Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 10:23 Vështrim nga Lindja: Arkitektura e së ardhmes mes materialeve inovative dhe teknologjisë së lartë Intervistë ekskluzive me arkitektin Oscar Di Domenico mbi misionin eksplorues në Kinë dhe sinergjitë e reja mes dizajnit italian dhe teknologjisë e materialeve kineze…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Një portret në Ditëlindjen e t’Lumtunit Fran Mirakaj

Kultura E hënë, 17 Gusht 2020 17:27
Një portret në Ditëlindjen e t’Lumtunit Fran Mirakaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

SPEICALE

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Nga Dr Zekri Palushi (Australi)
104 vjet më parë, n’Iballë t’Pukës, lindi Fran Mirakaj, -ky Martir i Demokracisë Shqiptare, dhe Krishtërimit Botëror. Po si mund t’ia merrte mendja ktij t’Lumtunuemi se në një ditë të afërt, -pikërisht besimi i Tij në Jezukrisht, dashuria për At’dheun dhe Patriotizmi i tij i flakët, do të quheshin “kriminalitet” nga komunistët, t’cilët do t’i përdorenin bash natën e Krishtlindjeve, si pretekst-akuza kundër tij, për t’justifikue lidhjen në hekura, barbarizmin demonstrativ e tepër poshtrues, që përdorën para grues së tij, dhe tre vajzave të mitura, që Frani i donte aq shumë. Sigurisht që unë se kam njoft t’Lumtunin Fran Mirakaj, por kam njof shumë mirë bashkshorten e tij tepër të zgjuar, burrnore, e fjalëpaktë, -besniken e tij, -Prenë Aliajn e Palqit të Nikaj Metrurit, që jetonte me familjen e vajzës së saj,- Ages, në Fushë-Arrëz, -ku unë, si një nga doktorat e asaj qytetze, m’duhej shpesh t’shkoja për ta vizitue për problemet e saj shëndetësore. Ma vonë, -kur fati e solli që unë të martohesha me mbesën e saj krenare, Tinën, -këto vizita u banë ëdhe ma të shpeshta, ma t’gjata e miqësore, dhe shpesh kalonim nga temat mjeksore, në ato rreth jetës së saj, -ku vendin kryesor e zinte skena makabre e asaj Nate të largët Krishtlindjesh, që Prenës i kishte mbet e freskët në kujtimet e saj trishtuese.
Asht fakt që për familjen e Frrok Gjokës,- burrit të Ages, t’gjithë Fush-Arrëzi kishte respekt, -ishte një familje e ndershme, e urtë, puntore, e pastërt, dhe me një harmoni të brendshme që admirohej prej të gjithve,-por sot, – kur mendon se në kushtet e at’hershme, që regjimi komunist i kishte krijue kësaj familje,-këto jo vetëm e mbanin si zojë, e kujdeseshin për Prenën, -gruen e “armikut të popullit” Fran Mirakës,- por për t’i rujt dinjitetin njerëzor, krenarinë dhe pamvarësinë idividuale, i kishin lanë edhe drejtimin e plotë të shtëpisë, -pra zojshpillikun, -shton ma tepër respektin për kët familje, që jo vetëm s’ju ndanë persekutimet, -por ato shtoheshin gjithmonë e ma shumë, -vetëm që kujdeseshin aq shumë për Prenë Aliajn e Fran Mirakës.
Respekti dhe dashuria njerëzore e kësaj familje për Prenën, reflektonin njëherësh edhe respektin, dashurinë, mallin dhe dhimbjet e thella, që ato ruanin edhe për Franin e pushkatuar nga ai regjim barbarik, që urrente ç’do gja të mirë mbi tokën Shqiptare, -përfshi edhe qytetarët e sajë. Prena, me figurën dhe personalitetin e saj të jashtzakonshëm, -konkretizon plotësisht thanjen e urtë popullore, që thotë: “Gruja asht Pasqyra e Burrit”. -Pra, ajo reflektonte me përpikmëri figurën, personalitetin, dhe vlerat morale e njerëzore të t’shoqit, -Fran Mirakës. Me ardhjen e demokracisë, rasti e pruni që unë të isha një nga nismëtarët e saj, dhe kryetari i parë i Degës së Partisë Demokratike të rrethit të Pukës. Me këtë rast, mu dhanë mudësitë që të njifesha edhe me antarë të tjerë të familjes së Madhe e Fisnike t’Mirakajve, -siç ishin fillimisht, motra e Franit, -Sute Basha,- një personifikim i vujtjeve njerëzore, -protagonist i shpirtit t’madh, e fisnik t’malsoreve kreshnike, -sytë e saj, lehtësisht t’buzqeshur, t’ambël e paqsore, shprehnin gjithmonë mikpritje e bujari, -ndërsa ftyra dhe trupi i saj i brishtë reflektonin dukshëm, një histori 50 vjeçare, tepër të dhimbshme e rrëqethse, -duke fillue me vllain e saj, -Franin, e pastaj duke vazhdue me interrnimet e saj, -vdekjen e një djali 6 vjeçar, -e së fundi burgosjen e djalit t’saj t’vetëm,-Kin Bashës, -i cili la gruen e tij, -burrneshën Luce Paloka, -bij e një shpie kreshnikësh të Malsisë së Madhe,- me t’cilën u martuan në kampet e interrnimit të Lushnjës,-po kshtu mbetën jetimë, me babë gjallë, edhe dy djemt e tij të vegjël,-Çesku dhe Pjerini, që u rritën pa përkëdhlitë e babës tyre,-të cilin e dëshirun gjithmonë. Nipit të Fran Mirakës,-pra Kin Bashës, -hetuesit kriminel s’ja kursyen turturat,-nga ato ma t’sofistikuarat, -fizike e psikologjike, që jo vetëm i kishin msuar me një zell t’madh, nga UDB-ja Jugosllave e asaj kohe, -por, me atë vendosmëri komuniste që i karakterizonte, ato i perfeksiononin çdo ditë, duke i praktikue në Kin Bashën, e qindra mijra shokë të tij.

