Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 07:39 Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave Parisi ka zgjatur një shtetrrethim të pjesshëm, duke kufizuar lëvizjen në disa pjesë të qytetit deri të hënën, ndërsa Marseja dhe Lioni kanë vendosur…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Për romanin “Bob Legjenda” të autores Arlinda Guma – Portreti i një artisti autoironik

Kultura E premte, 22 Janar 2021 14:08
Për romanin “Bob Legjenda” të autores Arlinda Guma – Portreti i një artisti autoironik
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Granit Zela

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Të shkruash një roman komik është njësoj sikur të veshësh një këmishë force dhe këtë s’e bëjnë as aktorë të shkëlqyer humori, për të vetmen arsye se duhet që para së gjithash të zotërosh mjeshtërinë e rrëfimit. Vetëm atëherë mund të arrish të përmbysësh në mënyrë të efektshme atë që në jetën e përditshme është e zakonshme, të krijosh të papriturën, të çuditshmen dhe, siç thotë David Serdaris në një nga leksionet e tij të shkrimit krijues, të jesh “në zjarr me idenë e fjalëve”.
Në rastin e romanit të tretë të Arlinda Gumës, “Bob Legjenda”, (Shtëpia e Librit, 2021) rrëfyesi i romanit është shkrimtar, personazhi çelës që hap të gjitha dyert e rrëfimit, personazh që i ngall lexuesit dëshirën për ta shoqëruar pareshtur në një aventurë të pazakontë leximi.
Dy linja rrëfimi që mbizotërojnë në roman; njëra është rrëfimi për dashurinë e dikurshme dhe tjetra rrëfimi autoironik për jetën e Bobit si shkrimtar, por të dyja shihen përmes tejqyrës dhe lupës zmadhuese, e cila krijon pamje dhe përthyerje imazhesh para lexuesit që është duke lexuar një roman, por shumë herë ngjan sikur po sheh një film, ngaqë imazhet bëhen të gjalla si episode filmike.
Bobi është një personazh që jeton mes një morie paradoksesh: mbiemri i artit “Legjenda” është ironi ndaj delirit të madhështisë që ka molepsur skribët e penës. Sprovat e tij të para shkrimore gjatë fëmijërisë janë zhdukur në disa fletore që ia ka ngrënë qeni, romanin e parë ia ka djegur ish e dashura… I dyti i jep suksesin letrar, por ai s’e merr seriozisht as suksesin e tij si shkrimtar, as shkrimtarët e tjerë që janë të bindur dhe që janë gati të sakrifikohen për t’u bërë të suksesshëm, as kritikët, as gazetarët, as akademikët, asgjë që është molepsur nga klisheja dhe sipërfaqësorja.
Paradoksi më i madh që e trondit jetën e tij është fakti që shkruan një roman dhe më pas një skenar dhe madje ndihmon edhe në xhirimet dhe realizmin e një filmi që ka si personazh kryesor një vajzë që nuk e do më… Kjo dhe shumë paradokse që përshkojnë jetën e tij, e vënë nën efektin e një force vetëshkatërruese. Si shkrimtar është skeptik, madje cinik për artin që bën, për vlerësimet që merr për të, duke mos e marrë seriozisht suksesin e tij letrar.
Duke qenë i tillë, Bobi ka shije të ndryshme letrare nga rrethi artistik i qytetit, por kontrastin më të thellë ai e përbën me shkrimtarët e kolonisë “Mesia”:

Mund t'ju interesojë

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

22 Tetor 2026, 07:23
Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA

Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA

16 Tetor 2026, 10:15
“Britannica”: Shqipëria ndër shekuj, nga e kaluara e trazuar te perspektiva evropiane

“Britannica”: Shqipëria ndër shekuj, nga e kaluara e trazuar te perspektiva evropiane

13 Tetor 2026, 10:25

“Dje, një shkrimtare prej kolonisë, deklaroi vërtet diçka apokaliptike; ajo rrëfeu gjithë ngazëllim se tashmë romani i saj po përkthehet në dhjetë gjuhë të botës.
Gazetarja shqeu sytë nga habia, pse nuk e paskej ditur që do intervistonte një gjeni.
Unë nuk u habita dhe aq. Dhe për më tepër, m’u duk i drejtë vendimi që shkrimtarja të përkthehet në aq shumë gjuhë.
Le ta njohë e gjithë bota mediokritetin e saj! Nuk kemi pse të vuajmë vetëm ne!
Le të vuajë edhe lexuesi global! Nuk kemi pse ta përjashtojmë nga kjo mynxyrë!
Vuajtja të rrit!
Vuajtja të fisnikëron!
Le të shtrihet vuajtja, sporti ynë kombëtar, edhe në rrafsh global.”

