Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Estrada e Tiranës në 53 vite jetë artistike, një rrugëtim sfidues për buzëqeshjen dhe shënjim në historinë e humorit

Kultura E diel, 26 Tetor 2025 16:50
Estrada e Tiranës në 53 vite jetë artistike, një rrugëtim sfidues për buzëqeshjen dhe shënjim në historinë e humorit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj
Ajo nuk është prej 20 vitesh, edhe emrat, kontributorët që e lartësuan në adhurim atë, shumë prej tyre i përkasin përjetësisë, disa kanë ikur larg, ato që kanë mbetur, janë kujtesa e gjallë e e saj krijese që erdhi për të mëkuar më shumë se humor, dritën e bukur të shpirtit që çel e qeshura.
Padyshim, një nga thesaret e Tiranës, një nga ato shprehje ikonike të shpirtit të bukur dhe zemrës së bardhë të tiransve, është Estrada, ajo që bashkoi gjithë zërat dhe shpirtrat, talentet dhe përkushtimet, zërin dhe zjarrin e pasionit, emrat dhe vlerat, gjithëkëto që e shndërruan atë në një tempull.
Më 2 maj 1952, në Tiranë u themelua Estrada e Tiranës, një institucion që do të shndërrohej në një nga strehat më të dashura të humorit, skenës dhe argëtimit për brezat shqiptarë.
Në një kohë kur Shqipëria kalonte përmes sfidave të mëdha politike, ekonomike dhe sociale, kjo trupë nisi të sillte një frymë të re, ku fjala e shtruar, ironia e mençur, humori i bukur dhe skenat e lira u bënë një dritare shpëtimi për publikun shqiptar.
Estrada u krijua si pjesë përbërëse e Teatrit të Varietesë në Tiranë, dhe shfaqja e parë që hapi veprimtarinë ishte me titullin “Estrada Nr. 1”.
Gjatë viteve pas themelimit, trupa nisi të zhvillohej me shpejtësi, shfaqjet u bënë më të shumta, aktorët e talentuar ishin pjesë e trupës, dhe publiku trokte nga femijët te të moshuarit për të parë atë që mund t’i bënte të buzëqeshin.
Në dekadat ’70, ’80 dhe ’90, Estrada e Tiranës arriti kulmin e saj, trupa numëronte mbi 65 persona, ndërsa brenda një viti jepeshin deri në rreth 80 shfaqje, jo vetëm në sallat kryesore në Tiranë, por edhe në ndërmarrje prodhimi, repartet ushtarake, fshatra dhe qytete të tjera.
Aktorë si Skënder Sallaku, Melpomeni Çobani, Vasillaq Vangjeli, Anita Take, Xhemal Myftiu, dhe shumë e shumë të tjerë, u bënë emra të njohur në gjithë vendin për interpretimet e tyre të jashtëzakonshme, në artin e bukur komik që ato sollën, në pasurimin me të cilin begatuan skenën e madhe të humorit shqiptar.
Për shumë shqiptarë, ajo ishte më shumë se skenë, ishte vendi ku shpresat për një të qeshur të pastër, pa mashtrim, shpërthenin në një moment argëtimi. Në kohërat ku mungonte shpesh liria e shprehjes, Estrada gjeti mënyrën për të qenë një zë i lehtë, me humorin dhe satirën, por gjithnjë brenda kuadrit të dashurisë për kombin dhe komunitetin.
Kjo trupë zgjeroi kulturën e humorit në vend, jo vetëm për t’i bërë njerëzit të buzëqeshin, por për t’i bërë të mendonin, të shikonin pas të zakonshmes, të ndjeheshin pjesë e një komuniteti që nuk dorëzohej.
Megjithatë, çdo epokë ka fundin e vet. Më 2 prill 2005, Estrada e Tiranës pushoi së ekzistuari si institucion i pavarur dhe u shndërrua në një shoqatë teatrore.
Kjo ndryshim shënoi një kapitull të ri, skena humoristike mori forme të re në mediat televizive, në produksione private dhe në formate të tjera. Por për shumë njerëz që kishin rritur në vitet e lavdisë së Estradës, ky ishte një lajm me një dozë nostalgjie, “ku iku ajo Estrada që na jepte buzëqeshje?” bëhej pyetja.
Edhe pse sot nuk ekziston “Estrada e Tiranës” në formën e dikurshme, ndikimi i saj vazhdon të shfaqet: Në formatet televizive, ku humoristët shqiptarë vazhdojnë të frymëzohen nga skena dhe stili i aktorëve të Estradës.
Në kujtesën kulturore, ku seanca e humori të pastër përmendet si nostalgji dhe si model i artistëve të rinj.
Estrada e Tiranës është një rrëfim për atë që arti, humori dhe skena mund të bëjnë në një shoqëri që ka nevojë për çlirim, për buzëqeshje, për reflektim, për ndarje emocionesh. Ajo ishte “mrekullueshmja që na dha pak buzëqeshje në ato kohë të zymta”, dhe për këtë arsye, mbetet një pjesë e paharrueshme e historisë kulturore shqiptare.
Në ritmin e shfaqjeve, në shakatë e lehta dhe në qeshjet që shpërthenin mes spektatorëve, u krijua një komunitet i vogël që ndjeu se përtej sfidave, ekzistonte arti që i përkiste të gjithëve. Dhe ndërsa sot kujtohet, Estrada na fton që të mos harrojmë se buzëqeshja nuk është vetëm një reagim, është edhe rezistencë.

Mund t'ju interesojë

Interpretim emocionues i këngës “Për ty Atdhe” nga muzikantë me aftësi ndryshe (VIDEO)

Interpretim emocionues i këngës “Për ty Atdhe” nga muzikantë me aftësi ndryshe (VIDEO)

Para 18 orësh
Aleksandër Beçiri: Shpirti, Shpia, Atdheu!

Aleksandër Beçiri: Shpirti, Shpia, Atdheu!

9 Nëntor 2026, 18:32
Pse quhet Tirana? Ben Blushi rrëzon legjendën e origjinës nga Teherani në librin ”Historitë e Çmendura të Tiranës”

Pse quhet Tirana? Ben Blushi rrëzon legjendën e origjinës nga Teherani në librin ”Histo...

6 Nëntor 2026, 16:07

Etiketat e lidhura

Agim Bajkoalbert vatajKoco DevoleKosta KamberiKozma DushiLuan ZheguSkender SallakuVasillaq VangjeliVeli RadaXhemal Myftiu.
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 5 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 5 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 6 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 6 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 10 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 7 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 12 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 12 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.