Klik Ekspo Group sjell për të 26 vit radhazi panairin ndërkombëtar të aktorëve ekonomikë dhe social të vendit, të sipërmarrësve, investitorëve, autoriteteve, të rinjve, të cilët i besojnë fuqisë së bashkëveprimit dhe bashkëjetesës në Rajon. Presidenti i Klik Ekspo Group, Luan Muhametaj në fjalën e tij përshëndetëse në çelje të panairit falenderoi të gjithë pjesëmarrësit në panair duke shtuar se vit pas viti Klik Ekspo Group ka shtuar numrin e të interesuarve për të marr pjesë.
Ministri i Mbrojtjes së Sipërmarrjes Eduard Shalsi duke vlerësuar ndikimin që ky panair ka për shkëmbimin e eksperiencave me bizneset e rajonit, shtoi se adresimi i problemeve të biznesit te autoritet përkatëse është prioritet.
Në edicionin e 26 i cili do të mbahet nga data 23 deri në 26 nëntor në pallatin e kongreseve numri i pjesëmarrësve në panair arrin në 350 dhe sipas regjistrimeve të deri tanishme numri i vizitorëve pritet të shkoj në 32.000. Pas përfundimit të ceremonisë së hapjes, festimet u zhvendosën në Pallatin e brigadave ku edhe u ndanë çmime për disa nga kompanitë pjesëmarrëse.
