Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 15:16 Rama i jep karton të verdhë Elisa Spiropalit Sot kryeministri Rama foli në Asamblenë e PS për disa probleme, por që në fillim ai kërkoi përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kur bota nisi të pyesë: “Kush janë shqiptarët?” – Zgjimi i një identiteti të harruar me histori të lashtë

Kultura E diel, 31 Gusht 2025 09:06
Kur bota nisi të pyesë: “Kush janë shqiptarët?” – Zgjimi i një identiteti të harruar me histori të lashtë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj

Në vitin 1912, me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, diplomacia europiane u përball për herë të parë me një pyetje që deri atëherë kishte mbetur në hije: Kush janë shqiptarët? Kjo pyetje nuk ishte thjesht një kuriozitet gjeopolitik, por një thirrje për të njohur një popull që kishte mbijetuar në skajet e perandorive, në rrudhat e historisë, pa zë dhe pa përfaqësim. Një identitet që kërkonte të kthehej për të përftuar interesimin dhe privilegjin e vërtetësisë përballë historisë dhe botës.

Studiuesi britanik Wadham Peacock, një vëzhgues i mprehtë i Ballkanit, e përshkruan këtë zgjim të papritur në librin e tij të vitit 1914, “Shqipëria, shteti jetim i Europës”. Ai shkruan:
“Në fillim të vitit 1913, Shqipëria papritur u zgjua duke e parë veten të famshme…”


Kjo “famë” nuk ishte e ndërtuar mbi lavdi ushtarake apo ndikim diplomatik, por mbi habinë e botës që zbulonte një popull të lashtë, të panjohur, të keqkuptuar. Deri atëherë, shqiptarët ishin shpesh ngatërruar me turqit, për shkak të lidhjes së gjatë me Perandorinë Osmane, dhe perceptoheshin si shtypës të të krishterëve, një imazh i deformuar që nuk pasqyronte realitetin e tyre etnik, kulturor dhe fetar.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Peacock dhe të tjerë si ai filluan të artikulojnë një përkufizim më të saktë të shqiptarëve:
Raca më e vjetër e Europës, një popull që ruan gjurmët e ilirëve, me gjuhë, zakone dhe tradita që i paraprijnë shumë prej kombeve moderne.

Të krishterë dhe myslimanë, një shoqëri e përbërë nga besime të ndryshme, ku Katolicizmi dhe Ortodoksia kishin rrënjë të thella, përveç Islamit të përhapur gjatë sundimit osman.

Të panjohur, por jo të padinjitetshëm, një popull që nuk kishte pasur mundësinë të fliste për veten, por që ruante me krenari kodin e nderit, mikpritjen dhe qëndresën.

Kur Austria dhe Italia këmbëngulën për krijimin e një shteti shqiptar, jo thjesht për arsye strategjike, por edhe për të balancuar ndikimin sllav dhe grek në rajon, Shqipëria nisi të dalë nga “errësira mesjetare” ku ishte mbështjellë. Qytetet e saj, si Shkodra, Korça, Gjirokastra e Vlora, filluan të përmenden në kancelaritë europiane, jo si vende të largëta, por si pjesë e një kombi që kërkonte të jetonte me dinjitet dhe të ripozicionohej në hartën e botës me të njëjtat vlera dhe atribute, cilësi dhe veçori, karakteristika dhe tipare, identitet dhe përkatësi, etnografi dhe gjuhë, pasuri dhe thesare.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Madje edhe Edward Gibbon, historiani i madh britanik, kishte shkruar për shqiptarët si “fis endacak barinjsh dhe hajdutësh”, një përshkrim që pasqyronte më shumë mungesën e informacionit sesa realitetin. Por me vitin 1912, ky imazh nisi të sfidohej, të riformulohej, të ndriçohej.

Mund t'ju interesojë

Protestuesit bllokojnë rrugën e Durrësit, 700 efektivë angazhohen për tubimin

Protestuesit bllokojnë rrugën e Durrësit, 700 efektivë angazhohen për tubimin

Para 19 minutash
168 ditë protestë, studentët dhe qytetarët mblidhen para Ministrisë së Arsimit

168 ditë protestë, studentët dhe qytetarët mblidhen para Ministrisë së Arsimit

Para 28 minutash
Blendi Klosi: Spiropali vijon të jetë anëtare e PS

Blendi Klosi: Spiropali vijon të jetë anëtare e PS

Para 44 minutash

Nga një popull i harruar, shqiptarët nisën të shihen si një komb me histori, me gjuhë unike, me tradita të pasura dhe me një vend të merituar në hartën e Europës. Kjo ishte jo vetëm një zgjim diplomatik, por një zgjim kulturor, një moment kur bota nisi të dëgjojë zërin e një kombi që kishte folur gjithmonë, por nuk ishte dëgjuar.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama i jep karton të verdhë Elisa Spiropalit
Para 7 minutash

Rama i jep karton të verdhë Elisa Spiropalit

Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belina Ballukut
Para 18 minutash

Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belina Ballukut

Protestuesit bllokojnë rrugën e Durrësit, 700 efektivë angazhohen për tubimin
Para 19 minutash

Protestuesit bllokojnë rrugën e Durrësit, 700 efektivë angazhohen për tubimin

168 ditë protestë, studentët dhe qytetarët mblidhen para Ministrisë së Arsimit
Para 28 minutash

168 ditë protestë, studentët dhe qytetarët mblidhen para Ministrisë së Arsimit

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 15 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 18 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 19 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.