Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 13:03 Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja Shefi i sigurisë iraniane, Mohsen Rezaei, deklaron se asnjë grimcë e materialit bërthamor të pasuruar nuk do të dalë nga Irani dhe se çdo…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

”Diçka është çmendur këtu”, ish-ministri Lleshaj për arrestimin e kreut të SHISH: Çarje e madhe në sistemin e inteligjencës

Lajme E hënë, 28 Shtator 2026 21:04
”Diçka është çmendur këtu”, ish-ministri Lleshaj për arrestimin e kreut të SHISH: Çarje e madhe në sistemin e inteligjencës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj e ka cilësuar arrestimin e kreut të Shërbimit Informativ të Shtetit si një ngjarje të paprecedentë, duke theksuar se situata duhet trajtuar me seriozitet dhe nuk mund të shihet vetëm si një çështje penale. ”Ndalimi i Shefit të Shërbimit Informativ është një ngjarje e paprecedentë. Ngado që ta marrësh, diçka është çmendur këtu: ose është çmendur shefja e Shërbimit Informativ ose është çmendur SPAK-u, ose janë çmendur të dy. Është një gjëmë e madhe. Shefi i Shërbimit Informativ të Shqipërisë është arrestuar për bashkëpunim me banda kriminale. Të paktën ky është dyshimi i Prokurorisë së shtetit shqiptar dhe i një gjykate shqiptare. Ndaj, kjo ngjarje meriton seriozitet në trajtim”,-tha në ”A2cnn”

Ai ngriti shqetësimin për ruajtjen e sekretit dhe konfidencialitetit të informacionit të mbledhur nga shërbimi. “Duhet të dimë që Shërbimi jeton nga konfidenca, nga sekreti”, theksoi Lleshaj, duke shtuar se rrjedhja e informacioneve mund të ketë pasoja edhe për bashkëpunëtorët e shërbimit. Në këtë kontekst, ish-ministri kërkoi një reformim të thellë të SHISH-it, duke argumentuar se kjo nevojë ekziston prej shumë vitesh.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Duhet një reformim dhe është dashur jo sot, por është dashur para 30 vitesh. Nuk është bërë”, deklaroi Lleshaj në ”A2cnn”. Ai kritikoi gjithashtu kuadrin ligjor mbi të cilin funksionon institucioni, duke pretenduar se ligji aktual nuk është përshtatur me Kushtetutën e vitit 1998. “Ky ligj i Shërbimit nuk ka lidhje me Kushtetutën tonë. I bazohet, i referohet një Kushtetute tjetër, të rrëzuar, dhe nuk është prekur kurrë”, tha ai.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Një tjetër pikë e ngritur nga Lleshaj ishte kontrolli mbi shërbimin inteligjent. Sipas tij, SHISH duhet t’i nënshtrohet mekanizmave të qartë të mbikëqyrjes. Lleshaj theksoi se këto mekanizma janë të domosdoshëm për të ruajtur ekuilibrin mes sigurisë kombëtare dhe të drejtave të qytetarëve. “Gjithmonë ka një balancë midis sigurisë dhe lirisë individuale”, tha ai, duke e konsideruar reformimin e sistemit të inteligjencës një çështje me rëndësi kombëtare.

Mund t'ju interesojë

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e ...

Para 38 minutash
Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Para 1 ore
Shpërthimi në Elbasan, kryebashkiaku Llatja: Ja sa do të përfitojnë banorët e pallatit nga bonusi i qirasë

Shpërthimi në Elbasan, kryebashkiaku Llatja: Ja sa do të përfitojnë banorët e pallatit ...

Para 1 ore

Etiketat e lidhura

Sandër LleshajSHISHVlora Hyseni
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja
Para 2 minutash

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje të dyfishtë
Para 2 minutash

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje...

Fury-Joshua në Cardiff: biletat shiten të gjitha, vendet më të shtrenjta arrijnë 13,128 stërlina
Para 4 minutash

Fury-Joshua në Cardiff: biletat shiten të gjitha, vendet më të shtrenjta arrijnë 13,128 stërlina

Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë
Para 15 minutash

Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 15 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 16 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 16 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.