Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 08:34 Ingrit Gjoni përlotet për humbjen e motrës: “Më është djegur shpirti, ishte si një bombë për mua” Këngëtarja e njohur Ingrit Gjoni ishte mbrëmjen e djeshme e ftuar në emisionin “Live me Luizin”, ku foli për një nga momentet më të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Letrat e dashurisë

Kultura E hënë, 7 Tetor 2019 08:07
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga: Resat Nuri Guntekin
Përktheu: Fatijona Bajraj

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Një mbrëmje, kur u kthye nga shkolla, Rasimi gjeti një zarf që kishte ardhur në emër të tij. Brenda zarfit ishte një letër e zbukuruar me lule, në të cilën shkruheshin këto fjalë: “Zotëri Rasim, unë jam një vajzë që ju dashuroj juve nga larg. Pa asnjë hezitim, mund të them se jam shumë e bukur. Dëshira ime më e madhe në botë është të më doni edhe ju, dhe të bëhem gruaja juaj. Mirëpo, pasi që ne ende jemi të rinj, mendoj se ne duhet të presim edhe disa vjet. Tani për tani nuk do të prezantohem më tepër. Jeni i obliguar t’i dërgoni letrat në adresën… Unë kam një baba shumë fanatik që s’më lejon të dal shumë rrugëve. Për këtë, ndoshta një ditë do të shihemi shkurtazi. Për shkak që tani po e njeh të dashurën dhe të fejuarën tënde, nuk po e konsideroj të keq apo të turpshëm takimin me ju. Në shtëpi po mërzitem shumë nga vetmia. Letrat tuaja do të më ngushëllojnë”.

Mund t'ju interesojë

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

Para 12 orësh
Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

Para 17 orësh
Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

22 Tetor 2026, 07:23

Si për çdo të ri të moshës 16-vjeçare, edhe për Rasimin nuk kishte diçka tjetër më e rëndësishme sesa të dashurosh dhe të duhesh. Sapo e lexoi këtë letër, i ra një zjarr në shpirt. Filloi ta dojë si i çmendur këtë vajzë që nuk e njihte. Atë mbrëmje kishte për të shkuar në kinema, mirëpo hoqi dorë dhe nuk shkoi. U mbyllë herët në dhomë dhe i shkroi letër të gjatë vajzës së re që e dashuronte atë. Sapo hodhi letrën në kutinë e postës, krenohej me veten sikur ishte rritur për pesëmbëdhjetë vjet. Vajza, që i tha se emrin e kishte Bedia, ia kthente vazhdimisht letrat Rasimit. Nëse i vononte për një apë dy ditë, pëlciste kiameti.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“A është e drejtë t’i lësh sytë në rrugë një vajze që ju do kaq fort dhe nuk ka asnjë ngushëllim tjetërpos letrave tuaja? Letrat po i shkruani shumë shkurt. Një lutje: a mund t’i shkruani letrat me drejtshkrim?”

Djaloshi gjimnazist në mbrëmje mbyllej në dhomë. Bënte përpjekje duke shkruar letra të gjata që ta pëlqejë e dashura. Bedia në të njëjtën kohë ishte shumë vajzë kureshtare. Ndonjëherë bënte dhe pyetje të tilla: Kur të martohemi, ku do të shkojmë për muajin e mjaltit, a do të shkojmë në Itali apo në Suedi? Këto dy vende, a thua si janë? Si jeton populli? Si punon? Për të shkuar në to, cilat vende duhen kaluar? Cilat dete? Ose, a e ke lexuar veprën “Eshber” të Abdylhak Hamitit? Çka të pëlqen ty më shumë të lexosh? M’i shkruaj që t’i lexoj edhe unë.

Djaloshi gjimnazist, për të mos rënë në pozitë të palakueshme në sytë e të dashurës, u mundua ditë të tera të mbledhë materiale, duke hulumtuar nëpër librat e gjeografisë e letërsisë.

Bedia, në një letër, e zemëruar iu drejtua kështu: Pata vendosur të takohesha gjithsesi me ju. Dje, ju prita në rrugë, kur ktheheshit nga shkolla. Mirëpo, nuk i kishit rikujtuar vetes që jeni i dashuri i një vajze të re, dhe ishe veshur shumë keq. Kokën, veshjet, kepcat dhe të gjitha i kishe me baltë. A mos jeni përleshur si fëmijë me shokët? Kur ju kam parë ashtu, nuk erdha pranë jush me frikën që të mos ju bëjë të ndiheni keq.

Rasimi u turpërua dhe u mërzit shumë. Që nga ajo ditë filloi të vishej mirë dhe me kujdes. Bedia e kishte qortuar edhe për atë që nuk shkonte në shtëpi menjëherë pas mësimit, por shëtiste rrugëve deri vonë. A mos vraponte pas vajzave të tjera derisa ajo qante në shtëpi për të? Rasimi i shkroi betime që nuk do të dashuronte asnjë vajzë tjetër në botë pos Behias. U betua se nuk do ta shëtiste më dhe se vajzat që do t’i haste nuk do t’i shikonte as me bisht të syrit.

Një mbrëmje, nëna e Rasimit, zonja Nedime, e priti burrin e saj, zotëri Ahmet, me një çehre hidhërimi. Teksa buzën e kishte në vaj, i tha: “Ah, zotëri! Mos pyet çfarë na ka goditur. Biri ynë është ngatërruar keq pas një vajze me emrin Bedia. Sot, duke pastruar dhomën e Rasimit, i gjeta letrat. Fëmija ynë po na ikë nga dora. Gjeje një zgjidhje”. Te zotëri Ahmeti nuk vërehej asnjë shenjë shqetësimi, përkundrazi qeshte. Ai i tha: “Mos u frikëso. Unë jam vajza që i shkruan letra dashurie djalit. Përtacia e birit tonë veçse po rritej. Pavarësisht prej të gjitha përpjekjeve, as unë dhe as mësuesit në shkollë nuk arrinim ta mësonim të shkruante drejt. Më në fund, duke menduar, e gjeta një zgjidhje. Falë letrave që Rasimi shkruan për vajzën, jam i bindur se do të mësojë të shkruajë drejt dhe do ta kalojë klasën. Nëse do ta dish të vërtetën, edhe unë shkrimin e vjetër e pata mësuar duke shkruar letra”. /Revista “Akademia”/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ingrit Gjoni përlotet për humbjen e motrës: “Më është djegur shpirti, ishte si një bombë për mua”
Para 41 minutash

Ingrit Gjoni përlotet për humbjen e motrës: “Më është djegur shpirti, ishte si një bombë për mua”

Edhe sot Rama kërkon DIALOG
Para 55 minutash

Edhe sot Rama kërkon DIALOG

Kryeministri e akuzoi, kurse 28-vjeçari tregon dëshminë e penalitetit: Jam i padënuar
Para 1 ore

Kryeministri e akuzoi, kurse 28-vjeçari tregon dëshminë e penalitetit: Jam i padënuar

Moti sot, kthjellime dhe vranësira, ja si do të jetë e shtuna
Para 1 ore

Moti sot, kthjellime dhe vranësira, ja si do të jetë e shtuna

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 11 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 12 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 11 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 14 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.