Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 09:37 Bruno Fernandes po luante në Champions, hajdutët i grabisin 4 milionë paund në shtëpi Shtëpia e Bruno Fernandes në Cheshire është grabitur nga tre persona të maskuar, ndërsa kapiteni i Manchester United ndodhej në Itali për një ndeshje…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Revolta e autorit të “Epopes së Ballit…. në vjeshtën e vitit 43

Kultura E diel, 30 Gusht 2020 20:20
Revolta e  autorit të “Epopes së Ballit….  në vjeshtën e vitit 43
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Gëzim Llojdia –

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

1.

Mund t'ju interesojë

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

22 Tetor 2026, 07:23
Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA

Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA

16 Tetor 2026, 10:15
“Britannica”: Shqipëria ndër shekuj, nga e kaluara e trazuar te perspektiva evropiane

“Britannica”: Shqipëria ndër shekuj, nga e kaluara e trazuar te perspektiva evropiane

13 Tetor 2026, 10:25

Një pasdite duke lexuar librin;”Jam shok me ty” të shkrimtarit Shevqet Musaraj , një shkrimtar, që i përket brezit të shkrimtarëve të paraluftës, shprehet Rexhep Qosja,kurse si krijues të dalluar janë afirmuar në vjetët pas saj. Ka një të vërtetë të çuditshme në një botim të vitit 2014 nga :”Toena”për shkrimtarin Shevqet Musaraj.Në fakt është një letër e shkrimtarit Sh.Musaraj, drejtuar Enver Hoxhës në 25 tetor 1943.Shkrimtari i revoltuar i drejtohet E.Hoxhës për vrasjen e Zenel Avdurramanit .Shkrimtari i përmend faktin se:”Shumë nga fshataret thonë: nevej një gjë na mbetet dhe kjo është që të mos qasem as njërën as tjetrën pale gjersa ato te mos e kenë gjetur fjalën me njëra- tjetrën, që do të thotë që të mos pranojnë në fshat as një palë politike ,as Ballin dhe as Çlirimtaren.Të duket e çuditshme se autori që shkroi “Epopen e Ballit….do të denonconte vete me fakte një vrasje të një nacionalisti në fshatin Drashovicë të Vlorës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ja se e fillon letrën shkrimtar i njohur:

“Shumë nga fshatarët thonë: nevej një gjë na mbetet dhe kjo është që të mos qasëm as njërën as tjetrën palë gjersa ato te mos e kenë gjetur fjalën me njëra- tjetrën. Kështu duke qëndruar punët, ballë-kombetaristet mundohen me çdo mënyre të sfruktojne ne favor të tyre edhe gabimet më të vogla që mund të bëhen nga shokët tanë. Po, me gjithë këtë, një fare shprese për afrim gjene ekzistonte, se e kërkon populli vete, i madh e i vogël. Kisha biseduar këtu me disa veta të mirënjohur në rrethet e atjeshme, që të provokonin një mbledhje të gjerë me popull, me komunistë e nationalistë, për t’u shpjeguar me gjakftohtësi punët ( shkaku se tek Hysni Lepenica kanë një fare simpathije edhe disa elemente tanë të ndershëm e të vendosur për çdo sakrifice) dhe kjo mbledhje , mësova se ishte vënë në vij që do të bëhej këto ditët e fundit.

2.

Shkrimtari Musaraj ,dihej që mbante anën e nacional çlirimtares dhe kishte dalë në armë në dorë në luftën kundër pushtuesve.Ai mbetet i shqetësuar se ndërsa pritej një bashkëpunim mes dy palëve në luftë kundër pushtuesve befasisht vritet një nacionalist si Z.Avdurramani.Musaraj dënon vrasësin dhe duke hedhur madje edhe një fjalë të rëndë si:”miq të Arshiut, të cilët “janë futur” në parti vetëm e vetëm për të kryer ambiciet e tyre. Sh.Musaraj shkruan:”Mirëpo, pikërisht ne këto momente, vritet Zejnel Abduhrramani nga Drashovica, rival i Arshi Halilit për punëra private, një njeri që po qe fjala për ballë-komëtarist i rrezikshëm, qëndron në bisht të të gjithëve. Kush e vrau? Pse u vra?Ball-kombëtaristët ishin hazër ta sfruktonin rastin: E vranë djemtë e Arshi Halilit me kaninjotët e tjerë, miq të Arshiut, të cilët “janë futur” në parti vetëm e vetëm për të kryer ambiciet e tyre.Partia lëshon komunikatë:” Dora e drejtësisë ekzekutoi Zejnel Abduhrramanin, spiun provokator i njohur prej popullit”. Abduhrramanin e njeh populli për spiun!? Zejnel Abduhrramanin, hanedanin e vendit tonë, sofrën e kazasë? Si është e mundur? Lot ndonjë gjë këtu, thonë nëpër popull.Djemtë e Arshiut me kaninjotë do i kenë ndezur urët në këtë mes. Po partia si është e mundur ta bëjë këtë gafë?…

3.