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Qesëndisje të tilla ka edhe për kritikët letrarë, poetët “gjeni të fjalës”, gazetarët e kulturës, ciceronët e shkrimtarëve të shquar, konferencat e shtypit, madje edhe për vetë lexuesit.
Ajo që më pëlqeu më shumë tek ky roman ishte rimarrja e herëpashershme e një tipari paradoksal që Bobi i përshkruan një personazhi tjetër, duke e theksuar gjithnjë e më shumë, si në një portret që nuk nxirret që në fillim i plotë para lexuesit, por ravijëzohet ngadalë dhe me kujdes, duke arritur një plotësi karakteriale që i bën personazhet të paharrueshëm.
Këtë skalitje me mjeshtëri, Bobi e bën me veten nëpërmjet autoironisë dhe pastaj me të gjithë personazhet; me Melodinë – ish të dashurën, me Rodin; shokun e ngushtë, plagjiator dhe shkrimtar mediokër, me Konja Adrianin, regjisoren e filmit që e pështjellon edhe më shumë studion e tij.
Nëse në fillim njihemi me Rodin, sa për të dhënë një shembull, si shoku i ngushtë i Bobit, i cili si shkrimtar, jo vetëm që është një plagjiator profesionist i Gabriel Garcia Márques-it dhe ka sukses me romanet e vjedhur nga ai, ky tipar jo vetëm që mishërohet në emrin e tij që e ka si plagjiaturë, një përzierje të emrit Rudiard, në nderim të Rudiard Kipling-ut dhe Rod, në nderim të Rod Stewart-it, por portreti i tij si shkrimtar mediokër plagjiator përforcohet vazhdimisht pas çdo episodi, duke marrë përmasa groteske, si në rastin kur i shkruan një letër të shkurtër ish të dashurës, të cilën e mbush me korrigjime, duke imituar në mënyrë qesharake procesin e shkrimit të një vepre letrare.
Së dyti, një strategji vërtet e efektshme është portretizimi i secilit personazh nëpërmjet kontrastit: ish e dashura violonçeliste quhet Melodi, por në realitet është “e tmershme” dhe “e rrezikshme”, a thua se është vetë Hitleri i mishëruar. Ajo i fut në “krematorium” dorëshkrimin e romanit të parë. Bobi është “shkrimtar i shiut” kurse Rodi “shkrimtar i thatësirës”, Melodia është personazh i aksionit, Konja Adrian është e kundërta e saj, etj., etj.
Së treti, megjithëse kemi një rrëfyes kryesor, gjatë leximit të krijohet përshtypja se ka shumë rrëfime dhe kjo ngaqë në disa episode personazhi i drejtohet me shpoti vetes, në të tjera flet me lexuesin, dialogon ose hamendëson se dialogon me secilin prej personazheve apo përhumbet në monologë përsiatës për personazhet e tjerë ose për gjendjen në të cilën ndodhet si shkrimtar në procesin e shkrimit.
Në veprën “Shënime për humorin”, E.B.White shkruan: “Hollësitë e satirës dhe të burleskës, të absurditeve, parodisë dhe shpotive hokatare, nuk janë për shijen e përgjithshme; ato janë për shtresën e sipërme (ose, nëse dëshironi, të poshtme) të intelektit!
Pavarësisht nga kjo, jam i sigurt se ky roman do ta gjejë lexuesin, kurse autorja do ta ketë këtë vepër si një arritje të përveçme në karrierën e saj si shkrimtare.

Etiketat e lidhura

Arlinda GumaBob LegjendaGranit Zelalibri
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave
Para 52 minutash

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti
Para 53 minutash

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?
Para 54 minutash

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit
Para 55 minutash

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 10 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 13 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 14 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 12 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.