Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Piero dhe Raimondo d’Inzeo, vëllezërit arbëresh legjenda të hipizmit Botëror

Kultura E diel, 23 Maj 2021 16:51
Piero dhe Raimondo d’Inzeo, vëllezërit arbëresh legjenda të hipizmit Botëror
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Eridion Gjetja –

Hipizmi, tashmë i njohur dhe i praktikuar në të gjithë botën, lind nga raporti i ngushtë gati 6 mijë vjeçar që lidh njeriun me kuajt. Të vëna në jetë që nga kohët e Greqisë së lashtë garat me kuaj janë të pranishme në shumë kultura të botës dhe i janë nënshtruar një evolucioni që na ka dhuruar sportin e kodifikuar me rregullat e sotme. Origjina e hipizmit modern rrjedh nga Britania e Madhe rreth shekujve XVII-XVIII-të, për tu përhapur më pas gjërësisht ndër klasat aristokratike në të gjithë botën. Bukuria dhe veçantia e këtij sporti qëndrojnë si në elegancën dhe linearitetin e lëvizjeve ashtu dhe në kapacitetin e kalorësit për tu “bërë një me kalin”. Duke filluar që nga lojrat olimpike të Parisit 1900 kapërcimi i pengesave u pranua si disiplinë olimpike. Pikërisht këtij specialiteti ja kushtuan jetën vëllezërit me origjinë arbëresh D’Inzeo, që konsiderohen ndër kalorësit më të rëndësishëm të shekullit të XX-të. Piero i datëlindjes 1923 (Romë) dhe Raimondo D’Inzeo (Rieti), dy vite më i vogël, iu përkushtuan hipizmit që në moshë shumë të re nën kujdesin gjithnjë e më vigjilent të babait Costante, marshall i kavalerisë italiane dhe themelues në 1934 i Società ippica Romana.
Origjina e tyre është nga Montecilfone (Munxhufuni në shqipen e arbëreshëve), në provincën e Campobasso-s, ku shtëpia e familjes D’Inzeo ndodhet në sheshin Skënderbej. D’Inzeot janë derë me emër në komunitetin arbëresh të zonës. Pasquale D’Inzeo, gjyshi i dy kampionëve, ka qënë kryetar i bashkisë nga 1896 deri më 1902 në kohën e monarkisë italiane. Duke ndjekur gjurmët e të atit Piero do bëhej major i kavalerisë ndërsa Raimondo kavalier në rradhët e armës së Karabinierëve. Me kalimin e viteve të dy do të rafinonin teknikën duke lënë të kuptohej se tashmë ishin gati për ç’do sfidë. Pjesmarrës në tetë lojra olimpike rjesht, nga Londër 1948 e deri në Montreal 1976, rekord për atletët italian, dy vëllezërit do të fitonin gjashtë medalje secili. Dy argjendi dhe katër bronzi për Pieron, ndërsa një ari, dy argjendi dhe tre bronzi per Raimondon i cili do shpallej dhe dy herë rrjesht kampion bote. Ky i fundit do të përzgjidhej si “kalorësi më i mirë në histori” nga një grup gazetarësh dhe ekspertësh të hipizmit botëror. Të panumërta janë triumfet e tyre në kompeticione të ndryshme. Një ndër garat e preferuara nga Piero qe padyshim konkursi i përvitshëm ndërkombëtar Piazza di Siena, që mbahet nga 1926-ta, në të cilin rezulton të jëtë kalorësi me më shumë fitore, plot shtatë kundër katër të të vëllait. Duke filluar nga viti 2014 kompeticioni Piazza di Siena ka marrë emrin Master Fratelli D’Inzeo për nder të dy vëllezërve arbëresh legjenda të hipizmit botëror. Sot ata nuk jetojnë më por mësimet dhe veprat, jo vetëm sportive, që kanë lëne pas janë emblematike. Vlerat familjes, të sportit dhe të uniformës, si dhe dedikimi i jetës ndaj një disipline kaq fisnike janë receta e suksesit të këtyre figurave, ambasador, në një farë mënyre, të një “shqiptariteti” që na bën të ndjehemi krenar.

Mund t'ju interesojë

NASA zbulon të dhëna të reja për mundësinë e ekzistencës së jetës aliene në sistemin tonë diellor

NASA zbulon të dhëna të reja për mundësinë e ekzistencës së jetës aliene në sistemin to...

20 Nëntor 2026, 17:31
400 vjet nga shugurimi Katedrales së Shën Pjetrit në Romë

400 vjet nga shugurimi Katedrales së Shën Pjetrit në Romë

19 Nëntor 2026, 08:40
Sadik Bejko: Shënime dhe mbresa nga “Oxhaku i Këlcyrës” i Mero Bazes

Sadik Bejko: Shënime dhe mbresa nga “Oxhaku i Këlcyrës” i Mero Bazes

18 Nëntor 2026, 22:04
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 6 orësh

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 6 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 7 orësh

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 7 orësh

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 14 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 10 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 17 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

4 Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 6 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.