Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 11:29 Edhe në Greqi protesta masive të studentëve: qira të larta dhe rritje e papërballueshme e çmimeve Kriza e strehimit dhe rritja e vazhdueshme e çmimeve të qirave po kthehen në një shqetësim madhor për qytetarët në shumë vende të Europës.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Letra “In Unitate Fidei”. Papa Leoni XIV: të krishterët të bashkohen për të qenë shenjë paqeje

Lajme E diel, 23 Nëntor 2025 15:47
Letra “In Unitate Fidei”. Papa Leoni XIV: të krishterët të bashkohen për të qenë shenjë paqeje
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

“Në unitetin e fesë, shpallur që nga zanafilla e Kishës, të krishterët janë thirrur të ecin në harmoni, duke ruajtur e duke transmetuar me dashuri dhe gëzim Jezu Krishtin”. Ai është “dhurata”, “që e mori”, njerëzimi, “Biri i Njëlindur i Hyjit, i zbritur nga qielli për shpëtimin tonë”, në të cilin shpallën fenë e tyre ipeshkvijtë që morën pjesë në Koncilin e Nikesë, në vitin 325. Papa Leoni XIV e shkroi në “Letrën Apostolike In unitate fidei, në 1700-vjetorin e Koncilit të Nikesë”, të cilën ia dorëzoi Kishës sot, më 23 nëntor, në Solemnitetin e Jezu Krishtit, Mbretit të Universit, pak ditë para udhëtimit të tij apostolik në Turqi, për të inkurajuar, kështu, “një hov të përtërirë në shpalljen e fesë, e vërteta e së cilës, që ka qenë trashëgimia e përbashkët ndërmjet të krishterëve për shekuj me radhë, meriton të rrëfehet dhe të thellohet në mënyrë gjithnjë të re e në kohë të re dhe aktuale”.

Një shqyrtim i ndërgjegjes
Papa Leoni XIV rikujton dokumentin e Komisionit Teologjik Ndërkombëtar titulluar “Jezu Krishti, Biri i Zotit, Shëlbuesi. 1700-vjetori i Koncilit Ekumenik të Nikesë”dhe bën thirrje për “një kuptim më të thellë të rëndësisë së Koncilit të Nikesë, jo vetëm teologjikisht dhe kishtarisht, por edhe kulturalisht e shoqërisht”; bën thirrje edhe për një shqyrtim të ndërgjegjes, duke u frymëzuar nga Besojma e Nikesë, e cila “fillon me shpalljen e fesë në Zotin, të Gjithpushtetshmin, Krijuesin e qiellës e të dheut: ‘Çfarë do të thotë Zoti për mua dhe si dëshmoj për besimin tim në Të?’. A është Ai ‘i vetmi Zot’, apo ka ‘idhuj më të rëndësishëm’ se Ai ‘dhe se urdhërimet e Tij?’ A është Ai Krijuesi të cilit i detyrohem për gjithçka jam e gjithçka kam, gjurmët e vullnetit të të Cilit i gjej në çdo krijesë? A jam i gatshëm të ndaj të mirat e tokës, të cilat u përkasin të gjithëve, në një mënyrë të drejtë dhe të barabartë? A e “shfrytëzoj” krijimin, “apo e shkatërroj, në vend që ta mbroj dhe ta kultivoj si shtëpinë e përbashkët të njerëzimit?”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

A jep shpresë rrëfimi i fesë në Krishtin?
“Zemra e fesë së krishterë” është “shpallja e besimit në Jezu Krishtin, Birin e Hyjit”, pohon Papa Leoni – i shpallur në Nike, që shqiptohet ende sot gjatë Meshës në “Besojmën e Nikea-Kostandinopojanes”, e cila “bashkon të gjithë të krishterët” dhe “jep shpresë në kohët e vështira në të cilat jetojmë, mes kaq shumë shqetësimeve dhe frikërave, kërcënimeve të luftës dhe dhunës, fatkeqësive natyrore, padrejtësive dhe çekuilibrave të rënda, urisë dhe varfërisë, nga të cilat vuajnë miliona njerëz”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Bashkësia e krishterë universale: shenjë paqeje
Në tekstin e tij, Papa Prevost së pari rikthehet në historinë e Koncilit të Nikesë dhe përqendrohet në “Credon” – “Besojmën” e formuluar nga asambleja. Pastaj fton reflektimin mbi “fenë në “Zoti” në kohën e tashme, mbi flijimin e Krishtit, i cili vdiq në kryq për shpëtimin e njerëzimit, “duke na hapur rrugën drejt jetës së re me ringjalljen dhe ngjitjen e tij në qiell”, mbi dashurinë për të afërmin e predikuar nga Jezusi dhe mbi “vlerën më të lartë ekumenike” të Koncilit të Nikesë.

