Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 25 Nëntor 2026, 11:05 Ambasadori Petrit Malaj organizon festë për 114-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë. Bashkohen krerët e shtetit në Kosovë Ambasadori e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, organizoi një mbrëmje festive me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Në këtë aktivitet…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Elisa Spiropali
  • PD
  • Protesta
  • Buxheti 2027
  • Futbolli
  • Gjyqësori
  • Serbia
  • Superhëna
Lajmet e fundit
Në trend
  • Elisa Spiropali
  • PD
  • Protesta
  • Buxheti 2027
  • Futbolli
  • Gjyqësori
  • Serbia
  • Superhëna
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Elbasani nis zbukurimin për “Ditën e Verës 2026”, qyteti vishet me ngjyrat e pranverës

Lajme E hënë, 2 Mars 2026 10:10
Elbasani nis zbukurimin për “Ditën e Verës 2026”, qyteti vishet me ngjyrat e pranverës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Edhe pak ditë na ndajnë nga nisja e maratonës së aktiviteteve për “Ditën e Verës 2026”, festën më të dashur dhe më përfaqësuese të Elbasanit, ku tradita, ngjyrat dhe gëzimi bashkohen në një atmosferë unike që e dallon qytetin në mbarë vendin.
Rreth dy javë përpara 14 Marsit, qyteti ka nisur të marrë pamjen festive. Dekori pranveror po vendoset në akset kryesore dhe në qendër, ku mbizotërojnë lulet shumëngjyrëshe dhe simboli i kësaj feste, lulja e diellit. E çelur në çdo oborr, lulishte e park të qytetit, ajo paralajmëron ardhjen e stinës së re dhe ringjalljen e natyrës, duke u kthyer në imazhin më përfaqësues të Ditës së Verës në Elbasan.
Punonjësit e Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike po punojnë çdo ditë për instalimin e elementëve dekorativë, shtepizave karakteristike prej druri dhe hapësirave ku do të ekspozohen punimet tradicionale elbasanase. Artizanët vendas do të kenë mundësinë të prezantojnë mjeshtërinë e tyre, duke sjellë për qytetarët dhe vizitorët një atmosferë autentike panairi.
Sigurisht, kulinaria nuk do të mungojë. Ballokumja, simboli i kësaj feste pagane, së bashku me gatime të tjera tradicionale, do të jenë pjesë e tryezës së madhe festive që çdo vit mbledh mijëra vizitorë në Elbasan.
“Dita e Verës 2026” nën kujdesin e kryetarit të bashkisë Gledian Llatja pritet të sjellë një kalendar të pasur aktivitetesh, koncerte dhe surpriza, duke e kthyer qytetin në një skenë të hapur feste. Elbasani po vishet me ngjyrat e pranverës dhe po përgatitet të mirëpresë, si çdo vit, festën që buron nga tradita shekullore dhe identiteti i tij.

Mund t'ju interesojë

Ambasadori Petrit Malaj organizon festë për 114-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë. Bashkohen krerët e shtetit në Kosovë

Ambasadori Petrit Malaj organizon festë për 114-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë. Bas...

Para 3 minutash
Alarm sigurie në Britani: Dy shqiptarë hyjnë me forcë në rezidencën e Princit William dhe Kate

Alarm sigurie në Britani: Dy shqiptarë hyjnë me forcë në rezidencën e Princit William d...

Para 49 minutash
Tirana mirëpret Konferencën e Dytë të Investimeve BE – Ballkani Perëndimor

Tirana mirëpret Konferencën e Dytë të Investimeve BE – Ballkani Perëndimor

Para 2 orësh

Etiketat e lidhura

Dita e VeresElbasani
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ambasadori Petrit Malaj organizon festë për 114-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë. Bashkohen krerët e shtetit në Kosovë
Para 3 minutash

Ambasadori Petrit Malaj organizon festë për 114-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë. Bashkohen krerët e...

Kovac: Pika në fushën e Arsenalit është e rëndësishme për Dortmundin
Para 7 minutash

Kovac: Pika në fushën e Arsenalit është e rëndësishme për Dortmundin

Guardiola zbulon prapaskenën: Ja përse refuzova të merrja drejtimin e Italisë!
Para 9 minutash

Guardiola zbulon prapaskenën: Ja përse refuzova të merrja drejtimin e Italisë!

Shisnin drogë pranë shkollave në Shkodër, 13 persona të arrestuar
Para 14 minutash

Shisnin drogë pranë shkollave në Shkodër, 13 persona të arrestuar

Më të lexuarat

1 Grupi i PS zbret në 81 deputetë, Elisa Spiropali reagon pas përjashtimit
Para 13 orësh

Grupi i PS zbret në 81 deputetë, Elisa Spiropali reagon pas përjashtimit

2 Horoskopi i ditës, e mërkurë 25 nëntor
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 25 nëntor

3 Si hynë serbët e Vojvodinës në varrezat katolike në Shkodër?
Para 18 orësh

Si hynë serbët e Vojvodinës në varrezat katolike në Shkodër?

4 Sot u përjashtua edhe nga grupi i PS, analistët tregojnë çfarë fshihet pas pakënaqësive Spiropali-Rama
Para 13 orësh

Sot u përjashtua edhe nga grupi i PS, analistët tregojnë çfarë fshihet pas pakënaqësive Spiropali-Rama

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.