Edhe ditën e sotme seanca plenare në Kuvend ka nisur me kaos dhe tensione.
Sapo kryeparlametari Niko Peleshi filloi të lexonte rendin e ditës, deputetët e PD nisën të godasin tavolinat e tyre dukë bërë zhurmë.
Tensionet janë përshkallëzuar më tej, kur deputetët demokratë kanë bllokuar foltoren e Kuvendit, duke penguar vijimin normal të seancës.
Përballë tyre, efektivët e Gardës së Republikës krijuan një kordon në sallë, duke u vendosur përpara deputetëve të opozitës.
Në fjalën e tij, Sali Berisha u shpreh se deputetët socialistë meritonin plumbat e gomës dhe gazin lotsjellës të hedhur në protestë dhe menjëherë, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i hoqi fjalën për seancën e sotme.
Gjatë tensioneve, Peleshi ka ndërprerë dy herë seancën.
Pas bllokimit të foltores, deputetët e opozitës ndezën flakadanë.
