Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 10:30 Pep Guardiola gati për lëvizjen surprizë, mund të marrë drejtimin e SHBA Pep Guardiola mund të jetë emri i madh që do të marrë drejtimin e Kombëtares së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Federata Amerikane e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Hedda Gabler” një shfaqje e rallë në skenë, nga Teatri Kombëtar Eksperimental

Kultura E enjte, 30 Janar 2020 14:32
“Hedda Gabler” një shfaqje e rallë në skenë, nga Teatri Kombëtar Eksperimental
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Drama “Hedda Gabler” vjen për herë të parë në skenën shqiptare. Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” sjell më 30,31 janar dhe 1,2 shkurt

te “ArTurbina” veprën e autorit Henrik Ibsen, me regji nga Botond Nagy. Në role në produksionin e ri të këtij teatri janë një kast aktorësh të njohur. Kjo është dhe premiera e parë për të rritur këtë vit në skenë, nga Teatri Eksperimental. Hedda është vajza e gjeneralit të famshëm Gabler, si fëmijë ajo ishte mësuar të jetonte në luks dhe me klas. Ndërsa fillon shfaqja, ajo po kthehet nga muaji i saj i mjaltit me Jurgen Tesman, një studiues me perspektivë të mirë, por jo me aq të ardhura sa është mësuar Hedda. Mbiemri i saj pas martese është Tesman. Kjo për faktin se Hedda ishte më shumë vajza e babait të saj sesa gruaja e burrit të saj. Hedda është një grua e re inteligjente, e paparashikueshme dhe disi e pandershme, e cila nuk ka frikë të manipulojë burrin dhe miqtë e saj. Hedda e bukur posedon një shpirt të çmendur që rri brenda trupit të një shoqërie konservatore. Produksioni i Heddës në TKEKS ngre disa pyetje. Teatri shprehet se çfarëdo pyetje që ngre ky produksion, na detyron të shohim kryeveprën e Ibsenit me sy të freskët dhe të pranojmë se edhe në epokën e divorcit ka ende Hedda moderne të bllokuara në mënyrë të pafuqishme pa dashuri. Në dramë interpretojnë aktorët Ermira Hysaj, Romir Zalla, Mateo Dervishaj, Adriana Tolka, Alfred Trebicka, Alert Çeloaliaj. Regjisori rumun Botond Nagy shprehet se është hera e tretë, që punon me Ibsen dhe hera e dytë që vë në skenë “Hedda Gabler”, këtë radhë në Tiranë, pas vënies së “Hedda Galber” në “Radu Stanca” Teatrit Kombëtar të Sibiu dhe “Shtëpi Kukulle” (e cila është prezantuar festivalin prestigjioz të Union des Theatres de l’Europe themeluar nga Giorgio Strehler. Ai shprehet se në vizionin e tij kjo shfaqje përqendrohet në disa pyetje të rëndësishme. “Unë besoj se Ibsen është një nga autorët më të dhunshëm të gjithë dramaturgjisë. Në vizioni tim kjo shfaqje përqendrohet rreth disa pyetjeve të rëndësishme: Si mund të jetosh kur gjëja më e ngjashme me ty është vdekja? Si mund të dashurosh kur standartet e tuaj janë më lart se ti? Si mund të mbijetosh kur je “një inspirim për dhunë”? Lufta e Hedës është kundra realitetit. Kundra të tashmes. E tashmja është gri, është e parashikueshme. Në këtë luftë ajo ka një partner. Dashurinë e saj të madhe, kujtimin e babait. Gabler kundra botës. Gabler kundra jetës. E bukura kundër realitetit”, tregon regjisori. Skenografia është nga Irina Moscu, kostumografia Sofi Kara, dramaturgjia Kali Agnes dhe lëvizja skenike Mateo Dervishaj.

Mund t'ju interesojë

Interpretim emocionues i këngës “Për ty Atdhe” nga muzikantë me aftësi ndryshe (VIDEO)

Interpretim emocionues i këngës “Për ty Atdhe” nga muzikantë me aftësi ndryshe (VIDEO)

11 Nëntor 2026, 09:06
Aleksandër Beçiri: Shpirti, Shpia, Atdheu!

Aleksandër Beçiri: Shpirti, Shpia, Atdheu!

9 Nëntor 2026, 18:32
Pse quhet Tirana? Ben Blushi rrëzon legjendën e origjinës nga Teherani në librin ”Historitë e Çmendura të Tiranës”

Pse quhet Tirana? Ben Blushi rrëzon legjendën e origjinës nga Teherani në librin ”Histo...

6 Nëntor 2026, 16:07

Ibsen dhe krijimtaria

Henrik Ibesn u lind më 20 mars 1828, në Skien, Norvegji. Në vitin 1862, ai u internua në Itali, ku ai shkroi tragjedinë “Marka”. Në 1868, Ibsen u transferua në Gjermani, ku ai shkroi një nga veprat e tij më të famshme, “Shtëpi kukulle”. Në vitin 1890, ai shkroi “Hedda Gabler”, duke krijuar një nga personazhet më famëkeq të teatrit. Nga 1891, Ibsen ishte kthyer në Norvegji në një hero letrar. Ai vdiq më 23 maj 1906, në Oslo, Norvegji. Krijimtaria e Henrik Ibsenit ka luajtur një rol shumë të madh në zhvillimin e dramaturgjisë, dhe të teatrit europian në pjesën e fundit të shekullit XIX. Ai ka qenë dramaturgu më i madh i Europës Perëndimore në fund të këtij shekulli, duke pasqyruar më mirë se kushdo tjetër traditat realiste në dramaturgji. “Hedda Gabler” pati premierën botërore më 31 janar 1891 dhe Ibsen ishte i pranishëm në Residenztheater në Mynih. “Hedda Gabler” është një nga tekstet fundamental të dramaturgjisë përmes, të cilit Ibsen ka dhënë një kontriibut vendimtar në zhvillimin e dramaturgjisë modern duke krijuar njëkohësisht një nga personazhet femëror më kompleks, më të koaguluar dhe thellësisht teatror të epokës. Personazhi i quajtur, Hedda, konsiderohet si një nga rolet e mëdha dramatike në teatër

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

3 Attachments

Etiketat e lidhura

“Hedda Gabler"drama
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Pep Guardiola gati për lëvizjen surprizë, mund të marrë drejtimin e SHBA
Para 1 minute

Pep Guardiola gati për lëvizjen surprizë, mund të marrë drejtimin e SHBA

Sali Berisha shkon në SPAK
Para 17 minutash

Sali Berisha shkon në SPAK

Tragjedi në futbollin francez, ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare futbollisti Wanis Honsor
Para 18 minutash

Tragjedi në futbollin francez, ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare futbollisti Wanis Honsor

Inter, Jones kërkon ringritjen dhe harron dëmtimin: Chivu ka një “jolly” më shumë
Para 26 minutash

Inter, Jones kërkon ringritjen dhe harron dëmtimin: Chivu ka një “jolly” më shumë

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 13 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 17 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 19 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 4 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.