Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 08:46 Ben Blushi: Nga vjen emri i Tiranës Nga Ben Blushi- Një nga enigmat më të mëdha të Tiranës është origjina e emrit të qytetit. Pra cdo të thotë Tiranë? Kush e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Benet Beci: Shkodra kjo qendër në hartën e zhvillimeve turistike dhe kulturor, shkëlqen dhe renditet e para në “TEA Awards 2026″

Kultura E mërkurë, 27 Maj 2026 14:28
Benet Beci: Shkodra kjo qendër në hartën e zhvillimeve turistike dhe kulturor, shkëlqen dhe renditet e para në “TEA Awards 2026″
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Benet Beci ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një nga lajmet më domethënëse për promovimin e Shkodër si destinacion turistik, kulturor dhe sportiv në Shqipëri dhe rajon. Përmes një galerie fotografish dhe një mesazhi entuziast, kryebashkiaku bëri të ditur se qyteti është renditur ndër fituesit kryesorë të “TEA Awards 2026”, duke marrë tre çmime prestigjioze që e pozicionojnë Shkodrën në qendër të hartës së zhvillimeve turistike dhe kulturore.

Sipas publikimit të tij, Shkodra është vlerësuar me titujt:
“City of Sports & Adventures 2026”
“TEA’s Most Desirable Local Event 2026”
“TEA’s Most Desirable Art Fest 2026”

Këto çmime konsiderohen një vlerësim i drejtpërdrejtë për transformimin që qyteti ka përjetuar vitet e fundit në drejtim të organizimit të aktiviteteve kulturore, eventeve publike, sporteve në natyrë dhe promovimit të turizmit gjithëvjetor.

Në reagimin e tij, Benet Beci thekson se ky sukses nuk i përket vetëm institucioneve vendore, por është fryt i një pune të përbashkët mes komunitetit, bizneseve, artistëve, organizatorëve të eventeve dhe qytetarëve që po kontribuojnë për ta kthyer Shkodrën në një model zhvillimi urban dhe turistik.

Një nga elementët më domethënës të këtij vlerësimi është titulli “City of Sports & Adventures 2026”, që e identifikon Shkodrën si një qendër të sporteve dhe aventurës në rajon. Me liqenin, lumenjtë, Alpet, pistat natyrore dhe hapësirat për aktivitete sportive, qyteti po ndërton gjithnjë e më shumë profilin e një destinacioni që kombinon natyrën, turizmin aktiv dhe eksperiencat sportive. Kjo vlerësohet si një strategji moderne zhvillimi që synon të tërheqë jo vetëm turistët tradicionalë, por edhe ata që kërkojnë aventura, aktivitete outdoor dhe eksperienca autentike.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Po aq domethënës është edhe çmimi “TEA’s Most Desirable Art Fest 2026”, i cili vjen si një njohje për gjallërinë artistike dhe kulturore të qytetit. Shkodra, e njohur historikisht si djepi i kulturës shqiptare, po rikthen në vëmendje identitetin e saj artistik përmes festivaleve, ekspozitave, aktiviteteve muzikore dhe eventeve që kanë filluar të tërheqin vëmendjen e publikut vendas dhe të huaj.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ndërsa çmimi “TEA’s Most Desirable Local Event 2026” dëshmon për suksesin e organizimit të aktiviteteve publike dhe eventeve qytetare, të cilat kanë kthyer Shkodrën në një qytet dinamik, me kalendar të pasur kulturor dhe turistik gjatë gjithë vitit.

Një tjetër moment krenarie për qytetin, sipas kryebashkiakut, është edhe vlerësimi i Tradita Gegë & Toskë si restoranti më i mirë, duke sjellë në qendër të vëmendjes edhe gastronominë tradicionale shqiptare dhe mikpritjen karakteristike shkodrane. Ky vlerësim shihet si një promovim i rëndësishëm për kulinarinë lokale, e cila po bëhet gjithnjë e më shumë pjesë e ofertës turistike të qytetit.

Mund t'ju interesojë

Alimehmeti apo Binaj?/ Bushati: PD ka mentalitet të mykur, rrezikon të zhduket nëse del me kandidatin e vet

Alimehmeti apo Binaj?/ Bushati: PD ka mentalitet të mykur, rrezikon të zhduket nëse del...

Para 3 orësh
Hetime të reja që mund të fundosin përfundimisht Veliajn? Elvi Fundo jep detajet

Hetime të reja që mund të fundosin përfundimisht Veliajn? Elvi Fundo jep detajet

Para 3 orësh
Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

Para 10 orësh

Në mesazhin e tij, Benet Beci e cilëson këtë arritje si rezultat të “një pune kolosale të të gjithëve për ta ngritur Shkodrën në nivelet më të larta, ashtu siç i ka hije”, duke nënvizuar ambicien për ta kthyer qytetin në një pikë referimi për kulturën, sportin, turizmin dhe mikpritjen shqiptare.

Këto vlerësime vijnë në një kohë kur Shkodra po përjeton një rritje të ndjeshme të interesit turistik, falë investimeve në hapësirat publike, promovimit të trashëgimisë kulturore dhe zhvillimit të eventeve që po i japin qytetit një identitet të ri bashkëkohor, pa humbur lidhjen me traditën dhe historinë e tij të pasur.

Albert Vataj

Etiketat e lidhura

“TEA Awards 2026"albert vatajBenet Beci
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ben Blushi: Nga vjen emri i Tiranës
Para 2 minutash

Ben Blushi: Nga vjen emri i Tiranës

Ukraina njofton kapjen e të burgosurit të parë indonezian të luftës: 283 indonezianë të rekrutuar nga Rusia në nëntë muaj
Para 17 minutash

Ukraina njofton kapjen e të burgosurit të parë indonezian të luftës: 283 indonezianë të rekrutuar nga ...

Tirana, e vështirë për familjet e reja, lindjet në rënie me dyfishin e mesatares kombëtare
Para 25 minutash

Tirana, e vështirë për familjet e reja, lindjet në rënie me dyfishin e mesatares kombëtare

Emri i kalon Senatit, kush është i nominuari për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë
Para 27 minutash

Emri i kalon Senatit, kush është i nominuari për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 10 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 11 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 12 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

4 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 10 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.