Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Western Balkans Youth Orchestra”: Orkestër e re kundër konflikteve të vjetra

Kultura E mërkurë, 27 Tetor 2021 14:48
“Western Balkans Youth Orchestra”: Orkestër e re kundër konflikteve të vjetra
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ata vijnë nga vende që përpara 30 vjetësh luftonin brutalisht njeri-tjetrin. 25 të reja e të rinj takohen tani në turne koncertesh për të bërë muzikë së bashku. “Western Balkans Youth Orchestra” nis turneun e koncerteve.

Ata të gjithë janë fëmijë të luftës, të të ashtuquajturave „luftëra të Jugosllavisë”. Tani ata takohen për të bërë muzikë bashkë. Për herë të parë në Prishtinë u takuan bashkë 25 muzikante dhe muzikantë të rinj, plot vetëdije nga etni e shtete të ndryshme, që përpara 30 vjetësh kanë luftuar brutalisht mes tyre.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Edhe vetë udhëtimi i muzikantëve drejt Prishtinës, nxorri në pah se sa shumë konflikte kanë mbetur ende të pazgjidhura. Disa muzikantëve iu desh të udhëtojnë në mënyrë të tërthortë përmes vendeve të tjera fqinjë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Bobana dhe Senka kanë ardhur nga Bosnje-Hercegovina.Të tjerë, që ato ende nuk i kanë njohur vijnë nga vendet e tjera fqinjë. Bobana Tesic: „Ne të gjithë vijmë nga vende të ndryshme të rajonit. Tani së shpejti do të luajmë bashkë, do të jetë koncert i shkëlqyeshëm.”

Mund t'ju interesojë

NASA zbulon të dhëna të reja për mundësinë e ekzistencës së jetës aliene në sistemin tonë diellor

NASA zbulon të dhëna të reja për mundësinë e ekzistencës së jetës aliene në sistemin to...

20 Nëntor 2026, 17:31
400 vjet nga shugurimi Katedrales së Shën Pjetrit në Romë

400 vjet nga shugurimi Katedrales së Shën Pjetrit në Romë

19 Nëntor 2026, 08:40
Sadik Bejko: Shënime dhe mbresa nga “Oxhaku i Këlcyrës” i Mero Bazes

Sadik Bejko: Shënime dhe mbresa nga “Oxhaku i Këlcyrës” i Mero Bazes

18 Nëntor 2026, 22:04

Diriegjenti Desar Sulejmani, nga Shqipëria, që jeton e punon prej vitesh si muzikant i suksseshëm në Gjermani i ka mbledhur muzikantët e rinj në Ballkanin Perëndimor. Pas një udhëtimi prej dy ditësh me autobus e disa periperici rrugës, trupa mbërrin nga Beogradi në Prishtinë, ku do të takohen me të tjerët.

Nga Beogradi në Prishtinë

Dy vende që ende kanë raporte të vështira. Mbi 20 vjet kanë kaluar që pas fundit të luftërave në Jugosllavi. Muzikantet dhe muzikantët e orekstrës së re asokohe kane qenë fëmijë e nuk kanë kujtime. Por jo të gjithë duan të flasin për këtë temë. Senka Vejzovic: „Lufta nuk ka të bëjë me njerëzit, por me politikën. Këtë e shihni tek gjeneratat e reja, ne diskutojmë, ne e dimë që kanë ndodhur gjëra të tmerrshme. Kjo nuk ka fund, por ne duhet të shkëputemi prej së shkuarës, ta lemë atë pas nesh.”

Pas një havarie me automjetin gjatë rrugës, del edhe pengesa tjetër: kufiri nga Serbia në Kosovë. Grupit i duhet të presë. Autoritetet e Kosovës nuk i njohin pasaportat serbe. Kalimi i pjesëtarëve serbë të orkestrës u bë i mundur vetëm me letërnjoftim, kartë identiteti.

Orkestra me mbledhjen e grupit në Prishtinë merr fizionominë, shpirtin e saj, thotë Desar Sulejmani duke nisur menjëherë nga puna me provat e para. Koncerti i parë do të hapet me “Capriol Suite” von Peter Warlock. Provat në Prishtinë zgjasin një javë.

Kohë e mjaftueshme që pjesëtarët e orkestrës të njihen mes tyre si dhe edhe me kryeqytetin e Kosovës.

Konfliktet rajonale për prejardhjen e kufijve sërish edhe këtu janë temë e dukshme. Me orkestrën e tyre ata duan të tregojnë, që funksionon vetëm bashkarisht, thonë Senka dhe Ivan, që tashmë janë miqësuar dhe kjo reflektohet edhe në harmonizimin gjatë provave: „Tek ne ka harmonizuar e gjitha qysh me kontaktin e parë. Ne qeshim bashkë, bisedojmë, e njihemi, e interpretojmë me njeri-tjetrin. Madje as gjuhët e ndryshme që flasim nuk janë pengesë“, thotë Senka.

Koncert në Shkup

Premierë në Shkup. Një orë e gjysmë larg Prishtinës. Këtu filharmonia do të japë për herë të parë koncert në publik. Financimi i projektit mbështetet edhe me donacione nga Gjermania. Vështrim në publik: 150 vetë kanë ardhur. Arësyeja: rregulloret prej pandemisë, thonë muzikantët. E natyrisht që orkestra e tyre është ende e panjohur. Dea Nicaj: „Kuptohet do të ishte mrekulli, nëse salla do të ishte plot. Por ne e bëjmë këtë edhe për veten tonë. Ne këtej e tutje interpretojmë bashkarisht edhe pa publik të madh.”

E koncerti në Shkup nis me “Libertango” nga Astor Piazolla. Solist këtu në Maqedoninë e Veriut është një violinist shqiptar nga Kosova. Ende kjo është e pazakontë, por nëse pyet muzikantët, një gjë e tillë do të duhej të ishte bërë me kohë.

“Western Balkans Youth Orchestra” ka hedhur suksesshëm hapat e parë. Pas turneut të koncerteve në Ballkan nga janari 2022 janë planifikuar koncerte edhe në Gjermani./DW

Etiketat e lidhura

Orkestër e reWestern Balkans Youth Orchestra
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 5 orësh

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 5 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 6 orësh

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 6 orësh

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 13 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 9 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 16 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

4 Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 5 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.