Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 08:39 Elisa Spiropali: Unë nuk e pëlqej restorantin, nuk e ha koranin, as havjarin! Dua byrek me spinaq…. Dje Elisa Spiropali në një status në facebook shkruan ndër të tjera se “Për mua, restoranti është vendi më i papërshtatshëm për të ngrënë.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Solistët e operës, një koncert me arie nga kryeveprat “Tosca”, “Një ballo me maska” dhe “La Boheme”

Kultura E shtunë, 18 Prill 2020 16:01
Solistët e operës, një koncert me arie nga kryeveprat “Tosca”, “Një ballo me maska” dhe “La Boheme”
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Koncerti recital me solistët e vokalit dhe me arie nga kryeveprat botërore është shfaqja e tretë e sezonit artistik të Teatrit të Operës dhe Baletit. Sezoni artistik online po sjell para artdashësve artistët e TOB, ku pas baletit të tjerë solistë të vokalit janë pjesë e shfaqjeve që po zhvillon institucioni gjatë kësaj kohe, kur janë pezulluar aktivitetet në skenë. Artistët në institucionet e artit gjatë kësaj kohe po prezantohen me materiale të ndryshme artistike për artdashësit, që i ndjekin në Yotube dhe Facebook, ku Teatri i Operës dhe Baletit më herët ka pohuar se po zhvillon një sezon artistik online. Me ariet më të bukura nga kryeveprat operistike “Tosca” dhe “La Boheme” nga komozitori Giacomo Puccini, si dhe “Një ballo me maska” e kompozitorit Giuseppe Verdi pjesë e koncertit recital janë solistët e njohur të operës Renisa Lacka, Ylber Gjini, Dorina Selimaj dhe Ingrid Pulizo, Bledar Domi, Eva Golemi, Denis Skura dhe pjesë për piano nga pianistja e njohur Etrita Ibrahimi. Solistët e këtij koncerti janë të njohur më parë për publikun. Me pjesëmarrje në shfaqje të ndryshme operistike, solistët e TOB për këtë koncert online janë përgatitur në shtëpitë e tyre. Institucioni i Teatrit të Operës dhe Baletit pas këtij koncerti me solistë e operës do të vijojë me pjesë të tjera të programit artistik online, ku është bërë një përzgjedhje e krijimtarisë nga autorët më të njohur botërorë.

Mund t'ju interesojë

NASA zbulon të dhëna të reja për mundësinë e ekzistencës së jetës aliene në sistemin tonë diellor

NASA zbulon të dhëna të reja për mundësinë e ekzistencës së jetës aliene në sistemin to...

20 Nëntor 2026, 17:31
400 vjet nga shugurimi Katedrales së Shën Pjetrit në Romë

400 vjet nga shugurimi Katedrales së Shën Pjetrit në Romë

19 Nëntor 2026, 08:40
Sadik Bejko: Shënime dhe mbresa nga “Oxhaku i Këlcyrës” i Mero Bazes

Sadik Bejko: Shënime dhe mbresa nga “Oxhaku i Këlcyrës” i Mero Bazes

18 Nëntor 2026, 22:04

Dy kompozitorët italianë

Kryeveprat operistike “La Boheme”, “Tosca” dhe “Një ballo me maska” janë luajtur në skena të ndryshme të teatrove në botë, por me interesin e publikut janë përcjellë edhe në skenën shqiptare të Teatrit të Operës dhe Baletit. Dy kompozitorët Giusepe Verdi dhe Giacomo Puccini në krijimtarinë e tyre rëndisin dhe të tjera vepra të njohura operistike, që janë luajtur në skena të ndryshme për publikun ndër vite. Giuseppe Verdi (1813-1901) është kompozitori me njohur i operës italiane, jo vetëm i shekullit XIX. Ai mbetet si njëri ndër kompozitorët më të njohur të botës në historinë e operës. Verdi kompozoi 26 opera dhe një rekuiem të njohur. Në fillim dhe në mbarim të jetës së tij kompozoi opera komike, ndërsa pjesa tjetër (shumica absolute) kanë një përmbajtje serioze dhe disa janë edhe tragjedi. Operat më të njohura, të cilat radhiten ndër kryeveprat e muzikës operistike të botës janë: “Nabukodonozor”, “Rigoleto”, “Trubaduret”, “Traviata”, “Një ballo me maska”, “Aida”, “Othello” dhe “Falstaf” opera komike. Në historinë e gjatë të operës sipas kritikës Verdi zë vend të nderit, sepse arriti të bashkojë traditat më të bukura të operës italiane, të mbetet thellësisht kombëtar, tu shmanget elementëve negative të operës italiane, të absorboj elementet pozitive, që ishin shfaqur në artin e operës në shekullin e XIX, madje edhe disa elemente të reformës së Vagnerit dhe të realizimit të letërsisë së kohës. Giacomo Puccini (22 dhjetor 1858 – 29 nëntor 1924) ishte një kompozitor i operës italiane, i cili mori emrin “Kompozitori më i mirë pas Verdit”. Si fillim, Puccini punoi në operan italiane, më vonë ai shpalosi punën e tij në verizëm. Veprat më të rëndësishme të tij janë “La Boheme”, “Tosca”, “Madama Butterfly”, “Turandot”./Sot

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Elisa Spiropali: Unë nuk e pëlqej restorantin, nuk e ha koranin, as havjarin! Dua byrek me spinaq….
Para 14 minutash

Elisa Spiropali: Unë nuk e pëlqej restorantin, nuk e ha koranin, as havjarin! Dua byrek me spinaq….

Investimet teknologjike në Portugali arrijnë 910 milionë dollarë
Para 22 minutash

Investimet teknologjike në Portugali arrijnë 910 milionë dollarë

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë
Para 2 orësh

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

Më të lexuarat

1 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 13 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

2 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 21 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 18 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.