Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Përshtypje nga ekspozita vetjake e piktores Merita Myderrizi Maloku

Kultura E premte, 16 Shtator 2022 14:25
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kohë më parë në Galerinë e qytetit të Pejës u hap ekspozita e piktores Merita Myderizzi Maloku, ekspozitë kjo që organizohet nga Drejtori i posagjedhur i Galerisë së qytetit të Pejës Prof. Turhan Bajraktarit. Konceptin ideor te programit të galerisë, menaxheri i institucionit e rifillon punën e tij të mandatit katërvjecar pikërisht me ketë ekspozitë ku sipas dinamikës së programit do vijojnë ekspozitat vijuese: personale, kolektive të karakterit kombëtar dhe atyre ndërkombëtare të konceptuara në bazë të dinamikës të programit vjetor të galerisë.

NGA: PROF. Dr. HIVZI MUHARREMI

Ekspozita

Mbresa nga ekspozita e piktores Merita Myderrizi Maloku, e cila kohë më parë në Galerinë e Arteve të qytetit të Pejës hapi ekspozitën e parë në vendlindjen e saj, në qytetin piktoresk, në qytetin ku “lindën” institucionet kryesore të kulturës si ato të arteve pamore dhe arteve skenike. Pra, në Pejë ku nismat e para të pikturës artistët e të tri brezave i morren nga Shkolla e Mesme e Arteve duke filluar nga Profesori i saj Akademiku Muslim Mulliqi, Tahir Emra, Xhevdet Xhafa, Rexhep Ferri e qindra artist të tjerë të brezave të ndryshme.

Mund t'ju interesojë

NASA zbulon të dhëna të reja për mundësinë e ekzistencës së jetës aliene në sistemin tonë diellor

NASA zbulon të dhëna të reja për mundësinë e ekzistencës së jetës aliene në sistemin to...

20 Nëntor 2026, 17:31
400 vjet nga shugurimi Katedrales së Shën Pjetrit në Romë

400 vjet nga shugurimi Katedrales së Shën Pjetrit në Romë

19 Nëntor 2026, 08:40
Sadik Bejko: Shënime dhe mbresa nga “Oxhaku i Këlcyrës” i Mero Bazes

Sadik Bejko: Shënime dhe mbresa nga “Oxhaku i Këlcyrës” i Mero Bazes

18 Nëntor 2026, 22:04
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Merita Myderrizi Maloku në ekspozitën e saj para artdashësve Pejan prezantohet kryesisht me peizazhe si dhe me natyra të qeta. Pra, këto vepra janë realizuar gjatë periudhave të ndryshme kohore e deri tek punimet e fundit. Si një tërësi ekspozita pasqyron punën e artistes e cila si duket me përkushtim të madh qenka qasur artit, në vijimësi nga periudhat e hershme të rrugëtimit të saj drejtë krijimtarisw figurative, por, pa një pompozitet në shpërfaqje, prezantim para audiencës. Autorja e ekspozitës me opusin e veprave mbi 50 tablo të ekspozuara në ambientet e galerisë shpalos tërë krijimtarinë e saj krijuese si piktore pleneriste, postimpresioniste, ekspresive dhe ekspresivo abstrakte.
Në shumë kompozime të peizazheve pleneriste dhe tablove tjera të ekspozuara, autorja theksin kryesor të realizimit të veprave artistike kryesisht e drejton përmes implementimit të dritës natyrale e cila në të shumtën e kompozimeve fokusohet si pjesë përbërëse e tërësisë strukturale e kompozicionale. Piktorja Merita Myderrizi qysh në fëmijëri të hershme ka treguar interesim të madh ndaj artit, ku edhe sot në mënyrë aktive i qaset ketij vokacioni artistik. Edhepse gjatë periudhave të ndryshme kohore ajo i është qasur zhanreve të ndryshme artistike e që në vijimësi gjatë rrugëtimit artistik i tërë opusin krijuës e mbarshtron përmes realizimit të veprave nga fusha e peizazhit. Në këtë aspekt e tërë ekspozita personale e Merita Myderrizi Malokut spikatë dhe dëshmon vlerat e njëmendta artistike e kompozicionale duke filluar nga peizazhet e deri tek trajtimi i figurave të nduarnduarta si: “Peizazh, 2002”, “Peizazhet 2010”, ”Natyrat e qeta”, “Peizazhet me motive Dukagjini”, “Peizazh 2021”, “Peizazh 2022”, si dhe në shumë kompozime të tjera.
Peizazhet kryesisht janë punuar në kohë të ndryshme stinore dhe çdo njëra e shpreh mënyrën e qasjes dhe të disponimit të artistës, por gjithnjë duke mpleksur shpirtin dhe veçantinë si në aspektin koloristik poashtu edhe përmbajtësor. Andaj, piktorja orvatet që gjithnjë të implementojë koloritin intensiv me primesa ekspresive, intensive në tablotë e saja sidomos nga ato të natyrës me theks të vecantë të peizazheve pleneriste, ku vie në shprehje dufi i brendshëm postimpresiv dhe ekspresovo-abstrakt të shpërfaqur me një kolorit të çiltër gjithnjë duke spikatë hapësirën përkatësisht thellësin kompozicionale ku përmes valereve, dritës natyrale dhe strukturës koloristike i përfiton planet hapësinore. Gjithashtu duhet theksuar edhe një karakteristikë tjetër që mund të vërrehet në këto tablo të peizazheve, veçanërisht në ato kompozime ku trajtohen imazhet e ndryshme të natyrës gjatë katër stinëve vjetore. Ku autorja është më inventiv në shpërfaqje të elementeve figurative e përmbajtësore.
U lind në vitin 1961 në Pejë. Diplomoi në Prishtinë në Akademinë e Arteve në Degën e pikturës në klasën e doajenit dhe maestros Akademik Muslim Mulliqi. Është pjemarrëse në ekspozitat kolektive të organizuara si në Prishtinë poashtu edhe në qendrat tjera dhe jashta Kosovës. Poashtu në kohë të fundit është pjesmarrëse në shumë Koloni dhe manifestime tjera artistike.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 4 orësh

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 4 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 5 orësh

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 5 orësh

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 13 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 8 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 15 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

4 Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 4 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.