Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Dita e të Moshuarve, ministrja Spahiu: Përmirësojmë shërbimet dhe kujdesin ndaj tyre

Lajme E enjte, 1 Tetor 2026 19:01
Dita e të Moshuarve, ministrja Spahiu: Përmirësojmë shërbimet dhe kujdesin ndaj tyre
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Forcimi i shërbimeve sociale dhe shëndetësore për të moshuarit, me më shumë kujdes në banesë dhe shërbime të specializuara, është në fokus të politikave për moshën e tretë. Nga shërbimi në banesë dhe Linja e Këshillimit, tek institucionet rezidenciale dhe ngritja e Shërbimit të Geriatrisë, po ndërtohet një rrjet i integruar kujdesi, që synon t’u përgjigjet nevojave të të moshuarve në çdo nivel, më pranë tyre dhe me shërbime të dedikuara.

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të të Moshuarve dhe përmbylljes së projektit “eldEARLY – Përmirësimi i Sistemit të Përkujdesit Social për të Moshuarit në Shqipëri”, Shërbimi Social Shtetëror organizoi Konferencën Kombëtare, duke sjellë në vëmendje rëndësinë e garantimit të një përkujdesjeje sociale cilësore dhe dinjitoze për të moshuarit, si dhe rezultatet konkrete të arritura në kuadër të këtij projekti.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, në fjalën e saj theksoi nevojën për të forcuar më tej shërbimet për të moshuarit dhe për t’i afruar ato sa më pranë nevojave të tyre, si dhe kërkoi më shumë përgjegjësi dhe angazhim nga strukturat që ofrojnë kujdes të drejtpërdrejtë për këtë kategori.

“Mos harroni asnjëherë që detyra juaj është ndoshta nga detyrat më të vështira që keni pasur ndonjëherë dhe kështu duhet ta konsideroni. Ju drejtoni institucione ku kategoria të cilëve ju i shërbeni është kategoria më vulnerabël, që ka më shumë nevojë jo vetëm për atë telefonatën, po ka nevojë për zërin tuaj, ka nevojë për mbështetjen tuaj, ka nevojë për afërsinë e stafit tuaj që duhet të qëndrojë pranë të moshuarve. Patjetër që ne si ministri kemi bërë projekte shumë të mira për të ofruar shërbimin në banesë për moshën e tretë, por në plane jemi mirë, në realitet duhet të përmirësojmë shërbimet në lidhje me këtë moshë. Dhe që nga ky moment ne do mundohemi të jemi më eficientë”, theksoi ministrja Spahiu.

Mund t'ju interesojë

PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit

PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit

Para 10 orësh
𝐏𝐈𝐊𝐈𝐀𝐓𝐀 𝐄 𝐄𝐔𝐑𝐎𝐒 𝐃𝐇𝐄 𝐒𝐀𝐌𝐈𝐓𝐈 𝐈 𝐀𝐑𝐔𝐁𝐄̈𝐒 𝐄𝐍𝐃𝐄 𝐕𝐈𝐉𝐎𝐍!

𝐏𝐈𝐊𝐈𝐀𝐓𝐀 𝐄 𝐄𝐔𝐑𝐎𝐒 𝐃𝐇𝐄 𝐒𝐀𝐌𝐈𝐓𝐈 𝐈 𝐀𝐑𝐔𝐁𝐄̈𝐒 𝐄𝐍𝐃𝐄 𝐕𝐈𝐉𝐎𝐍!

Para 11 orësh
Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë

Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë

Para 14 orësh
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Paralelisht, ka nisur puna për ngritjen e Shërbimit të Geriatrisë, fillimisht në QSUT dhe më pas me shtrirje graduale në spitalet rajonale, i cili synon të ofrojë kujdes të specializuar dhe të integruar për të moshuarit, duke adresuar nevojat e tyre shëndetësore në mënyrë të koordinuar dhe duke garantuar vazhdimësi të kujdesit edhe më pranë vendbanimit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale po forcon shërbimet e kujdesit social për të moshuarit, duke zgjeruar mbështetjen në komunitet dhe në familje. Përmes Fondit Social, gjatë pesë viteve të fundit janë ngritur dhe funksionojnë 28 shërbime komunitare dhe të specializuara për të moshuarit, ndërsa po zgjerohet edhe asistenca shtëpiake, me synim parandalimin e institucionalizimit dhe ofrimin e kujdesit në mjedisin familjar. Në mbështetje të të moshuarve është vënë në dispozicion edhe Linja e Gjelbër 0800 4042, një kanal i drejtpërdrejtë komunikimi për këshillim, informacion dhe orientim drejt shërbimeve të nevojshme.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Etiketat e lidhura

Klodiana Spahiu
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 6 orësh

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 7 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 7 orësh

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 7 orësh

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 15 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 10 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 17 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

4 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.