Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 08:21 Edhe sot Rama kërkon DIALOG Edhe sot kryeministri Rama ka nxjerrë para kryeministrisë ca gurë në formë stolash dhe një tavolinë guri ku thotë DIALOG.
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Sllobodan Handke

Kultura E enjte, 10 Tetor 2019 16:01
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Çmimi Nobel për letërsi sot e humbi shkëlqimin moral duke rënë në duart e një adhuruesi të kriminelëve serbë të luftës. Juria e Stockholmit mori një vendim skandaloz.
Nga Enver ROBELLI

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Juria e Akademisë së Stockholmit sot ia dha Çmimin Nobel për Letërsi një shkrimtari serbomadh me emrin Peter Handke. Me shkrimet e tij, me veprimet e tij dhe me veprat e tij ai në pothuaj tri dekadat e fundit ka qenë në shërbim të hegjemonisë serbe. Peter Handke, i lindur në Austri, nëna sllovene, babai ushtar gjerman i stacionuar më 1942 në trevën austriake të Korushkës (Kärnten), ka relativizuar masakrat serbe ndaj boshnjakëve dhe shqiptarëve të Kosovës. Ka shkruar himne për Sllobodan Millosheviqin. E ka vizituar në qeli në Hagë, ka marrë pjesë në varrimin e tij në Pozharevc, e ka takuar Radovan Karaxhiqin dhe shumë e shumë kasapë të tjerë serbë. Në udhëpërshkrimet e tij nga Ballkani Handke ka atakuar mizorisht dhe me gjuhë tendencioze e manipuluese gazetat perëndimore që kanë kundërshtuar agresionin serb kundër popujve të tjerë në Ballkan. Në shënjestër të tij ka qenë sidomos «Frankurter Allgemeine Zeitung», e cila ka mbajtur qëndrim decidiv kundër hegjemonisë serbe në Ballkan.

Mund t'ju interesojë

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

Para 12 orësh
Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

Para 16 orësh
Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

22 Tetor 2026, 07:23

Në rrëfimet e tij të stolisura me një gjuhë kinse poetike Handke kërkon të «vërtetën më të thellë», të cilën, sipas tij, gazetarët e kanë heshtur. Cila është e vërteta e Handkes? Ajo është e ndërtuar me pasaktësi, mungesë empatie për viktimat, minimizim i krimeve serbe, fajësim i të tjerëve dhe mbrojtje e verbër e serbëve, shpërthim entuziazmi për jetën e pafajshme, bukolike të bujqve serbë, të cilët vetëm pjekin rakinë e tyre dhe duan të jetojnë në paqe.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në kërkim të së vërtetës së tij Handke për Millosheviqin shkruan se njëherë ka qenë president i Jugosllavisë, pastaj i Serbisë (është e kundërta), ndërsa fshatin serb Graçanicë afër Prishtinës e prezanton si Graçamica. Nuk është fare befasi që Peter Handke ka qenë kundër Tribunalit të Hagës, të cilin e quan një instrument arbitrariteti të drejtësisë së fitimtarëve. Njërin gjykatës në procesin kundër Millosheviqit ai e quan «një xhamajkan zezak me mjekër të bardhë» dhe tjetrin «një ekspert jugkorean i së drejtës së pengut». Me gjasë ai nuk beson se njerëzit me ngjyrë dhe aziatikët mund të shpallin drejtësi, sepse drejtësinë e di kadiu Handke.

Sepse kadiu nga Korushka e di se Jugosllavia është shkatërruar «nga jashtë» dhe jo nga «Slobodani», kështu – me këtë ton gati adhurues – i drejtohet Millosheviqit në Hagë, ndërsa ky flet për dy momente të karrierës së tij: vizitën në Kosovë më 1987 (kur serbëve të manipuluar në Fushë Kosovë u tha se «askush nuk guxon t’ju rrahë» dhe fjalimin në Gazimestan më 1989). Në këto fjalime Handke nuk sheh asgjë toksike. Në veprën e tij pro-Millosheviqit ai përpiqet të tregojë se Beogradi nuk e ka ditur fare se çfarë po ndodhë në Bosnjë, se atje serbët vendas «në luginat e largëta boshnjake» vetëm janë mbrojtur nga masakrat e myslimanëve.

Kadiu kur zemërohet edhe thyen gotat. Kur Papa më 1999 nuk u distancua nga sulmet e NATO-s kundër Jugosllavisë, Handke braktisi Kishën Katolike. Handke i qëndroi konsekuent serbocentrizmit të tij dhe simpatisë për ultranacionalistë. Në zgjedhjet presidenciale të vitit 2008 në Serbi ai përkrahu kë tjetër pos Tomisllav Nikoliqin.

Pas fjalimit të tij pranë varrit të Millosheviqit në Paris, në Comédie-Française (njërin nga teatrot nacionale të Francës), u hoq nga repertoari një dramë e tij. Në qershor 2006 Handke hoqi dorë nga çmimi Heinrich Heine të ndarë nga qyteti i Düsseldorfit pasi në mediat gjermane u ndez një debat i ashpër mbi rolin e Handkes në Ballkan. Vlera e çmimit ishte 50 mijë euro. Këtë shumë pastaj në shenjë proteste e mblodhën disa artistë nga Berlini, por Handke paratë ia dhuroi serbëve të fshatit Hoçë të Rahovecit. Për këtë fshat ai ka shkruar edhe një libërth. Pas pavarësimit të Kosovës Handke botoi një shkrim (më 22 shkurt 2008) në gazetën franceze «Le Figaro», ku shtetet perëndimore i quante «shtete banditësh». Handke e mori Nobelin për veprat e tij letrare, por ato nuk kanë ndonjë vlerë për shkak të angazhimit të tij si argat i Sllobodan Millosheviqit.

Duke ia ndarë Nobelin Sllobodan Handkes juria e Stockholmit dëshmoi se ende nuk e ka marrë veten nga skandalet e viteve të fundit. Vjet çmimi nuk u nda për shkak të një skandali që lidhej me korrupsion e ngacmim seksual. Sivjet u ndanë dy Nobelë: një për Handken dhe tjetri për shkrimtaren polake Olga Tokarczuk. Tani që i është ndarë çmimi Handkes, juria me gjasë shpreson se opinioni do të merret me Sllobodan Handken dhe jo me jurinë.

Dialogplus.ch

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Edhe sot Rama kërkon DIALOG
Para 6 minutash

Edhe sot Rama kërkon DIALOG

Kryeministri e akuzoi, kurse 28-vjeçari tregon dëshminë e penalitetit: Jam i padënuar
Para 23 minutash

Kryeministri e akuzoi, kurse 28-vjeçari tregon dëshminë e penalitetit: Jam i padënuar

Moti sot, kthjellime dhe vranësira, ja si do të jetë e shtuna
Para 23 minutash

Moti sot, kthjellime dhe vranësira, ja si do të jetë e shtuna

Biznesmeni shqiptar Ermal Beqiri deklaron në gjykatë: Kam korruptuar shtetin shqiptar, jo njeri tjetër!
Para 27 minutash

Biznesmeni shqiptar Ermal Beqiri deklaron në gjykatë: Kam korruptuar shtetin shqiptar, jo njeri tjetër!

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 10 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 11 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 11 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 14 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.