Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 6 Nëntor 2026, 12:25 Maran shpjegon zgjedhjet për Kombëtaren, nga Strakosha te Balliu Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka shpjeguar vendimet e tij për listën e lojtarëve të grumbulluar, duke theksuar se kriteri kryesor në përzgjedhje…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Çështja Veliaj
  • Integrimi në BE
  • Shpërthimi në Elbasan
  • Thaçi në Hagë
  • Egnatia Conference League
  • Linja Tiranë-Durrës
  • Trump Zyra Ovale
  • Marrëveshja e refugjatëve
Lajmet e fundit
Në trend
  • Çështja Veliaj
  • Integrimi në BE
  • Shpërthimi në Elbasan
  • Thaçi në Hagë
  • Egnatia Conference League
  • Linja Tiranë-Durrës
  • Trump Zyra Ovale
  • Marrëveshja e refugjatëve
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Krimi në Shqipëri kalon skanerin në Kongresin Amerikan, DASH vlerëson SPAK-un

Lajme E martë, 15 Shtator 2026 20:58
Krimi në Shqipëri kalon skanerin në Kongresin Amerikan, DASH vlerëson SPAK-un
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kongresisti amerikan, Joe Wilson ngriti në Kongres shqetësime për korrupsionin, krimin e organizuar dhe integritetin e zgjedhjeve në Shqipëri, duke pyetur administratën e presidentit Donald Trump se çfarë po bën për të luftuar trafikun e narkotikëve që lidhet me vendin. Pyetja iu drejtua Zëvendësndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, Daniel J. Lawton, gjatë dëgjesës së Nënkomitetit për Evropën të Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve mbi politikën amerikane dhe sfidat e sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

“Është raportuar gjithashtu se korrupsioni, krimi i organizuar dhe integriteti i zgjedhjeve në Shqipëri po ndikohen nga qeveria e Edi Ramës. Në fakt, duke nxitur krijimin e një karteli të narkotrafikut”, deklaroi Wilson. Kongresisti theksoi se Shtetet e Bashkuara kanë pasur ndër vite rezultate në bashkëpunimin me autoritetet kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Çfarë po bën administrata në përgjigje të narkotrafikut shqiptar?”, pyeti Wilson. Në përgjigje, Lawton konfirmoi se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë bashkëpunimin me qeverinë shqiptare për të luftuar organizatat kriminale transnacionale që veprojnë nga Shqipëria. “Mund t’ju siguroj se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të punojnë me qeverinë shqiptare për t’iu kundërvënë organizatave kriminale transnacionale që operojnë prej andej”, deklaroi Lawton.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Zyrtari i Departamentit të Shtetit theksoi se këto organizata kanë lidhje që shkojnë përtej Evropës. “Këto organizata kanë lidhje ndërkombëtare me kartelet këtu, në Hemisferën Perëndimore”, tha ai. Lawton veçoi në përgjigjen e tij edhe Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), duke dhënë një vlerësim pozitiv për punën e saj në trajtimin e disa prej problematikave të ngritura nga Wilson.

Mund t'ju interesojë

Tjetër alarm për bombë në qiejt e Europës, 21 raste të raportuara brenda tri ditësh

Tjetër alarm për bombë në qiejt e Europës, 21 raste të raportuara brenda tri ditësh

Para 20 minutash
Raporti i KE-së për Shqipërinë, gjyqtarët dhe prokurorët: Të ndalen ndërhyrjet dhe sulmet ndaj magjistratëve

Raporti i KE-së për Shqipërinë, gjyqtarët dhe prokurorët: Të ndalen ndërhyrjet dhe sulm...

Para 53 minutash
PD çon në Gjykatën Kushtetuese “paketën antidhunë” të qeverisë

PD çon në Gjykatën Kushtetuese “paketën antidhunë” të qeverisë

Para 1 ore

“Në veçanti, kemi konstatuar se Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka qenë relativisht efektive në adresimin e disa prej çështjeve që ngritët”, deklaroi Lawton. Deklaratat erdhën gjatë dëgjesës në Kongres ku administrata Trump paraqiti qasjen e saj ndaj Ballkanit Perëndimor, duke e vendosur luftën kundër organizatave kriminale transnacionale mes prioriteteve të sigurisë së Shteteve të Bashkuara në rajon.

Etiketat e lidhura

dashkrimi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Maran shpjegon zgjedhjet për Kombëtaren, nga Strakosha te Balliu
Para 3 minutash

Maran shpjegon zgjedhjet për Kombëtaren, nga Strakosha te Balliu

Kombëtarja shqiptare, trajneri Maran publikon listën për dy sfidat e fundit në Nations League
Para 9 minutash

Kombëtarja shqiptare, trajneri Maran publikon listën për dy sfidat e fundit në Nations League

Tjetër alarm për bombë në qiejt e Europës, 21 raste të raportuara brenda tri ditësh
Para 20 minutash

Tjetër alarm për bombë në qiejt e Europës, 21 raste të raportuara brenda tri ditësh

Mourinho komenton lamtumirën e Ronaldos nga kombëtarja: Vendimi i tij duhet respektuar!
Para 39 minutash

Mourinho komenton lamtumirën e Ronaldos nga kombëtarja: Vendimi i tij duhet respektuar!

Më të lexuarat

1 Pas 150 ditësh protestë, studentët ndryshojnë strategjinë dhe marrin vendimin e fortë
4 Nëntor 2026, 18:23

Pas 150 ditësh protestë, studentët ndryshojnë strategjinë dhe marrin vendimin e fortë

2 Klodiana Lala zbulon se nga SPAK ka hetim të ri për Erion Veliajn
Para 14 orësh

Klodiana Lala zbulon se nga SPAK ka hetim të ri për Erion Veliajn

3 Kur nisin trenat Tiranë-Durrës? Ministri zbulon se kur do të udhëtojnë pasagjerët në linjën e re
Para 13 orësh

Kur nisin trenat Tiranë-Durrës? Ministri zbulon se kur do të udhëtojnë pasagjerët në linjën e re

4 Nazarko zbulon strategjinë e Veliajt
Para 15 orësh

Nazarko zbulon strategjinë e Veliajt

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.