Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 09:01 Spiunazhi kinez: dyshohet për lidhje gruaja e ish-kreut të Nvidia-s Agjencitë amerikane të inteligjencës dyshojnë se Alice Huang, e lidhur me ish-drejtorin e Nvidia-s Jensen Huang, kishte kontakte me Ministrinë e Sigurisë Shtetërore të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ishim të lumtur dhe nuk e dinim

Kultura E diel, 29 Mars 2020 16:42
Ishim të lumtur dhe nuk e dinim
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Oana Glasu

Romani i fundit i shkrimtarit Thanas Medi, “Valsi i një dasme fantazmë”, ka tërhequr vëmendjen time përsëri sot, saktësisht nga këndvështrimi i temës qendrore që trajton, përkatësisht frikës. Kam rilexuar disa fragmente domethënëse dhe kam pyetur veten se si mendja apo trupi i njeriut mund të harrojë. Sigurisht, këndvështrimi im ka të bëjë me atë që po ndodh sot kontekstualisht, në fakt me atë që po ndodh me ne, me atë që jetojmë individualisht, të mbizotëruar nga frika. Frika është virusi më i vjetër, me transmetim i trashëgueshëm, ne duke qenë bartës të tij, pak a shumë të vetëdijshëm. Dhe nëse ne kemi lindur me të dhe e ndiejmë atë nga ulërima e parë e prindërve, nga nota e parë e vogël në shkollë, nga puthja e parë e vjedhur etj, deri në vdekjen e pashmangshme, me të cilën sigurisht që jemi të gjithë borxhlinj, pse harrojmë? A është e mundur që mendja apo trupi ynë të mos ketë fituar ndonjë kujtesë, të mos kemi mbrojtjen e nevojshme për ta luftuar atë, si ndjenja më e dëmshme që shkatërron para çdo faktori konkret që do të na prekë? Frika nuk është më një emocion i thjeshtë. Ajo është gjithashtu uri dhe etje dhe dashuri dhe urrejtje, duke e shfaqur veten në mënyrën më instinktive të të gjithave. Sot, kur është me të vërtetë shumë e dukshme dhe e prekshme bëhet kundërshtari ynë më i keq përmes vetë-sabotimit që praktikon shumica prej nesh. Jo frika imagjinare apo konkrete shkatërron, por vetë mendja, në të gjitha situatat e konfrontimit të drejtpërdrejtë, siç është ajo e tanishmja. A mund të shpëtojë dikush apo të shërohet nga frika? Nuk mendoj kështu! Por ajo që ne mund të bëjmë duke lexuar të tjerët dhe duke mësuar nga përvoja e tyre, është se ne nuk duhet ta lejojmë veten të kontrollohet nga emocioni i saj. I frikës! Le të bashkëjetojmë, por të mos i japim më shumë fuqi.

Mendoj se gjëja më e rëndësishme sot është të besojmë në sintagmën “së bashku” dhe kur të kemi frikë së bashku, do të kemi më pak. Në romanin e Thanas Medit, ndjenjat anësore që gjithashtu kuptohen gjatë jetës së personazheve dhe që së bashku nënkuptojnë guxim, na mësojnë artin e mbijetesës në krizë. Autori thyen pengesat, del nga vijat e imponuara nga konteksti i kohës dhe jep një liri ndjenjash në atë që vërejmë si ndërtim i jashtëzakonshëm të karaktereve. Nga personazhet e romanit mësojmë të jetojmë ndryshe, të dashurojmë duke rrezikuar, të kërcejmë duke qarë, të shpresojmë, të vdesim brenda nesh dhe të mbijetojmë me rrethana lehtësuese.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Sot ne jemi të gjithë të burgosur, duke parë qiellin nga dritarja, por do të ishte e rëndësishme të mos bëhemi të burgosur të vetë anktheve tona. Nuk e di se çfarë mund të na çlirojë më shpejt: lutja, shpresa, të menduarit pozitiv ose … mbase … leximi. Kam thënë më herët që të gjithë jemi borxhlinj me një vdekje, por para kësaj, më pëlqen të mendoj se jemi borxhlinj dhe të kemi një jetë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Nëse deri dje ishim të lumtur dhe nuk e dinim, le ta përdorim këtë vetë-izolim dhe për një analizë e vetvetes. Frika mund të tejkalohet vetëm nëse nuk e injoron atë.

Mund t'ju interesojë

NASA zbulon të dhëna të reja për mundësinë e ekzistencës së jetës aliene në sistemin tonë diellor

NASA zbulon të dhëna të reja për mundësinë e ekzistencës së jetës aliene në sistemin to...

20 Nëntor 2026, 17:31
400 vjet nga shugurimi Katedrales së Shën Pjetrit në Romë

400 vjet nga shugurimi Katedrales së Shën Pjetrit në Romë

19 Nëntor 2026, 08:40
Sadik Bejko: Shënime dhe mbresa nga “Oxhaku i Këlcyrës” i Mero Bazes

Sadik Bejko: Shënime dhe mbresa nga “Oxhaku i Këlcyrës” i Mero Bazes

18 Nëntor 2026, 22:04

Është e Diel dhe do të kishim qëndruar në shtëpi gjithsesi, kështu që ju drejtoj një ftesë shumë të drejtpërdrejtë dhe miqësore për të lexuar! Dashuroni dhe lexoni!

„(…)I ikte shurdhazi shpirtit të saj, si të qe diçka që i prishte punë, pengesë që s’kapërcehej lehtë, i kërcënonte lumturinë. Atë lumturi të fshehtë, të urryer nga bota rreth tyre e që vinte e gjitha nga ajo. Kur ajo, nga ana tjetër, s’bënte dot pa atë shpirt, s’e kapërcente as e braktiste dot, ndaj ai, që të nesërmen e shfrimit të saj, (Pse, këtë punë do bëjmë ne tani!); i vajti më pranë. Si ta merrte shpirtin e saj me të mirë, u dha pas ca gjëra të vogla që i jipnin takimit shkëlqim të ri, bënin të ndiheshe më bukur, më njeri. Para se të vinte, i veshi muret e aneksit me copa kartoni ku shkruhej, “Të dua shumë!”. Shkundi mbi mushamenj një vandak lulëkuqesh mbledhur mbrapa kapanonit, me petale shkrojti emrin e saj: MARKELA.”

Etiketat e lidhura

Oana Glasu
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spiunazhi kinez: dyshohet për lidhje gruaja e ish-kreut të Nvidia-s
Para 10 minutash

Spiunazhi kinez: dyshohet për lidhje gruaja e ish-kreut të Nvidia-s

Elisa Spiropali: Unë nuk e pëlqej restorantin, nuk e ha koranin, as havjarin! Dua byrek me spinaq….
Para 33 minutash

Elisa Spiropali: Unë nuk e pëlqej restorantin, nuk e ha koranin, as havjarin! Dua byrek me spinaq….

Investimet teknologjike në Portugali arrijnë 910 milionë dollarë
Para 40 minutash

Investimet teknologjike në Portugali arrijnë 910 milionë dollarë

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë
Para 3 orësh

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë

Më të lexuarat

1 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 14 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

2 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 21 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 18 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.