Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 09:03 Zidane sqaron mungesën e Mbappe ndaj Italisë: Nuk ka tension mes nesh, gjithçka lidhet me dëmtimin Trajneri i Francës, Zinedine Zidane, ka mohuar zërat për një përplasje me Kylian Mbappe, duke konfirmuar se sulmuesi i Real Madridit nuk do të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kosova dhe Shqipëria bashkohen në Wildlife

Kultura E mërkurë, 5 Shkurt 2020 19:11
Kosova dhe Shqipëria bashkohen në Wildlife
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

-Një dokumentar mbi jetën e egër në Shqipëri dhe Kosovë bashkon fotografët e pasionuar Wildlife shqiptarë kudo që ndodhen

Nga Edmond Kaçeli –

Së shpejti  një dokumentar madhor televiziv mbi jetën e egër në Kosovë e Shqipëri, do të dalë në qarkullim. Anëtarët e shoqatës më të madhe të fotografëve shqiptarë të natyrës, Albanian Wildlife Photographers, janë thuajse në përfundim të këtij projekti të jashtëzakonshëm. Është i pari, dhe i vetmi në llojin e vet, që flet e dokumenton nëpërmjet pamjeve jashtëzakonisht cilësore e profesionale, kafshët e egra që gjallojnë në territorin e Shqipërisë dhe Kosovës, të filmuara në habitatin e tyre natyral.

Sipas dr Granit Hyseni, nga Peja, drejtues i projektit, “Ideja një dokumentari të kësaj natyre ka ngacmuar hershmërisht, atë dhe mikun e tij nga Kamenica, Kosovë, fotografin pasionant  Arian Mavriqi. Sa herë që dilnim në terren për të fotografuar, hasnim në shumë momente – fenomene të cilat  shpeshherë ishin të pa mundura të dokumentoheshin vetëm nëpërmjet fotografisë.  Kështu që vendosëm dokumentimin e tyre edhe nëpërmjet filmimeve”

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Qëllimi i realizimit të këtij dokumentari në një format krejt ndryshe, në aspektin e cilësisë, është paraqitja e sakrificave, vështirësive, rreziqeve dhe sfidave që duhet me kapërcy një Wildlife Photographer!

Sipas Hysenit: Fotografi i jetës së egër, shpesh vë në rrezik edhe jetën e vet, me qëllim të nxjerrë në dukje, për admiruesit e këtij zhanri, bukuritë e natyrës, në rastin konkret të natyrës së trojeve tona që kanë një pasuri të jashtëzakonshme në shpend, kafshë, bimësi e gjallesa nga më të larmishmet!

Një ndër objektivat bazike të këtij dokumentari, është rritje e ndjeshmërisë së opinionit publik në drejtim të mbrojtjes së faunës dhe florës ndër trojet shqiptare, sidomos të specieve në rrezik zhdukjejet!

Projekti është realizuar krejtësisht me finacimin privat të anëtarëve të shoqatës së Fotografëve Shqiptarë të Natyrës së Egër, me qendër në Kosovë. Ideator dhe drejtues kryesor i këtij projekti është doktor Granit Hyseni. Por një kontribut të rëndësishëm kanë dhënë dhe vijonë të japin fotografët Jetmir Troshani , Arian Mavriqi, Besnik Jakupi, Lulzim Demaj, Sefer Aliqkaj dhe në vecanti Meriton Dajakaj e Jeton Dajakaj. Jetoni ka rolin e regjizorit e montazherit, pa të cilin dokumentari nuk do të ishtë në  nivelin e duhur artistik!

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Dokumentari është i ndarë në seri, ku secila do të ketë nga 45 minuta. Pjesa e parë i kushtohet Wildlife Albanian Photographers ku paraqesin mundin, shkallët e vështirësisë dhe bukuritë që sjellin nëpërmjet fotografise dhe videove të tyre. Për punën, talentin e pasionin e jashtëzakoshëm të këtyrë fotografëve flasin ekspertë të fushës si drejtori i parkut kombëtar të Divjakë -Karavastasë Ardian Koci, prof. Taulant Bino, Guida Divjaka me në krye bashkëshortët Altin e Alketa HILA, Guida Shkodra me në krye Fatbardh Sucaj, kryetarin e shoqatës Grupi Era, Fatos Lajqi, mësuesja e talentuar shkodrane Aurora Piroviq, prof. Qenan Maxhuni etj.

Mund t'ju interesojë

Interpretim emocionues i këngës “Për ty Atdhe” nga muzikantë me aftësi ndryshe (VIDEO)

Interpretim emocionues i këngës “Për ty Atdhe” nga muzikantë me aftësi ndryshe (VIDEO)

Para 23 orësh
Aleksandër Beçiri: Shpirti, Shpia, Atdheu!

Aleksandër Beçiri: Shpirti, Shpia, Atdheu!

9 Nëntor 2026, 18:32
Pse quhet Tirana? Ben Blushi rrëzon legjendën e origjinës nga Teherani në librin ”Historitë e Çmendura të Tiranës”

Pse quhet Tirana? Ben Blushi rrëzon legjendën e origjinës nga Teherani në librin ”Histo...

6 Nëntor 2026, 16:07

Veçojmë në këto intervista Shkëlqesinë e sajë, Ambasadoren e Republikës së Kosovës në  ShBA znj. Vlora Citaku, që ka përkrahur në mënyrë të veçantë çdo nismë të Shoqatës.

Seritë vijuese do të flasin per habitate të caktuara dhe shpend ose kafshë të ndryshme dhe po punohet pandërprerje për dokumentimin e tyre.

Duke pasë parasysh rëndësinë e një dokumentari të tillë dhe vijimësinë e kësaj nisme, do të ishtë në interes dhe e mirëpritun çdo lloj ndihme apo përkrahjeje nga ministritë e mjedisit të shteteve tona (Kosovë, Shqipëri) si dhe nga kontributet vullnetare të enteve, apo privatëve të ndryshëm. Mbështetja për projektet të tilla serioze është e një rëndësie të veçantë kur flitet për florën dhe faunën e egër, dhe mbrojtjen e sajë, si një pasuri e jashtëzakonshme kombëtare në trojet tona Shqipëri -Kosovë!

Etiketat e lidhura

Edmond Kaçeli
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Zidane sqaron mungesën e Mbappe ndaj Italisë: Nuk ka tension mes nesh, gjithçka lidhet me dëmtimin
Para 1 minute

Zidane sqaron mungesën e Mbappe ndaj Italisë: Nuk ka tension mes nesh, gjithçka lidhet me dëmtimin

Sulme me raketa dhe dronë në Aden: Riadi njofton se kapen tre raketa lundrimi mbi kryeqytetin saudit
Para 1 minute

Sulme me raketa dhe dronë në Aden: Riadi njofton se kapen tre raketa lundrimi mbi kryeqytetin saudit

SS United States fundoset në Gjirin e Meksikës: anija që dikur ishte më e shpejta në botë bëhet habitat detar
Para 3 minutash

SS United States fundoset në Gjirin e Meksikës: anija që dikur ishte më e shpejta në botë bëhet habita...

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik
Para 1 ore

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 12 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 15 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 17 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 3 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.