Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 07:39 Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave Parisi ka zgjatur një shtetrrethim të pjesshëm, duke kufizuar lëvizjen në disa pjesë të qytetit deri të hënën, ndërsa Marseja dhe Lioni kanë vendosur…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Shtypi francez në tetor 1912/ Gjenocidi i forcave malazeze ndaj shqiptarëve në Plavë, 900 të vrarë

Kultura E diel, 27 Shtator 2020 13:10
Shtypi francez në tetor 1912/ Gjenocidi i forcave malazeze ndaj shqiptarëve në Plavë, 900 të vrarë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Aurenc Bebja, Francë 

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Shtypi francez i ka kushtuar një vemendje të veçantë pushtimit të Plavës nga forcat malazeze në tetor të 1912, rrëfimin e të cilit, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Mund t'ju interesojë

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

22 Tetor 2026, 07:23
Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA

Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA

16 Tetor 2026, 10:15
“Britannica”: Shqipëria ndër shekuj, nga e kaluara e trazuar te perspektiva evropiane

“Britannica”: Shqipëria ndër shekuj, nga e kaluara e trazuar te perspektiva evropiane

13 Tetor 2026, 10:25

L’Univers, e hënë, 21 tetor 1912, f.2 :

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

“Vjenë, 19 tetor. – Malazezët duan të bombardojnë Taraboshin nga tre anët dhe po përgatisin sulmin për nesër. Plava u mor sot, pas një mbrojtje kokëfortë të shqiptarëve, 900 prej të cilëve ranë (u vranë). Gratë dhe fëmijët shqiptarë morën pjesë në mbrojtje. Humbjet e malazezëve janë gjithashtu të konsiderueshme.”

L’Intransigeant, e martë, 22 tetor 1912, ballinë :

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

“Malazezët kanë marrë Plavën dhe Gucinë (ku u zhvillua një përleshje disa ditë më parë). 900 shqiptarë myslimanë thuhet se kanë rënë duke mbrojtur Plavën. Dy qytetet e marra (të pushtuara) janë në lindje të Malit të Zi, në veri të Shkodrës.”

L’Écho de Paris, e martë, 22 tetor 1912, f.2 :

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

“Malazezët janë ende duke bërë përpjekje të mëdha për të pushtuar Taraboshin dhe Shkodrën (ushtria e Jugut, nën urdhrat e gjeneralit Martinoviç).

Ushtria e Veriut, e komanduar nga gjenerali Vukotiç, pushtoi Plavën më 19 dhe Gucinë më 20.

Gucia, në jug të liqenit të Plavës, ka 4.000 banorë. Ky qytet iu dha malazezëve në 1878 nëpërmjet Traktatit të Berlinit dhe ata e shkëmbyen atë me një territor tjetër në 1880.

Qyteti i Plavës u mbrojt me kokëfortësi nga shqiptarët, burrat, gratë dhe fëmijët që humbën gati 1.000 prej të tyreve. Malazezët u gjetën gjithashtu në vështirësi të madhe. Luftimet në këto rajone malore, midis fiseve të ashpra, kanë një karakter të veçantë dhune.”

La Tribune de l’Aube, e martë, 22 tetor 1912, ballinë

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

“Podgoricë, 21 tetor. – Pushtimi i Gucisë u parapri nga ai i Plavës, pas një mbrojtje kokëfortë të shqiptarëve, 900 prej të cilëve u vranë. Gratë dhe fëmijët shqiptarë morën pjesë në mbrojtje. Humbjet e malazezëve janë gjithashtu të konsiderueshme.”

Le Sémaphore de Marseille, e mërkurë, 23 tetor 1912, f.2 :

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

“Nga Cetinje : Pushtimi i Plavës ishte shumë i përgjakshëm; 900 shqiptarë u vranë, midis tyre gra dhe fëmijë, të cilët u gjetën me armë në dorë.”

Burimi: https://www.darsiani.com/la-gazette/shtypi-francez-ne-tetor-te-1912-gjenocidi-i-forcave-malazeze-ndaj-shqiptareve-ne-plave-900-burra-gra-e-femije-te-vrare/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave
Para 38 minutash

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti
Para 39 minutash

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?
Para 41 minutash

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit
Para 42 minutash

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 10 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 13 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 14 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 12 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.