Mund t'ju interesojë

Berisha komenton emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH

Berisha komenton emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH

Para 12 minutash
Apeli i GJKKO e dënoi me 7 vite e 4 muaj burg, ish-shefi i operacionales nuk gjendet në banesë

Apeli i GJKKO e dënoi me 7 vite e 4 muaj burg, ish-shefi i operacionales nuk gjendet në...

Para 21 minutash
Pas hetimit për mbetjet e rrezikshme, Ministria e Mjedisit i heq lejen kompanisë Kurum

Pas hetimit për mbetjet e rrezikshme, Ministria e Mjedisit i heq lejen kompanisë Kurum

Para 27 minutash

“Lëvizja ekumenike” u themelua pikërisht mbi Koncilin e Nikesë, i cili “në gjashtëdhjetë vitet e fundit arriti shumë rezultate”. E “nëse uniteti i plotë i dukshëm me Kishat Ortodokse dhe Ortodokse Lindore dhe me bashkësitë kishtare” të lindura “nga Reformimi” nuk na është dhënë ende”, pikërisht “dialogu ekumenik” na shtyu t’i “njohim” si “vëllezërit dhe motrat tona në Jezu Krishtin”, ata që u përkasin “Kishave dhe Bashkësive të tjera kishtare dhe të rizbulojmë bashkësinë e vetme e universale të dishepujve të Krishtit në të gjithë botën”. Në botën e sotme, “të ndarë dhe të shqyer nga shumë konflikte”, kjo “mund të jetë shenjë paqeje dhe mjet pajtimi, duke kontribuar në mënyrë vendimtare në një angazhim global për paqen”, pohon Papa.

Të ecim së bashku, për të arritur unitetin
Në këtë kuptim, “kujtimi” i atyre “shumë martirëve të krishterë nga të gjitha Kishat dhe bashkësitë kishtare”, dëshmia e të cilëve u kujtua nga Gjon Pali II, “na bashkon” dhe “na inkurajon të jemi dëshmitarë dhe punëtorë të paqes në botë”, vazhdon Leoni, duke nxitur:

Nëse duam ta kryejmë këtë shërbesë në mënyrë të besueshme, duhet të ecim së bashku për të arritur unitetin dhe pajtimin e gjithë të krishterëve. Besojma e Nikesë mund të jetë baza dhe kriteri i referencës për këtë udhëtim. Në të vërtetë, ajo na ofron modelin e unitetit të mirëfilltë në diversitetin legjitim. Uniteti në Trinitet, Triniteti në Unitet, sepse uniteti pa shumësin, është tirani, e shumësi pa unitet është shpërbërje.

Për Papën, “duhet t’i lëmë pas shpine polemikat teologjike që kanë humbur arsyen e tyre të ekzistencës, në mënyrë që të fitojmë një mendim të përbashkët e, akoma më shumë, një lutje të përbashkët drejtuar Shpirtit Shenjt, që Ai të na mbledhë të gjithëve së bashku në një Fe të vetme e në një dashuri të vetme”.

Dëgjimi dhe pranimi i ndërsjellë për të rivendosur unitetin ndërmjet të krishterëve
Papa nuk bën fjalë për “ekumenizmin e kthimit në gjendjen para ndarjeve” kishtare, “as njohjen e ndërsjellë të status quo-së aktuale të diversitetit të Kishave dhe bashkësive kishtare”. Përkundrazi, është “ekumenizëm i orientuar drejt së ardhmes, i pajtimit përmes dialogut, i shkëmbimit të dhuratave dhe trashëgimisë shpirtërore”.
Rivendosja e unitetit ndërmjet të krishterëve nuk na bën më të varfër; përkundrazi, na pasuron. Ashtu si në Nike, kjo do të jetë e mundur vetëm përmes një udhëtimi durimtar, të gjatë dhe ndonjëherë të vështirë dëgjimi dhe pranimi të ndërsjellë. Është sfidë teologjike dhe, akoma më shumë, sfidë shpirtërore, që kërkon pendesë dhe kthesë nga të gjithë. Për këtë arsye, kemi nevojë për një ekumenizëm shpirtëror lutjeje, lavdërimi dhe adhurimi, si në Besojmën e Nikesë dhe të Kostandinopojës.