Shkrimtari Sh.Musaraj tregon se në këtë zonë operative se konflitete i ndezin të tjerë.Ai madje përmend Liri Gegën si dhe pohimet e saj , që duhej personi i vrarë demaskuar më parë si spiun provokator…Por ja si shprehet shkrimtari Sh.Musaraj:

…Muzhiku (Liri Gega) thotë: “Me të vërtetë shokët duhet ta kishin demaskuar me parë këtë njeri si spiun provokator, gjë që nuk është bërë.Po s’ka gjë, a derëzi, populli i vërtetë dëshiron t’i shohë në litar të këtillët. Ja, nevej po fillojmë t’i demaskojmë me radhë të gjithë ballë-kombtaristët e këtushëm. S’kemi c’presëm.

4.

Shkrimtari, që shkoi :”Epopenë e Ballit….” me pohimet e një komunisti të vërtetë shkruan në letër se :njeriu i vrarë si spiun, s’ka njeri që ta njohe për të këtillë. Ish një njeri, që shikonte mjaft interesin e tij, por jo të shitej në të huaj për punë interesi. Ish një njeri ,që s’i mbushej mendja për komunizmë (gjë që s’mund ti themi faj) se komunizmi, sipas xhahillëkut të tij, do t’i rrëmbente arat, që kish vënë me mundim.Vijimi i letrës së shkrimtarit të njohur:”Në qoftë se Zejnel Abduhrramani është ekzekutuar vetëm si ” spiun”, unë deklaroj me sinqeritetin e një komunisti se Zejnel Abduhrramanin, s’ka njeri që ta njohë për të këtillë. Ish një njeri ,që shikonte mjaft interesin e tij, por jo të shitej në të huaj për punë interesi. Ish një njeri që s’i mbushej mendja për komunizmë(gjë që s’mund ti themi faj) se komunizmi, sipas xhahillëkut të tij, do t’i rrëmbente arat që kish vënë me mundim. Pastaj, në komunizmë bënte pjesë Arshi Halili me të bijtë, si ishte e mundur, që të futej edhe ai në atë rreth?.. Zejnel Abduhrramani është vrarë udhës ,që të shpie nga shtëpia e tij në fshat. Është vrarë në momentin, që po shkonte në një mbledhje që do të bëhej në Drashovicë midis komunisteve dhe nationalistësve, në të cilën ishte thirrur edhe ai të merrte pjesë.

5.

Veç të shohësh, aty më sipër rreshtat e fundit të letrës, që shkroi shkrimtari Sh.Musaraj , në vjeshtën e vitit ’43 dhe ja dërgoi udhëheqësit të tij luftës. Bie në sy,revolta për vrasjen e një nacionalisti si dhe manipulimi që bënin drejtuesit e njohur si :”Muzhiku” në këtë rast. Letra e shkrimtarit Sh.Musaraj shpreh sinqeritetin e tij në ato kohë të trazuara të luftës së dytë botërore. Ishte koha kur po çuditërisht, po ndodhte krisja e madhe mes shqiptarëve.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Bruno Fernandes po luante në Champions, hajdutët i grabisin 4 milionë paund në shtëpi
Para 7 minutash

Bruno Fernandes po luante në Champions, hajdutët i grabisin 4 milionë paund në shtëpi

Elisa Spiropali merr një detyrë të re parlamentare
Para 13 minutash

Elisa Spiropali merr një detyrë të re parlamentare

1 pikë nuk e “shëron” Juven, Spalletti ka ende shumë punë përpara
Para 33 minutash

1 pikë nuk e “shëron” Juven, Spalletti ka ende shumë punë përpara

Sherri në Kuvend, Sekretariati i Etikës shqyrton sot kërkesën e PS për përjashtimin e 20 deputetëve demokratë
Para 34 minutash

Sherri në Kuvend, Sekretariati i Etikës shqyrton sot kërkesën e PS për përjashtimin e 20 deputetëve de...

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 12 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 14 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 15 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 13 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.