Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Është shumë e vështirë të shesësh një violinë në Shqipëri” Erli Gurra tregon pse vazhdoi ëndrrën e gjyshit

Kultura E mërkurë, 24 Shkurt 2021 12:10
“Është shumë e vështirë të shesësh një violinë në Shqipëri” Erli Gurra tregon pse vazhdoi ëndrrën e gjyshit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Violina është mishërimi më modern i instrumenteve muzikore dhe të harkut, të ardhura nga antikiteti.

Erli Gurra njihet si mjeshtri i violinave dhe është nga ata mjeshtrat që i jep drurit jetë.

Ai ka gati 10 vite që merret me krijimin e këtyre instrumenteve;  të violinës dhe violinçelës.

Në një intervistë për emisionin Ditë e Re ai tregon se si ka filluar çdo gjë.

“Ëndrra ime është një ëndërr e trashëguar. Babai im është mjeshtër akordues në Universitein e Arteve, gjyshi im është kompozitor i famshëm i këngëve qytetare popullore të Shqipërisë së Mesme por he nga halli le të themi është detyruar që të ndërtojë nëj violinë me duart e veta. Stërgjyshi dhe katërgjyshi janë marre gjithmonë me instrumentat muzikore popullore të epokës së tyre, “ thotë Erli.

Pas mbarimit të gjimnazit, Erli është larguar në Itali, në Cremona ku ka mbaruar dhe universitetin. Ai kujton se violinën e tij të parë e ka krijuar këtu.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Violinën e parë unë e kam bërë në shkollë, në Cremona, Itali. Sot e kujtoj pak çuditshëm sepse e shoh gjithmonë me syrin kritik, por në shkollë ka qenë një impenjim shumë i madh sepse unë po bëja një violinë vetë nga fillimi në fund. Violinën e parë që krijoja e bleva në shkollë dhe ja bëra dhuratë prindërve, sepse nuk doja ta humbisja,” shprehet Erli.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Erli shpjegon hap pas hapi se si ndërtohet violina e cila përbëhet nga tavola, që është nga druri i bredhit, fondo e cila është pjesa e prapme e violinës dhe përbëhet nga druri i panjës.

Ai thotë se i duhet rreth një muaj punë që të krijojë një violinë, sepse është një punë shumë preçize, sepse po të gabosh 10 milimetra hidhet gjithë puna poshtë. Një violinë ka rreth 70 pjesë, të gjitha të ngjitura së bashku.

Mund t'ju interesojë

NASA zbulon të dhëna të reja për mundësinë e ekzistencës së jetës aliene në sistemin tonë diellor

NASA zbulon të dhëna të reja për mundësinë e ekzistencës së jetës aliene në sistemin to...

20 Nëntor 2026, 17:31
400 vjet nga shugurimi Katedrales së Shën Pjetrit në Romë

400 vjet nga shugurimi Katedrales së Shën Pjetrit në Romë

19 Nëntor 2026, 08:40
Sadik Bejko: Shënime dhe mbresa nga “Oxhaku i Këlcyrës” i Mero Bazes

Sadik Bejko: Shënime dhe mbresa nga “Oxhaku i Këlcyrës” i Mero Bazes

18 Nëntor 2026, 22:04

Pavarësisht violinave perfekte që ai realizon, shprehet se është e vështirë që të shiten në tregun tonë.

“Është shumë e vështirë të shesësh një violinë në Shqipëri, sepse ana ekonomike e muzikantëve nuk i lejon të përballojnë një instrument autori,” shprehet mjeshtri i violinave.

Tregu aziatik ka një etje të pa parë për instrumente evropiane, prandaj Erli i drejtohet panaireve të huaja.

Kjo është një punë individuale dhe shumë vetmitare, sepse ka nevojë për një preçizion të madh. Do shumë durim që ta kryesh si profesion dhe mbi të gjitha duhet ta kesh pasion.

Etiketat e lidhura

Erli Gurra
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 6 orësh

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 7 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 7 orësh

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 7 orësh

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 10 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

2 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 15 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

3 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 17 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

4 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.