Përmbajtja e Besojmës së Nikesë
Duke u kthyer pas në kohë, Leoni kujton se Koncili i Nikesë agoi gjatë “një prej krizave më të mëdha në historinë e Kishës së mijëvjeçarit të parë”, kur po zhvillohej polemika ariane. Në fund të takimit, ipeshkvijtë, të thirrur nga Perandori Kostandin për të rivendosur unitetin në Kishë, “shprehën” “besimin e tyre në Zotin e vetëm” dhe rrëfyen “se Jezusi është Biri i Zotit në atë që është ‘nga substanca (ousia) e Atit […] i lindur, jo i krijuar, nga e njëjta substancë (homooúsios) si Ati'”, duke hedhur poshtë kështu “tezën e Ariusit”.

Cila është gjendja e pritjes së brendshme të Kredos sot?
Por Papa nuk është një ekskursion i thjeshtë historik. Duke njohur sot lidhjen e fortë ndërmjet “liturgjisë dhe “jetës së krishterë” me “Besojmëm e Nikesë dhe Kostandinopojës” dhe duke dëgjuar pyetjen e sotme “ç’ është bërë me pritjen e brendshme të Kredos sot”, ai vëren se “për shumë njerëz, Zoti dhe çështja e Zotit nuk kanë pothuajse asnjë kuptim në jetë” dhe se, siç vërejti Gaudium et Spes, “të krishterët janë, të paktën pjesërisht, përgjegjës për këtë situatë, sepse nuk e dëshmojnë fenë e vërtetë dhe e fshehin fytyrën e vërtetë të Zotit me stile jetese dhe veprime larg Ungjillit”. E ka ndodhur që “janë zhvilluar luftëra, janë vrarë njerëz, janë persekutuar dhe diskriminuar në emër të Zotit” në vend që të “shpallin një Zot të mëshirshëm” e “është folur për një Zot hakmarrës, që frymëzon terror dhe ndëshkon”.
E, në vend të kësaj, meqenëse “qendra e Besojmës së Nikea-Kostandinopojës” është “deklarimi i fesë në Jezu Krishtin, Zotin dhe Hyjin tonë”, ne duhet të angazhohemi “për të ndjekur Jezusin si Mjeshtër, shok, vëlla dhe mik”, duke pasur parasysh se rruga e tij “nuk është rrugë e gjerë”, as e rehatshme, por “rrugë, shpesh sfiduese ose edhe e dhimbshme”, dhe se “nëse Zoti na do me gjithë Vetveten, atëherë edhe ne duhet ta duam njëri-tjetrin”. “Duke ndjekur Jezusin, ngjitja drejt Zotit kalon përmes zbritjes dhe përkushtimit ndaj vëllezërve dhe motrave tona”, vazhdon Papa Leoni XIV, “veçanërisht ndaj më të vegjëlve, më të varfërve, të braktisurve dhe më të pastrehëve”. E pastaj, “përballë katastrofave, luftërave dhe varfërisë, ne mund ta dëshmojmë mëshirën e Zotit, për të gjithë ata, që dyshojnë në Të” nëse “e përjetojnë mëshirën e Tij përmes nesh”, përfundon Papa, duke e mbyllur Letrën e tij me një lutje drejtuar Shpirtit Shenjt.

R.SH. / Vatikan

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Edhe në Greqi protesta masive të studentëve: qira të larta dhe rritje e papërballueshme e çmimeve
Tani

Edhe në Greqi protesta masive të studentëve: qira të larta dhe rritje e papërballueshme e çmimeve

Berisha komenton emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH
Para 12 minutash

Berisha komenton emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH

Manchester United shkarkon zyrtarisht Michael Carrick pas rezultateve negative
Para 18 minutash

Manchester United shkarkon zyrtarisht Michael Carrick pas rezultateve negative

Apeli i GJKKO e dënoi me 7 vite e 4 muaj burg, ish-shefi i operacionales nuk gjendet në banesë
Para 21 minutash

Apeli i GJKKO e dënoi me 7 vite e 4 muaj burg, ish-shefi i operacionales nuk gjendet në banesë

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 14 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 18 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 20 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.