
Një ditë para takimit me ministrat dhe drejtuesit politik në qarqe, kryesocialisti, Edi Rama ka mbledhur këtë të enjte qeverinë. Takimi nisi në orën 10:00 dhe nuk ka detaje për vendimet që janë marrë.
Ndërkohë, pasditen e të premtes kryesocialisti pritet të japë edhe udhëzimet për takimet që duhet të nisin drejtuesit politikë në zonat e tyre elektorale, për t’u shpjeguar strukturave dokumentet strategjike të mazhorancës qeverisëse, Besën dhe Praninë Besnike.
Në Pogradec u prezantua edhe platforma “Pasqyrë Albania”, ku do të grumbullohen dhe ndiqen ankesat e qytetarëve. Synimi është që problematikat të marrin përgjigje brenda dy javësh dhe qytetari të mund të shohë në kohë reale se në cilin institucion ndodhet kërkesa e tij.