
Banorë të shumtë durrsak janë mbledhur sërish këtë mbrëmje të së premtes përpara Bashkisë së Durrësit, ku po mbajnë një protestë në lidhje me përmbytjet dhe dëmet e shkaktuara që janë të shumta. Ata përgjegjës bëjnë bashkinë dhe qeverinë ”Rama 4”. Protesta ka qenë e shoqëruar me tensione dhe përplasje verbale mes protestuesve dhe forcave të Policisë.

