Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 08:31 Investimet teknologjike në Portugali arrijnë 910 milionë dollarë Portugalja pritet të arrijë 910 milionë dollarë investime në kapital sipërmarrës në 2026, një rritje prej 187% krahasuar me 320 milionë dollarët e 2025-ës,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Bazilika në kodrën e Tepes, me rëndësi për trashëgiminë kulturore

Kultura E shtunë, 9 Maj 2020 12:57
Bazilika në kodrën e Tepes, me rëndësi për trashëgiminë kulturore
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Bazilika në kodrën e Tepes, me rëndësi për

Bazilika e Tepes (nga turqishtja, kodër) në qytetin e Elbasanit ndodhet në ullishtat e kodrës me të njëjtin emër, mbi urën e Zaranikës në perëndim të qytetit të Elbasanit.

Një material i publikuar nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Korçë flet këtë herë për bazilikën, që shtrihet në një sipërfaqe prej 600 metra katror. Është një bazilikë palokristiane e orientuar me apsidë nga lindja dhe ndërtimi i saj ka kaluar në disa faza.

Muret e saj ruhen në një lartësi të vogël mbi sipërfaqen e tokës, më së shumti si themele, dhe hera herës ka edhe pjesë muri që mungojnë. Planimetria e bazilikës në fazën e parë ishte e ndërtuar me tre nefe të formuar me dy arkada të vendosura mbi pilastra.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Nefi qëndror me përmasa 16.35 x 5.30 m është dhe më i gjerë se dy nefet e tjera. Nefet anësore janë më të ngushtë dhe kanë këto përmasa 16.35 x 2.15 m. Nefi qëndror përfundon me një absidë gjysmë rrethore. Bazilika në fazën e parë ishte një ndërtim i varfër, shtruar me dhe të ngjeshur. Kjo fazë datohet në shek. IV e.s. Në secilin prej nefeve hyhej nga një derë nga narteksi i ngushtë dhe të gjatë sa tre nefat, në anët veriore dhe jugore të të cilit janë dy dhoma të vogla me përmasa 4 x 3.2 m, të të njëjtës kohë më bazilikën e parë. Në një fazë të dytë, shek.V bazilika do të pësojë një sërë transformimesh për t’ia përshtatur më mirë përdorimit si kishë qimiteriale e Skampis-it, funksion që mund ta ketë pasur që në fillim, kjo nisur nga fakti se ishte larg qytetit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Shtrohet me mozaik dhe bëhet ndarja e rregullt e ambienti të altarit nga naosi me një ikonostas të ngurtë që në ditët e sotme ruhet i fragmentuar. Ky ndryshim strukturor i kishës erdhi për arsye se dy varre me qemere prej tullash u bënë pjesë e nefit verior. Dy personat mendohet se janë dinjitarë të komunitetit fetar të Skampis-it.

Mund t'ju interesojë

NASA zbulon të dhëna të reja për mundësinë e ekzistencës së jetës aliene në sistemin tonë diellor

NASA zbulon të dhëna të reja për mundësinë e ekzistencës së jetës aliene në sistemin to...

20 Nëntor 2026, 17:31
400 vjet nga shugurimi Katedrales së Shën Pjetrit në Romë

400 vjet nga shugurimi Katedrales së Shën Pjetrit në Romë

19 Nëntor 2026, 08:40
Sadik Bejko: Shënime dhe mbresa nga “Oxhaku i Këlcyrës” i Mero Bazes

Sadik Bejko: Shënime dhe mbresa nga “Oxhaku i Këlcyrës” i Mero Bazes

18 Nëntor 2026, 22:04

Njëri prej varreve ka dhe një mbishkrim emrin e njërit prej peshkopëve, Stefan. Këto ndryshime bëhen në një kohë kur Skampis-i pati një zhvillim të mirë ekonomik dhe një nivel të lartë ndërtimor e artistik, gjë të cilën na e dëshmon brendia e sallës qëndrore. Dyshemeja e kishës në këtë periudhë ndahet nga rruga me pllaka guri shtufi të holla në katër panele mozaiku, dy nga dy simetrikë kryesisht me motive bimore dhe gjeometrike.

Mozaikët dallohen për një nivel të mirë realizimi. Teserat e tyre janë prej mermeri të bardha, gëlqerori në ngjyrë vjollcë, të bardhë e të zezë dhe tullash të kuqe. Në anën perëndimore të bazilikës, në një kohë më të vonë, pranë nartekstit shtohet një ekzonarteks i hapur me arkada mbi pilastra me përmasa 15 x 6.5 m. Muret e tij, si gjithë monumenti, ruhen pak dhe është i shtruar me pllaka guri gëlqeror. Nga prezenca e tre varreve, mendohet të ketë shërbyer si ambient suplementar për varrim. Secili varr mbante të varrosur nga dy persona. Më rrënimin e kishës nga tërmeti i vitit 518, kisha nuk rindërtohet më, sepse Skampis-i mendohet të ketë pasur katedralen e tij, atë të Shën Pjetrit.

Etiketat e lidhura

BazilikaKodra e Tepes
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Investimet teknologjike në Portugali arrijnë 910 milionë dollarë
Para 2 minutash

Investimet teknologjike në Portugali arrijnë 910 milionë dollarë

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë
Para 2 orësh

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

Moti sot me stuhi e shi, nga 5° në Korçë deri 20° në Vlorë
Para 2 orësh

Moti sot me stuhi e shi, nga 5° në Korçë deri 20° në Vlorë

Më të lexuarat

1 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 13 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

2 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 20 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 18 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.