Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 3 Nëntor 2026, 23:02 Berisha: Jam gati të bashkohem edhe me Arlind Qorin që të largojmë kryeministrin Rama! Lideri demokrat Berisha i ftuar te Blendi Fevziu këtë të martë në Opinion tha se është gati të bashkohet edhe me Arlind Qorin vetëm…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Berisha
  • Champions League
  • Ministri i Transportit
  • Zgjedhjet në SHBA
  • Sulm nga ariu
  • Rama
  • Kërcënime me bombë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Berisha
  • Champions League
  • Ministri i Transportit
  • Zgjedhjet në SHBA
  • Sulm nga ariu
  • Rama
  • Kërcënime me bombë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Lëvizja e ambasadorëve, Meidani dhe Malaj tregojnë prioritetet për diplomacinë në Prishtinë e Shkup

Lajme E premte, 9 Tetor 2026 20:07
Lëvizja e ambasadorëve, Meidani dhe Malaj tregojnë prioritetet për diplomacinë në Prishtinë e Shkup
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Denion Meidani dhe Petrit Malaj prezantuan prioritetet e tyre në seancën dëgjimore, përpara marrjes së detyrave të reja si ambasadorë të Shqipërisë në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. I propozuar për postin e ambasadorit në Prishtinë, Denion Meidani e cilësoi detyrën e re si një përgjegjësi me rëndësi të veçantë personale, duke iu referuar trashëgimisë së të atit, ish-presidentit Rexhep Meidani. Duke folur për perspektivën evropiane të Kosovës, ai vuri në dukje pengesën që krijon mosnjohja e pavarësisë së saj nga pesë vende anëtare të Bashkimit Evropian: Qiproja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja. “Meqë statusi i vendit kandidat kërkon unanimitet, pa këto pesë njohje rruga evropiane e Kosovës mbetet e bllokuar në vetë pragun e saj”, deklaroi Meidani.

Ai rikujtoi gjithashtu qëndrimin e Shqipërisë gjatë luftës në Kosovë, duke e lidhur angazhimin e tij diplomatik me një histori familjare. “Në pranverën e vitit 1999, kur Kosova po kalonte orët e saj më të errëta, babai im, Rexhep Meidani, premtoi se Shqipëria do të mbetej e hapur. Për mua, tashmë të përfaqësoj Shqipërinë në Prishtinë është një nder i madh. Mbaj me vete ADN-në e babait tim”, u shpreh ai. Një tjetër çështje e prekur nga ambasadori i propozuar ishte debati për ndryshimet në ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës. Meidani mbështeti procesin e Apelit dhe theksoi se karakteri çlirimtar i luftës së Kosovës duhet të mbetet i padiskutueshëm.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Petrit Malaj i cili lë detyrën në Prishtinë për të përfaqësuar Shqipërinë në Shkup, sinjalizoi një qasje aktive ndaj zhvillimeve politike dhe institucionale në Maqedoninë e Veriut. Në deklaratat e tij, ai la të kuptohet se synon të mbajë një qëndrim më të drejtpërdrejtë në çështjet që lidhen me respektimin e Kushtetutës dhe Marrëveshjes së Ohrit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Unë nuk do jem ambasadori që nuk ndërhyn në politikën e brendshme të Maqedonisë së Veriut, por do të jem ambasadori që në çdo komunikim institucional, do të mbështesë dhe kërkojë respektimin e Kushtetutës dhe Marrëveshjes së Ohrit”, tha Malaj. Ai e renditi mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve ndër prioritetet kryesore të mandatit të tij, duke theksuar se ky angazhim nuk duhet të shihet si kundërvënie ndaj komunitetit maqedonas. “Të jesh krah shqiptarëve s’do të thotë të jesh kundër maqedonasve. Përkundrazi, mbrojtja e të drejtave të shqiptarëve duhet të jetë pjesë e mbrojtjes së karakterit multietnik dhe demokratik të vetë shtetit”, u shpreh ambasadori i propozuar.

Mund t'ju interesojë

Rama ndan fotot nga Brukseli, dy takime të rëndësishme për të ardhmen europiane dhe sigurinë e Shqipërisë

Rama ndan fotot nga Brukseli, dy takime të rëndësishme për të ardhmen europiane dhe sig...

Para 9 orësh
Berisha: PD nuk tërhiqet nga protesta! Front të përbashkët për zgjedhjet lokale

Berisha: PD nuk tërhiqet nga protesta! Front të përbashkët për zgjedhjet lokale

Para 9 orësh
Shehaj hap rrugën e bashkëpunimit me partitë e reja dhe protestuesit: Gati të fitojmë Tiranën

Shehaj hap rrugën e bashkëpunimit me partitë e reja dhe protestuesit: Gati të fitojmë T...

Para 10 orësh

Etiketat e lidhura

Denion MeidaniPetrit Malaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Berisha: Jam gati të bashkohem edhe me Arlind Qorin që të largojmë kryeministrin Rama!
Para 8 orësh

Berisha: Jam gati të bashkohem edhe me Arlind Qorin që të largojmë kryeministrin Rama!

Champions/ United përmbys Romën, fitojnë edhe Bayerni, Interi dhe Barcelona
Para 8 orësh

Champions/ United përmbys Romën, fitojnë edhe Bayerni, Interi dhe Barcelona

Lapaj: Veliaj në vend që të çojë lekë në Amerikë, të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë
Para 9 orësh

Lapaj: Veliaj në vend që të çojë lekë në Amerikë, të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë

Tragjedia me 69 viktima, jep dorëheqjen ministri i Transportit
Para 9 orësh

Tragjedia me 69 viktima, jep dorëheqjen ministri i Transportit

Më të lexuarat

1 Lapaj: Veliaj në vend që të çojë lekë në Amerikë, të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë
Para 9 orësh

Lapaj: Veliaj në vend që të çojë lekë në Amerikë, të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë

2 Promovimi i romanit të Ben Blushit ishte si miting
Para 12 orësh

Promovimi i romanit të Ben Blushit ishte si miting

3 Lobimi i Veliajt në SHBA arrin në rreth 550 mijë dollarë
Para 12 orësh

Lobimi i Veliajt në SHBA arrin në rreth 550 mijë dollarë

4 Berisha: Jam gati të bashkohem edhe me Arlind Qorin që të largojmë kryeministrin Rama!
Para 8 orësh

Berisha: Jam gati të bashkohem edhe me Arlind Qorin që të largojmë kryeministrin Rama!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.