Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 08:34 Ingrit Gjoni përlotet për humbjen e motrës: “Më është djegur shpirti, ishte si një bombë për mua” Këngëtarja e njohur Ingrit Gjoni ishte mbrëmjen e djeshme e ftuar në emisionin “Live me Luizin”, ku foli për një nga momentet më të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Vrapuesja e Prizrenit, lëvizje e përjetësisë

Kultura E diel, 5 Tetor 2025 08:03
Vrapuesja e Prizrenit, lëvizje e përjetësisë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ilir Muharremi, kritik i artit

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

Para 12 orësh
Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

Para 16 orësh
Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

22 Tetor 2026, 07:23

Arti tejkalon origjinalitetin i jep hijeshi, ritëm dhe bukuri. Shpirti i artistit vezullon nga ndërdija e tij përtej çdo realiteti duke i mbetur besnik realitetit. 11. 4 cm e lartë, e zbuluar në vitin 1876 në Prizren ndërsa daton rreth viteve 520 -500 p.e.s. Skulptori Gëzim Muriqi jetësoi një figurinë që shpirti i njeriut tashmë merr frymë me të. Ajo lëvizë dhe dialogun fuqishëm me atë qëndrueshmëri reale e pak edhe nuanca artistike që thyen realitetin e asaj që është dhe që duket tashmë. Formësohet si një figurë femërore në akt vrapimi e trashëguar nga linjat e klasikes por e trajtuar me një sens modern të ritmit dhe volumit. E ngjashme me figurinë veçse koka e saj është e ngritur si porosi. Pozicioni i trupit, kërcimi i një këmbë ndaj tjetrës, dhe tensioni i muskujve të perceptueshëm në siluetë krijojnë një iluzion dinamik që sfidon masën e brendshme të materialit. Ta shohësh një figurinë miniaturë në përmasa aq të mëdha, truri kërkon të njohurën dokumentaren për të cilën flet arkeologjia, por arti vazhdon përjetësinë me këtë figurë. Trupi i saj ka elegancë, elasticitet sportiv dhe skulptori bartë figurinën mbi supet e tij në skulpturë, gjithmonë me metodën tij. Liria e artit është përtej çdo fakti dhe vet skulptura tenton ta kufizoj autorin derisa autori ndjen një lehtësim shpirtëror duke e ndjerë vet veprën e pastaj imituar rolin dhe kompozicion e saj. Shpejtësia dinamike e figurinës merr frymë në skulpturën e Muriqit. Dritat që përplasen lehtë mbi trupin e saj krijojnë hije te drapëria e supeve, këmbëve. Drita në skulpturë ka shumë rëndësi sepse perceptimin optik të shikuesit mund ta ndryshojë, në këtë rast ajo dialogun me veprën sikur skulptori në përmasa të mëdha bënë matje të saktë të dritës me hijes, hapësirës dhe materies. Gjithçka ndryshon në kohë dhe hapësirë dhe vet forma krijon këtë iluzion dhe Muriqi me studimin e tij shkencor arrin të kap këtë siluetë.

Pra, qartësi të formës së vrapueses, në tërësi kompozicionin
Kjo femër e kapur në aktin e vrapit një moment i ngrirë i lëvizjes që kombinon monumentalitetin me një stilizim të qartë. Kompozicioni dominohet nga një diagonale që nis nga koka dhe zbret përmes shtyllës kurrizore drejt këmbëve, çka prodhon ndjesinë e përparimit dhe drejtimit. Asimetria e pozicionit të gjymtyrëve krijon ritëm vizual dhe tension, ndërsa baza dhe masa e trupit kompensojnë atë tension duke ruajtur ekuilibrin estetik.Trupi i figurës nuk ndjek proporcionalitetin klasik, por është thjeshtëzuar dhe zgjatur për të theksuar ndjesinë e lëvizjes dhe energjisë, jo për të riprodhuar realitetin anatomik. Pozicioni është asimetrik, me një këmbë përpara dhe tjetrën mbrapa, çka krijon tension dhe ritëm vizual, ndryshe nga balanca e qetë që karakterizon figurat klasike. Kjo e bën skulpturën të duket sikur po ecën vazhdimisht, edhe pse është e ngrirë.

Ka qetësi stoike si mburrje duket shumë monumentale por prapë gjithçka është te veprimi saj, lëvizja dhe dinamikë, apo shpejtësia. Flokët janë trajtuar shumë me kujdes nga Muriqi, janë model i stilizuar është përtej portretit. Flokët janë nga nuanca e figurinës histori që buron te trashëgimia kulturore, ndërsa veshja e thjeshtë dhe linjat e saj sugjerojnë mobilitet dhe universalitet kohor.
Tekstura krijon reflekse, thellohet me ndriçime dhe i jep figurës prezencë gjatë natës dhe ditës, duke e bërë atë të transformohet vizualisht sipas kushteve atmosferike dhe dritës. Ndriçimi i vendosur poshtë siluetës thekson konturet dhe krijon kontrast dramatik me errësirën e ambientit, hijet e gjeneruara rrisin perceptimin e volumit dhe bëjnë që figura të sjellë “rrëfenja” të ndryshme kur shikohet nga kënde të ndryshme. Kjo vendosje dritë-hije e bën veprën jo vetëm objekt estetik, por edhe element performativ, ajo ndryshon me kalimin e ditës dhe me praninë e kalimtarëve. Në nivel ikonografik, vrapi shfaqet si metaforë e përparimit historik, dëshirës për liri, energjisë rinore dhe kërkimit të identitetit qytetar. Si figurë femërore në hapësirë publike, ajo provokon reflektim mbi rolin e grave në jetën urbane dhe në historinë lokale, feminiteti i paraqitur si akt lëvizjeje e forcon idenë e grave si subjekt aktiv dhe jo vetëm si objekt memorial.

Vendosja në rreth rrotullim rrugë nxit lëvizjen e syrit dhe e bën figurën pjesë integrale të rrjedhës urbane. Hapësira lejon frymën e kompozicionit të dominojë dhe kontakti i drejtpërdrejt në qendër thekson skulpturën e pastaj hapësirën.

Etiketat e lidhura

Ilir MuharremiVrapuesja e Prizrenit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ingrit Gjoni përlotet për humbjen e motrës: “Më është djegur shpirti, ishte si një bombë për mua”
Para 4 minutash

Ingrit Gjoni përlotet për humbjen e motrës: “Më është djegur shpirti, ishte si një bombë për mua”

Edhe sot Rama kërkon DIALOG
Para 18 minutash

Edhe sot Rama kërkon DIALOG

Kryeministri e akuzoi, kurse 28-vjeçari tregon dëshminë e penalitetit: Jam i padënuar
Para 35 minutash

Kryeministri e akuzoi, kurse 28-vjeçari tregon dëshminë e penalitetit: Jam i padënuar

Moti sot, kthjellime dhe vranësira, ja si do të jetë e shtuna
Para 35 minutash

Moti sot, kthjellime dhe vranësira, ja si do të jetë e shtuna

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 11 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 11 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 11 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 14 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.