Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 89 lekë dhe shitet me 90 lekë, dollari amerikan blihet me 80.8 lekë dhe shitet me 82…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Si e sulmonin Krishtlindjen komunistët shqiptarë në shtypin ateist?

Kultura E premte, 25 Dhjetor 2020 21:29
Si e sulmonin Krishtlindjen komunistët shqiptarë në shtypin ateist?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Sokol PAJA – DIELLI

Regjimi politik që qeverisi Shqipërinë 1945-1990 ishte totalitarizëm stalinist. Komunistët shqiptar nuk pranonin asnjë ideologji tjetër përveç marksizëm-leninizmit. Ateizmi shtetëror u kthye në ideologji zyrtare e funksionimit të shtetit monist. Propaganda antifetare e komunistëve shqiptarë në shtypin ateist, me qëllim që ta justifikonte para njerëzve vrasjen e klerikëve, shkatërrimin e institucioneve fetare dhe ndalimin e fesë me ligj, ushtroi për afro 50 vjet një propagandë agresive në të gjitha dritaret e shtypit, radios e televizionit. Komunistët e akuzonin fenë në Shqipëri si veprimtari antikombëtare, antishkencore, fenë si instrument të politikave të huaja në Shqipëri, fenë si një pengesë të zhvillimit të rendit të ri komunist, feja si zakon i keq dhe i dëmshëm për shoqërinë, feja si ideologji reaksionare, feja si pengesë për çelikosjen dhe unitetin popull-parti. Totalitarizmi është regjim politik ku ka vetëm një parti të vetme politike që kontrollon, menaxhon dhe orkestron totalitetin e aktiviteteve të shoqërisë komuniste. Partia është gjithçka. Partia është drita dhe oksigjeni i skellvërve të shtypur. Me qëllim frikësimin e popullit dhe mbajtjen në nështrim e kontroll, regjimi komunist në Shqipëri përdori vrasjet, arrestimet, burgosjet, përndjekjet, shkatërrimet, torturat fizike dhe psikologjike që përgjatë 45- viteve të diktaturës ishin nga më të pashembulltat në Shqipëri dhe më gjërë. Feja u sulmua pa pushim me fushata në media dhe veprime fizike të shkatërrimit të bazës institucionale, ideologjike, klerikale dhe spirituale. Feja binte ndesh me frymen totalitare dhe ideologjinë Marksiste-Leniniste dhe komunistët e shpallën të ndaluar. Kundër fesë, klerikëve dhe institucioneve për afro 50 vjet, regjimi komunist instaloi një makineri dhune, turture, frike e shkatërrimi, një aparat të tërë shtetëror, media, organizata partie, ndërmarrje, qëndra pune, shtëpi kulture, lëvizje studentësh, bashkime profesionale, koperativa fshati etj me qëllimin e vetëm zhdukjen përfundimtare të çdo elementi fetar në Shqipërinë pa zot. Një aspekt shumë i rëndësishëm i goditjes së klerit ishte sulmi ndaj festave fetare, riteve, por edhe bazës mbi të cilën ndërtohej një fe e caktuar. Në rastin e besimit katolik, Krtishtilindja është festa e dytë fetare më e rëndësishme e këtij besimi pas Pashkëve. Propagandistët komunistë në shtypin e shkruar ateist deklaronin: “Krishti s’ka ekzistuar kurrë dhe Krishtlindjet janë një legjendë, janë një mashtrim”, me këtë deklaratë propagandistike Jovan Vujoshi në shkrimin “Legjenda e Krishtit dhe Krishtlindjet”, botuar në gazetën “Zëri i Rinisë” të datës 22 dhjetor 1965 në numrin 101, në faqen 3, deklaron se klerikëve fetarë sipas J. Vujoshit u intereson që ta mbajnë sa më gjatë të gjallë këtë legjendë të “Krishtlindjes” që nuk ishte asgjë tjetër sipas komunistit Vojushi, veçse një mashtrim nga ku klerikët katolikë u shërbenin klasave shfrytëzuese me qëllim që të dërrmonin edhe më shumë klasat e shtypura. Në shkrimin ateist thuhet: “Shkenca thotë se nuk ka ekzistuar ndonji Krisht në botë, për këtë ajo niset nga faktet historike dhe nga mungesa e vërtetësisë në vetë shkrimet e ndryshme fetare” pasi sipas shkrimit propagandistik, në kohën që bëhet fjalë s’ka ekzistuar Krishti pasi ka pasur shumë historianë e shkrimtarë të cilët me siguri do kishin dokumentuar diçka rreth kësaj figure siç mendohet kaq të rëndësishme për katolikët – arsyeton komunisti Vojushi. Mbajtja e gjallë e ritit fetar të Krishtlindjes dhe kthimi i saj në një legjendë sipas propagandistit komunist Vojushi, ndihmoi edhe më shumë në nënshtrimin e besimtarëve, në shtypjen e tyre, zhytjen e tyre në iluzionin se feja është shpëtim në botën tjetër. Shkenca sipas propagandistit ateist Vojushi e ka treguar dhe e ka vërtetuar shkencërisht se s’ka ekzistuar Krishti, se s’ekziston bota e përtejme dhe se lumturia gjendet e duhet gëzuar në tokën komuniste. Lumturia sipas propagandistit komunist të kohës Vojushi, vinte me revolucion, nga marrja e pushtetit gjoja shfrytëzuesve e shtypësve fetarë, lumturia në këtë botë vinte me punë për ndërtimin e socializmit. Duke goditur festat kryesore apo ngjarjet më të rëndësishme të një feje të caktuar, komunistët synonin nëpërmjet mediave ti mbushnin mendjen njerëzve se feja ishte diçka jo e vërtetë, e pa bazuar shkencërisht dhe ishte një legjendë mashtruese. Sistemi komunist që sundoi Shqipërinë për afro 50 vjet, në themel të ndërtimit të shtetit totalitar kishte si qëllim eleminimin e kundërshtarëve, eleminimin e fesë dhe një propagandë ekstreme në media duke manipuluar masat sipas nevojave të pushtetit me qëllim mbajtjen të shtypur e të nënshtruar të popullit shqiptar.

Mund t'ju interesojë

NASA zbulon të dhëna të reja për mundësinë e ekzistencës së jetës aliene në sistemin tonë diellor

NASA zbulon të dhëna të reja për mundësinë e ekzistencës së jetës aliene në sistemin to...

20 Nëntor 2026, 17:31
400 vjet nga shugurimi Katedrales së Shën Pjetrit në Romë

400 vjet nga shugurimi Katedrales së Shën Pjetrit në Romë

19 Nëntor 2026, 08:40
Sadik Bejko: Shënime dhe mbresa nga “Oxhaku i Këlcyrës” i Mero Bazes

Sadik Bejko: Shënime dhe mbresa nga “Oxhaku i Këlcyrës” i Mero Bazes

18 Nëntor 2026, 22:04

Etiketat e lidhura

Sokol PAJA
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë
Para 4 minutash

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 4 minutash

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

Moti sot me stuhi e shi, nga 5° në Korçë deri 20° në Vlorë
Para 5 minutash

Moti sot me stuhi e shi, nga 5° në Korçë deri 20° në Vlorë

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 7 orësh

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Më të lexuarat

1 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 11 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

2 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 15 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

3 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 18 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

4 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.