Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 09:35 Studentët sot protestë, ora 14.00 Studentët dhe të rinjtë kanë njoftuar se do të rikthehen sërish në protestë ditën e sotme, në orën 14:00, përpara Ministrisë së Arsimit. Pas…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Defender Europe 21”, VOA zbulon: Ambasadorja e SHBA kishte kërkuar që të ftoheshin Presidenti Ilir Meta dhe Kryetari i PD, Lulzim Basha

Lajme E diel, 23 Maj 2021 10:39
“Defender Europe 21”, VOA zbulon: Ambasadorja e SHBA kishte kërkuar që të ftoheshin Presidenti Ilir Meta dhe Kryetari i PD, Lulzim Basha
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në Tiranë, Stërvitja ushtarake “Defender Europe 21” zhvilloi sot një Ditë të Hapur në kryeqytetin shqiptar pas një seri veprimtarish profesionale në pothuaj gjithë territorin e vendit.

Ceremonitë dhe demonstrimet e trupave amerikane dhe shqiptare u zhvilluan në sheshin “Nënë Tereza”, ku ishin vendosur edhe një numër trupash amerikane dhe shqiptare dhe pajisje të llojeve të ndryshme, helikopterë dhe automjete të rënda.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Studentët sot protestë, ora 14.00

Studentët sot protestë, ora 14.00

Para 27 minutash
Protesta e 24 tetorit/ 5 policë të plagosur, pezullohet efektivi i “Shqiponjave”

Protesta e 24 tetorit/ 5 policë të plagosur, pezullohet efektivi i “Shqiponjave”

Para 54 minutash
Me karrige druri dhe jastëkë të kuq, kryeministri Rama nuk heq dorë nga dialogu me studentët

Me karrige druri dhe jastëkë të kuq, kryeministri Rama nuk heq dorë nga dialogu me stud...

Para 1 ore

Në ceremoni morën pjesë autoritetet më të larta të shtetit shqiptar dhe ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Mësohet se ambasadorja Kim kishte kërkuar që në ceremoninë e sotme të ftoheshin Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Zoti Basha nuk ishte në këtë ceremoni, ndërsa presidenti Meta mori pjesë dhe mbajti një fjalë përshëndetëse.

Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim, tha se Stërvitja “Defender Europe 21” dhe kjo Ditë e Hapur janë një rast i shkëlqyer që të shihet nga të gjithë bashkëpunimi i ngushtë shqiptaro-amerikan, i cili është krijuar në shumë dekada më parë dhe po forcohet më tej sot dhe për të ardhmen.

“SHBA ka një mike të vërtetë dhe të guximshme tek Shqipëria, ka tek ajo aleaten më të fortë dhe më të vërtetë. Defender 21 hap një perspektivë të madhe e të rëndësishme për bashkëpunimin shqiptaro-amerikan. SHBA është përherë përkrah Shqipërisë në qëllimet e saj për liri, pavarësi dhe demokraci. Ne jemi bashkë krah për krah – sot, nesër dhe gjithmonë” – tha ambasadorja Kim.

Presidenti Meta falenderoi SHBA-të për ndihmesën dhe mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën e saj atlantiste, si dhe për faktin që zgjodhën Shqipërinë si vend pritës, për zhvillimin e kësaj stërvitje tepër të rëndësishme.

“Si vend anëtar i NATO-s, ne ndjehemi të vlerësuar për këtë fakt. NATO është aleanca më e madhe e lirisë dhe besimi i popullit shqiptar dhe mbështetja ndaj saj është unanime, ashtu sikundër edhe vokacioni ynë europian”, – tha zoti Meta.

Në ceremonisë e Ditës së Hapur të Defender 21 në Tiranë kryeministri Edi Rama vlerësoi lart aftësitë dhe angazhimin e trupave shqiptare dhe amerikane për plotësimin e detyrave të mbrojtjes dhe sigurisë.

“Besimi që SHBA-të kanë treguar në vazhdimësi vijim tek ky partneritet dhe tek kjo aleancë e madhe strategjike me Shqipërinë e vogël kulmon me këtë stërvitje ushtarake, ‘Defender Europe 21’, e cila jo rastësisht është stërvitja më e madhe, me përfshirjen më domethënëse që ka ndodhur ndonjëherë në historinë e rajonit tone” – tha zoti Rama.

“Defender Europe 21” është stërvitja më e madhe ushtarake në rajonin Ballkanit që nga Lufta e Dytë Botërore, më e rëndësishmja në kuadër të NATO-s, që po zhvillohet në 7 baza të ndryshme ushtarake në Shqipëri.

Në këtë stërvitje marrin pjesë më shumë se 28 mijë trupa nga 26 shtete. Shqipëria ka rol kryesor në këtë stërvitje si vend mikpritës dhe stërvitor, duke vënë në dispozicion disa baza ushtarake ajrore, detare dhe tokësore./VOA/

Etiketat e lidhura

ambasadorjashba
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Studentët sot protestë, ora 14.00
Para 27 minutash

Studentët sot protestë, ora 14.00

Rrjedhje gazi në Fier, ndërhyjnë zjarrfikësit shmangin tragjedin
Para 38 minutash

Rrjedhje gazi në Fier, ndërhyjnë zjarrfikësit shmangin tragjedin

Protesta e 24 tetorit/ 5 policë të plagosur, pezullohet efektivi i “Shqiponjave”
Para 54 minutash

Protesta e 24 tetorit/ 5 policë të plagosur, pezullohet efektivi i “Shqiponjave”

Me karrige druri dhe jastëkë të kuq, kryeministri Rama nuk heq dorë nga dialogu me studentët
Para 1 ore

Me karrige druri dhe jastëkë të kuq, kryeministri Rama nuk heq dorë nga dialogu me studentët

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 13 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 13 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 15 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 14 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.