Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Nobeli i së premtes/A do mund Kadare të shijojë sallën e koncerteve të Stokholmit?

Kultura E hënë, 7 Tetor 2019 13:22
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Monika Stafa

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Gjithkush që pret me padurim entuziast mesin e këtij tetori për të parë nëse shkrimtari i tij i preferuar merr çmimin e madh të letërsisë, Nobel Prize, duhet me patjetër të gëzojë dyfish. Akademia Suedeze e çmimit, pohon se të gjithë ata ‘lojtarë letrarë basti’ në këtë rast që kanë provuar intuitën e tyre me një emër të përveçëm shkrimtari, u janë shtuar shanset për të fituar. Po cila është arsyeja? Siç dhe e dimë, për shkak të vendimit të Akademisë Suedeze vitin e kaluar në vazhdën e një skandali seksual që përfshiu burrin e një anëtareje të Akademisë, i cili u dënua për përdhunim do të ndahen dy çmime “Nobel” për letërsi, të cilët do të kompensojnë mungesën e vitit 2018.

Mund t'ju interesojë

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Para 17 orësh
Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA

Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA

16 Tetor 2026, 10:15
“Britannica”: Shqipëria ndër shekuj, nga e kaluara e trazuar te perspektiva evropiane

“Britannica”: Shqipëria ndër shekuj, nga e kaluara e trazuar te perspektiva evropiane

13 Tetor 2026, 10:25

Çfarë ndodhi?

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Nobeli” i vitit të kaluar për letërsi nuk u nda vitin e kaluar për herë të parë që nga viti 1949, pasi Akademia Suedeze, institucioni që përzgjedh fituesit u përfshi në një skandal seksual. Fondacioni Nobel, i cili realizon vullnetin e Alfred Nobelit, ka njoftuar më herët për ‘hapat që Akademia Suedeze ka marrë në mënyrë që të krijojë mundësi të mira për rivendosjen e besimit’ dhe që laureatët për të dy vitet, 2018 dhe 2019, të shpallen këtë vjeshtë.

Ndryshimi më i rëndësishëm i ndarjes së Çmimit është emërimi i pesë anëtarëve të pavarur dhe të jashtëm, të cilët do të ndihmojnë Akademinë Suedeze për të zgjedhur laureatët ‘për vitet e ardhshme’. Se si përzgjidhet fituesi ka qenë prej kohësh një sekret. Ajo që dihet është se rreth 200 nominime shqyrtohen nga Akademia në muajin shkurt dhe më tej, në maj përgatitet lista e ngushtë me pesë autorë që studiohen gjatë verës. Arkivat e detajuara për arsyetimin e jurisë hapen 50 vjet pas ngjarjes.

Sekretari i përhershëm i Akademisë Suedeze, Anders Olsson, ka njoftuar më herët shtyrjen e Çmimit, duke thënë se organizata i duhej të përqendrohej në “rikuperimin e besimit të publikut” për shkak të trajtimit të një serie akuzash për sulmet seksuale të bëra kundër Jean-Claude Arnault, bashkëshortit të anëtares Katarina Frostenson. Arnault u dënua më pas për përdhunim dhe nisi vuajtjen e dënimit. Një seri dorëheqjesh përfshiu Akademinë atë kohë, e më pas u kërkuan 12 anëtarë për të zgjedhur dhe shpallur fituesin.

Pas skandalit, Fondacioni Nobel kritikoi Akademinë për “kultivimin e një kulture të mbyllur për një periudhë të gjatë kohore”. Ndër të tjera Fondacioni vlerësoi Akademinë duke thënë se zërat e jashtëm ‘tanimë do të shtojnë perspektiva të reja të vlefshme’ për jurinë. Çmimi, sipas vullnetit të Alfred Nobelit, i jepet autorit që ka shkruar ‘veprën më të shquar në një formë idealiste’.

Laureatët e letërsisë pos medaljes marrin edhe shpërblimin prej 9 milionë krunash suedeze (rreth 850 mijë euro). Shkrimtari britanik Kazuo Ishiguro ishte laureati i fundit, në vitin 2017. Vitin e kaluar autorit Guadeloupean Maryse Condé iu dha një “Nobel alternativ”, çmimi i Akademisë së Re, që e plotësoi boshllëkun e lënë nga anulimi i çmimit zyrtar.

Cilat janë parashikimet?

Sadoqë Çmimi Nobel për Letërsi ka qenë prej kohësh tepër i vështirë për t’u parashikuar , kjo kurrë nuk i ka ndaluar botuesit të përpilojnë shanset e tyre vjetore. Sipas faqes mjaft të njohur britanike Nicer Odds, poetja dhe eseistja kanadeze Anne Carson është në majën më të mirë të këtij viti, ndërsa shanset më të pakta i ka George R. R. Martin, një shkrimtar i tregimeve të shkurtra dhe novelist amerikan, i cili shkruan në zhanrin e fantazisë, horrorit, dhe fanta- shkencë. Martin është gjithashtu një skenarist dhe producent televiziv. Ai është bërë i famshëm me serinë e tij të novelave fantastike më të shitura ndërkombëtarisht, A Song of Ice and Fire, të cilën më vonë HBO e përshtati për një seri ‘dramë’, të titulluar Game of Thrones (Loja e froneve).

A do të marrë fund pritja e padurueshme e Milan Kunderës? A do të mund të bëhet Salla e Koncerteve të Stokholmit një pallat ëndrrash për Ismail Kadarénë? Po Olga Tokarczuk, shkrimtarja polake me një zë dhe reputacion të njohur në publik, do të arrijë dot të gërmojë tokën mbi eshtrat e bashkëmoshatarëve të saj të mundur? Këtë do ta zbulojmë Të Premten e Madhe këtë javë. Urojmë që dita satanike të mos jetë e pangjyrë për shqiptarin tonë!

Ja dhe disa nga pretendentët…

Anne Carson 4/1

Maryse Condé 5/1

Can Xue 8/1

Haruki Murakami 8/1

Lyudmila Ulitskaya 8/1

Ngugi Wa Thiong’o 8/1

Margaret Atwood 10/1

Marilynne Robinson 10/1

Olga Tokarczuk 10/1

Péter Nádas 10/1

Adunis 14/1

Gerald Murnane 14/1

Mircea Cartarescu 14/1

Ya Hua 14/1

Ismail Kadaré 17/1

Javier Marías 20/1

Jon Fosse 20/1

László Krasznahorkai 20/1

Milan Kundera 20/1

Peter Handke 20/1

Yoko Tawada 20/1

César Aira 25/1

Yang Lian 25/1

Ko Un 33/1

Ernesto Cardenal 50/1

George R. R. Martin 250/1

Top Channel

Etiketat e lidhura

Ismail KadareMonika StafaNobel Prize
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 1 ore

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 2 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 3 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 3 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 3 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 6 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 ”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 3 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 5 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.