Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 07:28 Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik Policia e Parisit ka njoftuar ndalimin e tubimeve në disa zona kyçe të qytetit, përfshirë Pallatin Presidencial Elysee, Sheshin Bastille, të dyja dhomat e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Studiuesi Resulaj: Si i zbuluam dokumentet e panjohura të Shpalljes së Pavarësisë

Kultura E hënë, 22 Nëntor 2021 10:38
Studiuesi Resulaj: Si i zbuluam dokumentet e panjohura të Shpalljes së Pavarësisë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X
Shqipëria nuk e ka aktin e Pavarësisë të saj, por tashmë ka gjashtë dokumente historike të paekspozuara dhe të panjohura deri më tani që janë paraprirëse të aktit e që tregojnë krijimin e shtetit shqiptar.
Dokumentet historike për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë janë gjetur nga studiuesi Resul Resulaj, një i ri i apasionuar pas së shkuarës së vendit tonë, së bashku me koleksionistin Eros Hoxha.
Bëhet fjalë për mandatet autentike, origjinale të disa prej qyteteve kryesore të Shqipërisë që mandatojnë të zgjedhurit e tyre për Kuvendin e Vlorës në vitin 1912.

“Dokumentet që kemi arritur të gjejmë janë dokumentet e periudhës së pavarësisë së disa qyteteve të Shqipërisë të nëntorit të vitit 1912 ku përfshihet qyteti i Tiranës, Shijakut, Elbasanit, Peqinit, Struge – Ohër, Pejë. Këto dokumente përfaqësojnë mandatimin e përfaqësuesve të parisë së qyteteve të Shqipërisë për të marrë pjesë në Kuvendin e Vlorës dhe për të gjetur zgjidhje për fatin e të ardhmes së Shqipërisë”, shprehet Resulaj.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Resulaj rrëfen se gjetja e këtyre dokumenteve ka qenë rastësore, të cilat fill u verifikuan edhe për autenticitetin e tyre. “Ka qenë rastësi gjetja e dokumenteve dhe më pas verifikimi i autenticitetit të tyre në Arkivin Qendror të Shtetit”.

Mund t'ju interesojë

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Para 40 minutash
Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA

Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA

16 Tetor 2026, 10:15
“Britannica”: Shqipëria ndër shekuj, nga e kaluara e trazuar te perspektiva evropiane

“Britannica”: Shqipëria ndër shekuj, nga e kaluara e trazuar te perspektiva evropiane

13 Tetor 2026, 10:25

Sipas Resulaj, këto dokumente janë ruajtur deri në vitet ’50 nga sekretari i Ismail Qemalit, Qemal Karaosmani.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Dokumentet kanë qenë pjesë e fondit të qeverisë së Pavarësisë 1912-1914 dhe janë arkivuar dhe ruajtur nga Sekretari i Ismail Qemalit, Qemal Karaosmani, i cili i ruajti në vazhdim të gjithë fondin e periudhës së pavarësisë. Mendohet se janë në total 30 mandate të delegatëve të qyteteve dhe krahinave të ndryshme që morën pjesë në Kuvendin e Vlorës. Dokumentet u ruajtën nga Qemal Karaosmani deri në vitet ’50, pasi në ato vite ai u persekutua nga regjimi komunist në Kavaje, më pas fondi i tij u shpërnda në drejtime të ndryshme për miqtë dhe bashkëpunëtorët, shumë prej të cilëve nuk e dinin rëndësinë e dokumentacionit”, u shpreh më tej Resulaj.

Dokumentet janë në osmanishte dhe vijnë nga disa qytete. Vetëm njëri nga dokumentet, ai i Peqinit nga gjashtë dokumentet është në shqip dhe në osmanishte, me firmat përkatëse dhe vulat e të gjithë parisë së qytetit të Peqinit. Fakti që dokumenti i Peqinit është edhe në shqip, sipas Resulajt tregon edhe zanafillën e shkrimit të gjuhës shqipe, “dokumenti i Peqinit është në shqip dhe shumë firma janë në shqip”.

Në total janë gjashtë dokumente: Dokumenti i parë është Mandati i Delegatëve për Pavarësinë i qytetit të Pejës; Dokumenti i dytë, Mandati i Delegatëve për Pavarësinë i qytetit të Shijakut; Dokumenti i tretë, Mandati i Delegatëve për Pavarësinë i qytetit të Elbasanit; Dokumenti i katërt, Mandati i Delegatëve për Pavarësinë i qytetit të Ohër-Strugë; Dokumenti i tjetër është Mandati i Delegatëve për Pavarësinë i qytetit të Peqinit, ndërsa dokument më vete është Mandati i Delegatëve për Pavarësinë e qytetit të Tiranës.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik
Para 35 minutash

Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik

Macron akuzon Trumpin dhe liderë të tjerë të huaj për ‘komente idiote’ mbi trazirat në Francë
Para 36 minutash

Macron akuzon Trumpin dhe liderë të tjerë të huaj për ‘komente idiote’ mbi trazirat në Francë

Pas takimit Witkoff-Putin, Kremlini: Propozimet e reja të paqes nuk kanë “substancë”
Para 37 minutash

Pas takimit Witkoff-Putin, Kremlini: Propozimet e reja të paqes nuk kanë “substancë”

Historia e pabesueshme e Bukang-it: peshkaqeni viral rikthehet në ujërat e njohura
Para 39 minutash

Historia e pabesueshme e Bukang-it: peshkaqeni viral rikthehet në ujërat e njohura

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 14 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 12 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 14 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

4
Para 13 orësh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.