Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 23:22 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas fitores së Kombëtares shqiptare ndaj Finlandës, duke ndarë një moment nga darka e Komunitetit Politik Evropian, ku ishte…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria-Finlanda
  • Air Albania
  • Akuzat e Veliajt
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Debati kushtetues
  • Teoria 13 nëntori
  • Negociatat me Iranin
  • Aksidenti tragjik
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria-Finlanda
  • Air Albania
  • Akuzat e Veliajt
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Debati kushtetues
  • Teoria 13 nëntori
  • Negociatat me Iranin
  • Aksidenti tragjik
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Monopatinat jo nën 16 vjeç, shpejtësi deri në 25 km/h! Targa dhe siguracioni janë në diskutim

Lajme E premte, 24 Tetor 2025 15:18
Monopatinat jo nën 16 vjeç, shpejtësi deri në 25 km/h! Targa dhe siguracioni janë në diskutim
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Ministria e Brendshme thuhet se do të bëhen ndryshime në Kodin Rrugor për monopatinat, dhe aktualisht janë në fazë fillestare. Sot ministrja Albana Koçiu mblodhi në një takim institucionet kryesore që kanë rol kyç në sigurinë rrugore. Në fokus të diskutimeve me përfaqësues të Policisë, bashkisë, DPSHTRR-së dhe ARRSH-së ishte kuadri i ri ligjor që po përgatitet për rikthimin me rregulla të këtyre mjeteve.

Fokusi kryesor është në 3 pika kyçe

Së pari, shpejtësia maksimale që do të kenë monopatinat. Burime thonë se në diskutim është 25 km/h. Më tej, mosha minimale e përdorimit, që edhe këtu në diskutim është 16 vjeç e sipër. Pikë e rëndësishme konsiderohen dhe vendet e përcaktuara se ku duhet të lëvizin në rrugë. Kategoria e monopatinave janë mjetet që aktualisht, sipas Kodit Rrugor, mund të lëvizin në korsi biçikletash dhe në mungesë të tyre në anën më të djathtë të rrugës.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Me ndryshimet e reja pritet të përcaktohen llojet e rrugëve ku lejohet ose jo kalimi. Monopatinat pritet të mos lejohen kategorikisht të qarkullojnë jashtë zonave të banuara, si autostrada apo superstrada, siç janë parë shpesh drejtues të tyre. Po ashtu, ndalimi pritet të jetë edhe në trotuare, apo nëpër zona pedolane. Mosrespektimi i tyre pritet të shoqërohet me ndëshkime me gjobë, deri në sekuestrim të mjetit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Një tjetër moment është vendosja ose jo e regjistrimit të këtyre mjeteve, për targim të mundshëm ose një numri unik për ta identifikuar, ndërsa diskutohet dhe mundësia e sigurimit të detyrueshëm, për të mbajtur përgjegjësi njëlloj si për mjetet e tjera në rrugë. Përpilimi i këtyre ndryshimeve të Kodit Rrugor është në fazë fillestare dhe akoma nuk ka një afat të përcaktuar se kur pritet të hyjnë në fuqi. Fillimisht duhet të kalojnë faza të rëndësishme konsultimi, që më pas të marrin miratim edhe në Kuvend.

Mund t'ju interesojë

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet...

Para 3 orësh
Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

Para 4 orësh
Detaje nga Asambleja e PS-së të shtunën, dy ministra sakrifikojnë postet për bashkitë?

Detaje nga Asambleja e PS-së të shtunën, dy ministra sakrifikojnë postet për bashkitë?

Para 5 orësh

Autoritet po shohin disa nga modelet europiane. Holanda është një shtetet që vetëm pak muaj më parë standardizoi përdorimin e monopatinave. Ky shtet ka përcaktuar llojet që lejohen për qarkullim, targim të tyre, siguracion të detyrueshëm, moshë minimale 16 vjeç, qarkullim vetëm në rrugë biçikletash kur janë ekzistuese, shpejtësi maksimale 25 km/h, si dhe gjobitjen e tyre sipas shkeljes së këtyre rregullave.

Etiketat e lidhura

kodi rrugormonopatina
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 3 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 4 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

Klopp: Ekipi gjerman ka nevojë për kohë
Para 4 orësh

Klopp: Ekipi gjerman ka nevojë për kohë

Lionel Messi, sërish në listën e finalistëve për MVP-në e MLS
Para 4 orësh

Lionel Messi, sërish në listën e finalistëve për MVP-në e MLS

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 3 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 8 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 12 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

4 Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit
Para 4 orësh

Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.