
Shkencëtarët nga Instituti i Oqeanit “Schmidt” kanë gjetur një krijesë të çuditshme në shtratin e detit të Oqeanit Indian. Ajo ka formën e një vargu të ndritshëm.
Teknikisht është një lloj sifonofori, një lloj kandil deti. Ajo është e përbërë nga miliona klone të ndërlidhura, secili me rolin e vet brenda kolonisë.
Ndoshta, është sifonofora më e madhe që është parë ndonjëherë dhe gjatësia e saj mund të kalojë 45 metra.
