Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 17:11 Tritol në makinën e punonjëses së Bashkisë Elbasan, arrestohet personi i tretë Policia ka arrestuar edhe dy persona të dyshuar për shpërthimin me tritol në makinën e një punonjëseje të Bashkisë Elbasan, duke çuar në tre…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Murrizi: Si nuk i qerase njëherë të vetme demokratët, doktor!

Lajme E martë, 26 Gusht 2025 13:40
Murrizi: Si nuk i qerase njëherë të vetme demokratët, doktor!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka reaguar sërish pas vendimit të Sali Berishës i cili i do t’i japë 3 deputetë hua aleatit të tij, Ilir Metës.

“Prej vitit 2001, PD qeras me deputetë partitë partiçka që në 7 palë zgjedhje (2001, 2005, 2009, 2013, 2017, 2021, 2025) nuk kanë kandiduar asnjëherë me siglën e tyre dhe nuk e dinë as vetë nëse kanë apo jo anëtarë në ndonjë qendër votimi nga 5200 qendra që ka Shqipëria.
Nga 50 deputetë që mori PD më 11 maj, 8 ishin po të këtyre partive që pothuajse të gjitha bashkë morën vota vetëm për një mandat.
Tani nga këta 42 që i kishin ngelur PD, do t’u japë edhe 6 deputetë të tjerë që këto partiçkëza të formojnë grupet parlamentare.
Kështu që vetë votuesit e PD do kenë 36 deputetë si përfaqësues të 500 mijë votuesve.
O doktor Berisha!
Ke 29 vjet, që nga viti 1996, që ngele duke “qerasur” me votat e demokratëve, antikomunistëve, idealistëve, të përndjekurve politikë lloj-lloj komunisti, hajduti, mashtruesi, mosmirënjohësi, palaçosh me pushtet. Dhe këta, sa ikën PD nga pushteti, ikin dhe humbin si shurra e pulës në mullar të bykut.
Ke afro 30 vjet që “qeras” me deputetë çdo mashtrues e besëprerë në parti leshi që nuk kanë as anëtarë, as votues, as struktura dhe pothuajse janë të “shkrira”, po mos ishe kaq “bujar” ti në çdo palë zgjedhje.
Po si nuk “qerase” një herë të vetme demokratët që i kanë qëndruar PD në opozitë, mor doktor?
Në vitin 1996, ata që “qerase” pa asnjë kontribut e meritë, ikën si qen të pshurrur nga sytë këmbët në mars 1997.
Ata që qerase me mandat deputeti dhe ministrash, zv.ministrash, drejtor drejtorie në vitin 2005, kanë ikur të gjithë te PS, doktor, ose shijojnë çfarë vodhën duke ndenjur si “asnjanës” në qejfin e tyre.
Ata që qerase me 30% të pushtetit në 2009, mor doktor, dhe i dhanë kosto e faturë të rëndë PD-së, si kokrra hajdutësh, të ikën në prill 2013 dhe sollën Ramën në pushtet.
Ata që “qerase” me deputetë në vitin 2013, doktor, të lanë dyfekun në faqe dhe bashkuan votat me Ramën për 4 vjet, duke bërë dhe reformën territoriale dhe mbaruan punët e tyre në kurriz të votave të demokratëve.
Qerase Lulin 8 vjet, doktor, nga 2013 në 2021, derisa të përjashtoi. Dhe kur nuk kishte kush ta qerase, iku si shurrë pule duke marrë vota sa për kryeplak në Kryevidh.
Më 11 maj 2025, përveç 8 deputetëve që “qerase” parti pa votues, “qerase” dhe të gjithë ata që nuk lanë gjë pa thënë e pa bërë kundra demokratëve nga shtatori 2021, e sidomos më 8 janar 2022, me mandat deputeti.
Tani po të pyes publikisht, doktor:
1. A i mban mend emrat dhe fytyrat e të gjithë atyre që ke “qeras” me mandat deputeti, ministri, zv.ministri, drejtori, me pushtet e me para, me pasuri dhe emër në emër të votave të demokratëve?
2 .A e mban mend Majlinda Bregun, doktor? Po Arencën? Viktorin? Pangon? Imamin? Rrulin? Gjanën? Halimin? Po Benet Becin, doktor, a të kujtohet? Po Visho Ajazin e SHIK-ut që e dekoroi Rama?
Se për ata të vitit 1996-1997 nuk po të pyes, se kanë qenë me shumicë në atë kohë.
3. A i ke “qeras” me gjithë mend, doktor, apo ka qenë pjesë e lojës, e pazarit, apo e misionit që në emër të demokratëve të përfitojnë pushtet, pasuri e para të gjithë të tjerët, përveç demokratëve të vërtetë?
Se me ta thënë të drejtën, doktor, unë nuk besoj kurrë që në 35 vite të ketë “qëlluar” kaq rastësisht që në emër të demokratëve të kenë përfituar vetëm ky soj bastardësh që nuk kanë asnjë lidhje, asnjë kontribut, asnjë ngjashmëri dhe asnjë meritë në të gjithë historikun 35-vjeçar të PD-së dhe sakrificës së demokratëve.
Se po të ishte me të “qëlluar” e kaq rastësisht, atëherë pse këta “shejtanerët” e PS-së si nuk “qerasën” një herë, kurrë ndonjë demokrat me pushtet në 35 vite, për 22 vjet që kanë qenë në kalë, mor aman?
Në 13 vite pushtet që ka qeverisur PD-ja, po si nuk “qerase” një herë të vetme, doktor, me karrige ministri një ish-student të Dhjetorit që nuk erdhi në PD në atë dhjetor nga Sigurimi i Shtetit!
Dhe e fundit, doktor:
A do të vazhdosh të “qerasesh” përsëri me poste në kupolën e PD-së servilë të pështirë, hipokritë dhe debilë e idiotë profesionistë?”, thuhet në reagimin e Murrizit.

Mund t'ju interesojë

Protesta zhvendoset te Zogu i Zi, bllokohet rruga dhe tentohet heqja e kangjellave

Protesta zhvendoset te Zogu i Zi, bllokohet rruga dhe tentohet heqja e kangjellave

Para 55 minutash
Nisin tensionet e para në protestë

Nisin tensionet e para në protestë

Para 1 ore
Protestuesit bllokojnë rrugën e Durrësit, 700 efektivë angazhohen për tubimin

Protestuesit bllokojnë rrugën e Durrësit, 700 efektivë angazhohen për tubimin

Para 2 orësh
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Tritol në makinën e punonjëses së Bashkisë Elbasan, arrestohet personi i tretë
Tani

Tritol në makinën e punonjëses së Bashkisë Elbasan, arrestohet personi i tretë

Sqarim i Blendi Klosit për Elisa Spiropalin dhe Plarent Ndrecën…
Para 1 minute

Sqarim i Blendi Klosit për Elisa Spiropalin dhe Plarent Ndrecën…

Turqia dhe Katari nënshkruajnë marrëveshje mbrojtjeje: bashkërendim në rast sulmi të jashtëm
Para 10 minutash

Turqia dhe Katari nënshkruajnë marrëveshje mbrojtjeje: bashkërendim në rast sulmi të jashtëm

Rasti i Arlinda Zekajt, raporti evidenton shkelje dhe kërkon masa ndaj zyrtarëve
Para 12 minutash

Rasti i Arlinda Zekajt, raporti evidenton shkelje dhe kërkon masa ndaj zyrtarëve

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 17 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 20 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 21 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.