Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 89 lekë dhe shitet me 90 lekë, dollari amerikan blihet me 80.8 lekë dhe shitet me 82…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Vendi që nuk vdes kurrë” i Ornela Vorpsit, me regji të Enke Fezollarit dhe aktoren Amalia Arseni shfaqet në Teatrin “Stathmos”

Kultura E diel, 18 Tetor 2020 16:15
“Vendi që nuk vdes kurrë” i Ornela Vorpsit, me regji të Enke Fezollarit dhe aktoren Amalia Arseni shfaqet në Teatrin “Stathmos”
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Libri i përkthyer në shumë gjuhë i shkrimtares-piktore Ornela Vorpsi, që jeton në Paris, flet mbi historitë e saj personale gjatë periudhës së diktaturës në Shqipëri. Është një manifest kundër strukturës patriarkale në Shqipëri, ndrydhjes së erotizmit dhe lirisë së një populli; një libër që përshkruan histori dhe çaste të vështira, shumë herë me një dozë humori. Libri mbulon ngjarjet nga vitet ‘70 deri në periudhën e emigracionit dhe rënien e komunizmit në vendet e Europës Lindore; ai flet për odisenë mallëngjyese të shkrimtares, dhimbjen dhe dhunën, dhe çlirimin e saj të brendshëm, kur vendosë të largohet nga vendi.
Vorpsi rrëfen herë në mënyrë të dhimbshme e herë me humor, rrugëtimin e saj jetësor. Jeton me të ëmën në Tiranë, i ati ndodhet në burg, flet për shkollën e saj, propagandën, kontrollin e Partisë mbi jetët e njerëzve, ushtrinë. Më pas, përshkruan ikjen e saj drejt Perëndimit pas rënies së komunizmit. Një libër mallëngjyes, por edhe i ashpër, i cili ndërtohet mbi historitë personale të shkrimtares, duke na përcjellë imazhe reale të një vendi, që nuk vdes kurrë, të një vendi që ndodhet kaq afër Greqisë, por që e njohin shumë pak, një vend që përpiqet të rilindë nga hiri i diktaturës së Enver Hoxhës. Është një libër-akuzë ndaj dhunës së regjimit, tjetërsimit të natyrës së gruas dhe absurditetit. Është një himn mbi lirinë, një Alis ne vendin e mrekullirave , në vendin e shqiponjave.
Në Shqipërinë e Enver Hoxhës, përmes përvojave të jetuara të shkrimtares Ornela Vorpsi dhe familjarëve të saj, futemi në universin e shtypjes, të varfërisë ekonomike dhe konservatorizmit shoqëror dhe partiak. Është një univers femëror që kērkon të mbrohet, ëndërron, trishtohet dhe arrin të mbijetojë brenda një regjimi të tillë. Gra që hapin flatrat e tyre, rrëfejnë sekretet e tyre dhe luftojnë të mbijetojnë.


Është një rrëfim ballkanas mbi poshtërimin e gruas dhe lartësimin e ashpërsisë dhe mosthyerjes.
Nën regjinë e Enke Fezollarit, shkrimtaren do e lozë aktorja Amalia Arseni dhe personazhet rreth saj, Athina Karajoti dhe Vefi Redhi.
Është një udhëtim në kohë në vendin që nuk vdes kurrë, por që mëson si të frymosh, të fshihesh, të bindesh pa dëshirën tënde, të ndash ushqimin e paktë, të shpresosh në ditë më të bukura me kokën lart, dhe nëse të ndih fati, të hipësh në një aeroplan, ta përshendësësh e vite më pas të shkruash një roman për atë çka jetove.
Shënim i regjisorit
Mjaftojnë dy orë që të mishërohet një jetë, një trup, një vend, një grua?
Cila është ndarja mes detyrimit moral dhe detyrës, dhe çfarë ndodhet mes tyre? – duke perifrazuar një varg të Seferit.

Mund t'ju interesojë

NASA zbulon të dhëna të reja për mundësinë e ekzistencës së jetës aliene në sistemin tonë diellor

NASA zbulon të dhëna të reja për mundësinë e ekzistencës së jetës aliene në sistemin to...

20 Nëntor 2026, 17:31
400 vjet nga shugurimi Katedrales së Shën Pjetrit në Romë

400 vjet nga shugurimi Katedrales së Shën Pjetrit në Romë

19 Nëntor 2026, 08:40
Sadik Bejko: Shënime dhe mbresa nga “Oxhaku i Këlcyrës” i Mero Bazes

Sadik Bejko: Shënime dhe mbresa nga “Oxhaku i Këlcyrës” i Mero Bazes

18 Nëntor 2026, 22:04
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Çfarë statusi social dhe politik veshim, përse dhe për kë? Me çfarë idealesh dhe iluzionesh mëkohemi, dhe cilat prej tyre ruajmë ende përgjatë maturimit jetësor? Mision i vështirë të flasësh për historinë e vendit tënd. Të vendosësh trupin e pamolepsur të heroinës së librit brenda dy orëve në skenë. Të rrëfesh histori jetësh të thyera, qytete që kanë ligjet e tyre.
Publiku do përballet me maturimin e një vajze, që është ngujuar mes normave, pengesave social-politike, në një vend që nuk vdes kurrë.
Është një përleshje më e epërme, se një betejë e thjeshtë ndaj një rendi patriarkal dhe totalitar. Është beteja e njeriut për të lartësuar pishtarin e pavarësisë, ekzistencës së tij dhe vetëaktualizimit.
“Vendi që nuk vdes kurrë”, është një shfaqje mbi hartën e vendit tim që pikon gjak dhe lind nga hiri i saj. Cilit vend? Atij që nuk vdes kurrë
Përktheu: Maria Spiridhopulu/ Botimet: Plethron
Regjia: Enke Fezollari
Muzike : Kostas Livadas
Dramaturge: Katia Sotiriu
Skenografi – Kostume: Jorgos Linxeris
Fotografi : Jiota Efremidhou
Aktorë: Amalia Arseni, Vefi Redhi, Athina Karajoti.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë
Para 38 minutash

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 39 minutash

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

Moti sot me stuhi e shi, nga 5° në Korçë deri 20° në Vlorë
Para 39 minutash

Moti sot me stuhi e shi, nga 5° në Korçë deri 20° në Vlorë

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 7 orësh

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Më të lexuarat

1 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 11 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

2 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 16 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

3 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 18 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

4 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.