Shënime dhe mbresa nga “Oxhaku i Këlcyrës” i Mero Bazes

18 Nëntor 2026, 22:04
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Moti i keq shkakton dëme në Shkodër, probleme me energjinë dhe bllokime në akset rrugore
Para 2 minutash

Moti i keq shkakton dëme në Shkodër, probleme me energjinë dhe bllokime në akset rrugore

SHBA paralajmëron ndërprerje të tjera të shërbimeve teknologjike
Para 5 minutash

SHBA paralajmëron ndërprerje të tjera të shërbimeve teknologjike

Shkëlqim Hajdari: Lamtumirë, miku im i shtrenjtë Alush Dragoshi
Para 8 minutash

Shkëlqim Hajdari: Lamtumirë, miku im i shtrenjtë Alush Dragoshi

Sulmi me dron ndaj korvetës ruse, reagon Ministria e Jashtme
Para 17 minutash

Sulmi me dron ndaj korvetës ruse, reagon Ministria e Jashtme

Më të lexuarat

1 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 14 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

2 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 3 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

3 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 21 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

4 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.