Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 08:31 Investimet teknologjike në Portugali arrijnë 910 milionë dollarë Portugalja pritet të arrijë 910 milionë dollarë investime në kapital sipërmarrës në 2026, një rritje prej 187% krahasuar me 320 milionë dollarët e 2025-ës,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Një përpjekje për trashëgiminë e heshtur, pa firmën e të ndjerëve

Kultura E diel, 10 Maj 2020 16:02
Një përpjekje për trashëgiminë e heshtur, pa firmën e të ndjerëve
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Ben Andoni –

Nga aspektet më tragjike të kohës së demokracisë ka qenë përcjellja në rrugë e bibliotekave të shumë prej personaliteteve shqiptare, e arkivave dhe e trashëgimisë së disa prej personaliteteve më të njohura kombëtare. Por, jo vetëm atëherë. Të tjerë mund të sjellin kujtimin e shkatërrimit pas L2B dhe batërdinë që ndodhi kudo pas ndalimit me ligj të fesë në vend. Shteti ynë i sotëm dhe i djeshëm, me fuqinë e dobët financiare dhe me tagrin e papërcaktuar sa i përket këtij fenomeni, si edhe një tranzicion shumë konfuz mbeti pasiv përballë batërdisë në një fushë të madhe që lidhej me trashëgiminë. Por, ngjarjet ishin dhe bëhen më të dhimbshme, sepse pak gjëra ndryshojnë. Për të mos prekur kujtimin e të ndjerëve, po kursejmë emrat, por ata që kanë lidhje me kulturën e kujtojnë qartë fatin e trashëgimisë së njërit prej etnologëve më të mëdhenj të vendit që u degdis në plehra; bibliotekat e gjuhëtarëve të shquar që shiteshin pa asnjë kusht tregtimi në cep të Ambasadës Ruse në Tiranë dhe prishjen e shumë prej punëve dhe autorësive të njerëzve që bënë Shqipërinë në dekada.

Një situatë të trishtë e solli sërish kujtimi i një artisti të njohur shqiptar, me një trashëgimi të pasur në disa fusha, që u nda nga jeta pak orë më parë. Mungesa e njerëzve më të afërt dhe neglizhenca e tij deri në momentin e fundit për të lënë një lloj testamenti, një i tillë gabim që i ka ndodhur dhe po i ndodh shumicës së artistëve dhe personaliteteve shqiptarë, po rezulton shqetësues. Pak vite më parë, para një dileme të tillë, ndodhej i biri i fotografit më të njohur të Korçës, që bashkë me Mion bënë historinë e Korçës. Negativat e tij gjendeshin në kushte lagështire, të pambrojtura, nën shkallët e shtëpisë dhe të qesëndisura me një indiferencë të tillë të të birit, që ishte dhe gati t’i shkatërronte ose t’i linte aty të mbaronin prej indiferencës së shtetit shqiptar. Shumëkush e kujton piktorin e “Epikës së yjeve të Mëngjesit” që në fund të jetës i shiste për asgjë punët e tij. Dhe, lista vazhdon e gjatë…

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Sa herë që ndodh një vdekje e tillë, si edhe ndodhi me artistin e njohur të grafikës dhe arkitektin e njohur, shumë rendin të kujtojnë episode por edhe të kulmojnë sesi u braktis për të nxjerrë nga ana tjetër se ishin ata dhe vetëm ata, që bënë historinë e fundit me të, që ai u besoi këtë apo atë dhe me radhë. Por, harrojnë një gjë të thjeshtë, që ka njerëz që vetminë e kanë atribut dhe nuk mund të jetojnë dot pa të. “Është e kotë të përpiqesh të arsyetosh një njeri nga një gjë për të cilën nuk u arsyetua kurrë”, shpjegonte dikur Jonathan Swift. Mbase kjo e bëri shkrimtarin tonë më njohur, kandidatin për Nobel, që t’i falte disa nga dorëshkrimet e tij për Arkivin Qendror.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Verba volant, scripta manent.

Në këto ditë të trishta pandemie, Shqipëria ka humbur tre artistë të fushave të ndryshme. Shërbimet funerale kanë vepruar brenda protokollit të arsyeshëm, por ajo që do të mungojë në rastin e artistit të fundit do të jetë ai mal punësh që i ndjeri i la në mes, projektet e tij të mbaruara apo jo dhe po ashtu edhe ajo që mund të bëhet me gjërat e mbetura si trashëgimi. Po si do zgjidhet ngërçi i kahershëm me pinjollët dhe të afërmit, që mëtojnë pronësi mbi to, pavarësisht marrëdhënies së të ndjerit/ës në të gjallë? Çfarë trashëgimie janë ato për Tiranën dhe vendin e tij të origjinës?! Mbase kjo do të jetë ajo më e mira që do të kujtojmë tashmë nga arkitekti dhe grafisti i njohur, pasi “Origjinaliteti duhet të përbëhet nga trashëgimia”, siç cilësonte dikur Harold Bloom, vepra e tij dhe e të tjerëve si ai, do të flasë tashmë me konceptin dhe syrin e të tjerëve. Një apel i tillë shkon edhe për ata që strehojnë vepra albanologjie, që janë marrë, blerë dhe përvetësuar pas vdekjes së të ndjerëve ose konfuzionin e pinjollëve të tyre.

Mund t'ju interesojë

NASA zbulon të dhëna të reja për mundësinë e ekzistencës së jetës aliene në sistemin tonë diellor

NASA zbulon të dhëna të reja për mundësinë e ekzistencës së jetës aliene në sistemin to...

20 Nëntor 2026, 17:31
400 vjet nga shugurimi Katedrales së Shën Pjetrit në Romë

400 vjet nga shugurimi Katedrales së Shën Pjetrit në Romë

19 Nëntor 2026, 08:40
Sadik Bejko: Shënime dhe mbresa nga “Oxhaku i Këlcyrës” i Mero Bazes

Sadik Bejko: Shënime dhe mbresa nga “Oxhaku i Këlcyrës” i Mero Bazes

18 Nëntor 2026, 22:04

Është koha që ato t’i kthehen shtetit dhe trashëgimisë sonë ose të ruhen ashtu si e meritojnë, por jo të shuhen nën kujtesa vrastare dhe të shpirtvogla të pinjollëve. Atë që nuk e bënë vetë individët që menduan se vdekja do t’i kursente përjetësisht, ka ardhur koha që ta bëjnë vetë ata, që e ndjejnë se duhet ta bëjnë. Mbase ka ardhur koha që edhe shteti shqiptar të jetë më i vetëdijshëm me Qendrën e tij të Inventarizimeve, sa i përket këtij misioni, me një ligj apo me mënyra që kjo trashëgimi të mos flejë në koleksione njerëzish që kënaqin pak sy ose interesa fare të ngushta. Shqipëria e varfër dhe me pak emra të shquar, duhet të mbledhë këtë trashëgimi, që mund të shuhet nga vetë shqiptarët për të mos u kthyer më pas. (Homo Albanicus)

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Investimet teknologjike në Portugali arrijnë 910 milionë dollarë
Para 2 minutash

Investimet teknologjike në Portugali arrijnë 910 milionë dollarë

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë
Para 2 orësh

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

Moti sot me stuhi e shi, nga 5° në Korçë deri 20° në Vlorë
Para 2 orësh

Moti sot me stuhi e shi, nga 5° në Korçë deri 20° në Vlorë

Më të lexuarat

1 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 13 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

2 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 20 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 18 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.