Unë gjithmonë kam mendue, se figura e Sute Bashës, formonte një Kishë n’vehte, -Ajo ishte një shejtneshë e heshtun. Pak ma vonë, gjatë proceseve demokratike -kur nga burgjet dhe kampet e koncentrimeve, (komunistët me “përkdhelje” i quanin ato kampe internimi, apo pune), -fillun gradualisht të lirohen “armiqt dhe kriminelët” e pushtetit ditatorial komunist,-atëherë, unë pata rastin dhe nderin të njifesha edhe me pjestarë të tjerë të ksaj Familje të Madhe e fisnike Mirakajsh,-si për shembull, me djemtë e Kol Bibës,-Moisin, dhe Lekë Mirakën, – me djemtë e Pal Bibës, Sokolin dhe Simon Mirakën, e motrën e tyre t’mrekullueshme Lajden, -e po kështu, edhe me Klarën legjendare të Pashuk Bibës. Të gjith kto kushri, -edhe pse ndanin mes vedit qindra vite burgimi e internimi, -ku çdo minut i jetës së tyre, kishte kalue nëpërmjet torturave t’përgjakshme, poshtrimeve, dhimbjeve shpirtrore e fizike, -ato prap-se-prap, -falë prejardhjes së tyre gjenetike, dhe krenarisë individuale, -kishin mujt me rujt e kultivue vlerat e tyre morale e njerëzore, -duke mbet’ njëherësh, njerëz t’shkëlqyeshëm, e tepër paqësorë.
Do t’isha shumë kurjoz të dija, -apo ma mirë të pyesja komunistët tonë “t’nderuar”,- se sa t’zhgënjyer ndjehen ato, kur edhe sot, pas rreth 30 vjetësh,-jo vetëm Mirakajt, por asnjë nga kto mijra “kriminelë e armiq të popullit”,-megjithse në liri të plotë, -s’kan marrë pjesë, apo organizuar asnjë lloji aktiviteti armiqsor apo kriminal, qoftë ndaj tyre apo popullit Shqiptar!. Po kështu, me shumë respekt, do të dëshiroja t’pyesja këta qindra e mijra njerëz të mirë,- “kriminel e armiq të pushtetit e popullit,” që humbën fëmijrinë, rininë dhe pjesën ma t’madhe të jetës së tyre, në skëterrat komuniste shqiptare, -nga ma t’egra që ka njoft historia e njerëzimit Botnor- se si ndjehen ata sot, -kur edhe pas 30 vjetësh, jo vetëm që s’kanë marrë një falje apo pendim zyrtar nga këta komunistë, -por për ironi, ata hala vazhdojnë të qeverisen prej tyre? Pra, -me njohjen nga afër të familjes së Frrok Gjokës, -(aty ku jetonte Prena e Fran Mirakës),-si dhe me njohjet personale, e miqësinë, lidhjet e përzemërta që krijova ndër vite me personat e lartpërmendun, -kam ardhë në konkluzion se fjalën fisnikri duhet t’a përdorim për ato njerëz që e kanë, e shfaqin, dhe e ruajn kët vyrtyt të naltë njerëzor, edhe kur janë duke vuajtur. Pra Fisnikria në vujtje asht fisnikëri e vërtetë.
Fisnikrinë në vuajtje mund ta shofim lehtësisht edhe në një fotografi të gjyqit të Fran Mirakës,-ku ftyra e ktij djali 30 vjeçar, trim, bujar e fisnik, asht shëndrrue pa-mëshirshëm, nga kriminelët e kuq, në një shembllim ftyre 80 vjeçari, që shpreh dhimbje t’madhe fizike e shpirtrore, -e njëherësh, burrni, besim, vendosmëri e patriotizëm,-Ai pranoj t’pushkatohej, por jo t’përdhunonte Vlerat e tij njerëzore e Kristiane, t’mohonte besimin e tij në Krisht, apo t’denonconte e tradhtonte njerëzit dhe shokët e tij që luftonin për Fe e Atdhe.

