Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 09:01 Spiunazhi kinez: dyshohet për lidhje gruaja e ish-kreut të Nvidia-s Agjencitë amerikane të inteligjencës dyshojnë se Alice Huang, e lidhur me ish-drejtorin e Nvidia-s Jensen Huang, kishte kontakte me Ministrinë e Sigurisë Shtetërore të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Mesazh për Ditën Botërore të Teatrit: Teatri si Faltore

Kultura E premte, 27 Mars 2020 23:13
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Shahid NADEEM, Pakistan

Në përfundim të një shfaqjeje të Teatrit Ajoka për poetin sufist Bulleh Shah, një plak, i shoqëruar nga një djalë i ri, erdhi tek aktori që luante rolin e sufistit të madh.

“Nipi im nuk është mirë, ju lutem jepeni një bekim atij.” Aktori u mahnit dhe tha: “Unë nuk jam Bulleh Shah, unë jam thjesht një aktor që luaj këtë rol.” Plaku tha: “Bir, ti nuk je aktor, ti je rimishërimi i Bulleh Shahut, avatarit të tij.

Papritur na erdhi një koncept krejt i ri i teatrit, ku aktori bëhet rimishërimi i personazhit, që ai / ajo e portretizon. Eksplorimi i tregimeve të tilla si ai i Bulleh Shahut, dhe që ka aq shumë në të gjitha kulturat, mund të bëhet një urë lidhëse mes nesh, krijuesve të teatrit dhe një audiencetë panjohur, por entuziaste.

Ndërsa performojmë në skenë, ne nganjëherë largohemi nga filozofia jonë e teatrit, nga roli ynë si paralajmërues i ndryshimeve shoqërore dhe lëmë pas një pjesë të madhe të masave.

Në betejën tonë me sfidat e së tashmes, ne privojmë veten nga një përvoje lëvizëse thellësisht shpirtërore që teatri mund të ofrojë.

Në botën e sotme ku fanatizmi, urrejtja dhe dhuna janë në rritje dhe planeti ynë po zhytet thellë e më thellë në një katastrofë klimatike, duhet të rimbushim forcën tonë shpirtërore.

Duhet të luftojmë apatinë, letargjinë, pesimizmin, lakminë dhe mosrespektimin e botës në të cilën jetojmë, planetit ku jetojmë.

Teatri ka një rol, një rol fisnik, në dinamizimin dhe mobilizimin e njerëzimit për t’u ngritur nga rënia e tij në humnerë. Ai mund të lartësojë skenën, hapësirën e shfaqjes, në diçka të shenjtë.

Mund t'ju interesojë

NASA zbulon të dhëna të reja për mundësinë e ekzistencës së jetës aliene në sistemin tonë diellor

NASA zbulon të dhëna të reja për mundësinë e ekzistencës së jetës aliene në sistemin to...

20 Nëntor 2026, 17:31
400 vjet nga shugurimi Katedrales së Shën Pjetrit në Romë

400 vjet nga shugurimi Katedrales së Shën Pjetrit në Romë

19 Nëntor 2026, 08:40
Sadik Bejko: Shënime dhe mbresa nga “Oxhaku i Këlcyrës” i Mero Bazes

Sadik Bejko: Shënime dhe mbresa nga “Oxhaku i Këlcyrës” i Mero Bazes

18 Nëntor 2026, 22:04
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në Azinë e Jugut, artistët prekin me nderim dyshemenë e skenës para se të shkelin në të, një traditë e lashtë ku ndërthuren ana shpirtërore dhe kulturore. Është koha për të rimarrë atë marrëdhënie simbiotike midis artistit dhe audiencës, të kaluarës dhe të ardhmes.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Bërja e teatrit mund të jetë një veprim i shenjtë dhe aktorët me të vërtetë mund të bëhen avatarë të roleve që luajnë.

Teatri ka potencialin për tu bërë një faltore dhe faltorja një hapësire interpretimi./ Përktheu: Elmaze Nura/ standard.al

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spiunazhi kinez: dyshohet për lidhje gruaja e ish-kreut të Nvidia-s
Para 10 minutash

Spiunazhi kinez: dyshohet për lidhje gruaja e ish-kreut të Nvidia-s

Elisa Spiropali: Unë nuk e pëlqej restorantin, nuk e ha koranin, as havjarin! Dua byrek me spinaq….
Para 33 minutash

Elisa Spiropali: Unë nuk e pëlqej restorantin, nuk e ha koranin, as havjarin! Dua byrek me spinaq….

Investimet teknologjike në Portugali arrijnë 910 milionë dollarë
Para 40 minutash

Investimet teknologjike në Portugali arrijnë 910 milionë dollarë

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë
Para 3 orësh

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë

Më të lexuarat

1 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 14 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

2 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 21 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 18 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.