Mund t'ju interesojë

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

22 Tetor 2026, 07:23
Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA

Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA

16 Tetor 2026, 10:15
“Britannica”: Shqipëria ndër shekuj, nga e kaluara e trazuar te perspektiva evropiane

“Britannica”: Shqipëria ndër shekuj, nga e kaluara e trazuar te perspektiva evropiane

13 Tetor 2026, 10:25

Komunistët kanë pushkatuar edhe gjyshin tim, Myslim Çejku-n, -po n’ Zall t’Kirit në Shkodër, -për “Agjitacion e Propagandë, Luft kundra Pushtetit Popullor, dhe bashkëpunim me Diversantët”. Me këto epitete,-komunistët kanë pushkatue me gjygj-e-pa-gjygj, edhe mijra shqiptar të tjerë, që as varri s’u dihet. Fatkeqësisht kto martirë pothujse janë harruar, -ato kanë ngelur vetëm në Statistikat e pa-besueshme të Komunistve, -tashma edhe ato të fallsifikume. Ndërsa rasti i Franit, -me 37 martirët e tjerë, -ngelet i veçantë, për t’gjithë shqiptarët dhe botën katolike, -ashtu siç ka ngelë për mue tepër e veçantë, -fytyra e dhimbshme dhe tronditëse e Franit,- n’atë fotografi “gjygji” komunist. Kjo ftyrë m’ ka ngacmue vazhdimisht imagjinatën dhe mendimet për t‘i ba një portret këtij martiri të dekoruem nga Presidenti i Shqipërisë, -Zoti Bujar Nishani, dhe t’Lumtunuem nga Vatikani i Shejt. Imagjinata, dhe njohjet e mia në Anatominë Normale dhe Fiziologjinë e Njeriut, -n’kombinim me talentin amator në pikturë, -më kanë ndihmue shumë në “ri-kontruktimin” e ftyrës së Franit në këtë portret. Siç shifet, nëpërmjet një stili t’përshtatshëm, pak-a-shumë ikonik,- me bojra vaj pikture, -kam zgjedhë e kombinue kryesisht ngjyra të ngrohta, -që pastaj, me penelata të buta e harmonike,- kam arritë të vij tek ftyra origjinale e Franit 30 vjeçar, -por tashma, Ai përcjëllet nga një nuancë të lehtë ëngjullore. Në sfondin e portretit të Tij, -jo pa qëllim, (Frani u arrestue natën e Krishtlindjeve), kam vendosë siluetën e Krishtit t’kryqëzuar, dhe Pemën e Bredhit, (Christmas Tree), -që Papa Gjon Pali (Pope John Paul), e quante “Symbol të Krishtit”, -kjo traditë shumë e lashtë thonte Ai, personifikon vlerat e jetës, -sepse pema e Bredhit asht gjithmonë e gjelbërt,-dhe gjithçka që mbetet e gjelbërt edhe në dimër, -bahet shenjë e Jetës së Pa-vdekshme. Për tu sigurue n’lidhje me ngjajshmërinë e ktij portreti,- unë ja dërgova mikut tim të nderuar Z. Tonin Mirakaj, me banim në NY USA. -Tonini e ka Franin kushri, dhe e kishte njoft personalisht. Ai pa vonesë, dhe me një kënaqësi t’madhe e tepër t’sinqert, -më thotë: “Zekri, ky ash axha Fran që unë mbaj mend”. I knaqun nga rezultati, -dhe në shenjë dhimbje e respekti të thellë për këtë Martir të Lumtunum, që dha jetën për Kristianizmin, -fenë origjinale Arbnore, dhe Atdheun, -unë do t’ja dhuroj me gjith zemër kët portret,- Kishës së Shëngjergjit, -në Koprat t’Iballës, -ku ai shkonte vazhdimisht.
Me respekt, mirënjohje, dashamirësi e konsideratë të madhe, për Mirakajt, Iballësit e t’gjith Pukjanët kudo që janë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Vështrim nga Lindja: Arkitektura e së ardhmes mes materialeve inovative dhe teknologjisë së lartë
Para 2 minutash

Vështrim nga Lindja: Arkitektura e së ardhmes mes materialeve inovative dhe teknologjisë së lartë

Kërkoi dorëheqjen e drejtorëve, Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë në Vilën e Kuqe
Para 11 minutash

Kërkoi dorëheqjen e drejtorëve, Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë në Vilën e Kuqe

Messi: Do të kem gjithmonë një dashuri të veçantë për Barcelonën
Para 20 minutash

Messi: Do të kem gjithmonë një dashuri të veçantë për Barcelonën

Propozim për zgjidhjen e krizës politike dhe institucionale në Shqipëri përmes reformave ligjore dhe kushtetuese
Para 28 minutash

Propozim për zgjidhjen e krizës politike dhe institucionale në Shqipëri përmes reformave ligjore dhe k...

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 12 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 15 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 16 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 14 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.