Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 08:46 Ben Blushi: Nga vjen emri i Tiranës Nga Ben Blushi- Një nga enigmat më të mëdha të Tiranës është origjina e emrit të qytetit. Pra cdo të thotë Tiranë? Kush e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Një vit nga udha qiellore e Papa Françeskut, Atit që la një botë më të ndriçuar nga përulësia, mëshira dhe guximi për të qenë njerëzor

Kultura E martë, 21 Prill 2026 13:26
Një vit nga udha qiellore e Papa Françeskut, Atit që la një botë më të ndriçuar nga përulësia, mëshira dhe guximi për të qenë njerëzor
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Albert Vataj

Në mëngjesin e 21 shkurtit të një viti më parë, qielli, në përfytyrimin tonë njerëzor, hapi portat për të mirëpritur një shërbestar të përulur, një pasardhës të Shën Pjetri, i cili e përjetoi papatin jo si fron, por si barrë dashurie dhe shërbimi. Papa Françesku, bariu i Kishës Katolike dhe një nga zërat më të fuqishëm moralë të kohës sonë, iu dorëzua Atit Qiellor duke lënë pas një botë më të ndriçuar nga përulësia, mëshira dhe guximi për të qenë njerëzor.

Ai nuk qe një Papë i distancës ceremoniale, por i afërsisë ungjillore. Zëri i tij nuk kumbonte nga lartësia e autoritetit, por nga thellësia e dhembshurisë. Në një epokë të trazuar nga krizat morale, luftërat dhe fragmentimi shpirtëror, ai e riktheu fjalën “mëshirë” në qendër të ndërgjegjes globale, duke e bërë atë jo vetëm një koncept teologjik, por një praktikë jetësore.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Për shqiptarët, Papa Françesku nuk ishte thjesht një figurë e lartë shpirtërore, por një mik i sinqertë dhe një dëgjues i kujdesshëm i historisë sonë të dhimbshme dhe krenare. Vizita e tij historike në Tiranë, më 21 shtator 2014, mbetet një nga ato çaste kur historia dhe shpirti i një kombi takohen në një përqafim të rrallë. Ai nuk erdhi si një autoritet që bekon nga larg, por si një vëlla në Krisht, që e ndjeu mbi supe peshën e martirizimit dhe madhështinë e qëndresës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në sheshin “Nënë Tereza”, ai artikuloi një të vërtetë që historia shpesh e kishte lënë në hije: vuajtjen e një populli që pagoi çmimin e besimit në një shekull persekutimi. Ai foli për plagët, por edhe për dritën që buron prej tyre. Martirët shqiptarë, sipas tij, nuk janë thjesht dëshmi e së kaluarës, por “rrënjë të forta” që ushqejnë një të tashme të gjallë dhe një të ardhme me shpresë.

Mund t'ju interesojë

Alimehmeti apo Binaj?/ Bushati: PD ka mentalitet të mykur, rrezikon të zhduket nëse del me kandidatin e vet

Alimehmeti apo Binaj?/ Bushati: PD ka mentalitet të mykur, rrezikon të zhduket nëse del...

Para 3 orësh
Hetime të reja që mund të fundosin përfundimisht Veliajn? Elvi Fundo jep detajet

Hetime të reja që mund të fundosin përfundimisht Veliajn? Elvi Fundo jep detajet

Para 3 orësh
Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

Para 11 orësh

Në një akt me peshë universale, ai e ngriti në altarin e shenjtërisë figurën e Nënë Tereza, më 4 shtator 2016 në Sheshin e Shën Pjetrit. Ky nuk ishte vetëm një akt kanonizimi, por një afirmim i një etike që buron nga dhembshuria aktive, nga dashuria që përkulet mbi plagën e tjetrit. Në atë moment, shqiptaria u bë pjesë e një horizonti të përbotshëm shenjtërie.

Por Papa Françesku nuk e pa Shqipërinë vetëm përmes kujtesës së dhimbjes. Ai e pa atë si një laborator shprese, si një dëshmi të rrallë të bashkëjetesës ndërfetare. Në një botë të përçarë nga identitetet që shpesh përplasen, ai e përmendi vendin tonë si një model të harmonisë mes besimeve – myslimanë, katolikë dhe ortodoksë, që nuk bashkëjetojnë thjesht, por bashkëndajnë një etikë respekti dhe dinjiteti.

Me ndarjen e tij nga kjo botë, ne nuk humbëm vetëm një Papë, por një ndërgjegje të gjallë, një shpirt që e mishëroi Ungjillin jo në doktrinë të ftohtë, por në gjest, në heshtje, në përkulje. Ai e deshi njeriun jo në abstraksion, por në konkretësinë e plagës së tij. Ai nuk predikoi thjesht mëshirën, ai e jetoi atë.

Sot, një vit më pas, kujtimi i Papa Françesku nuk është vetëm një homazh, por një thirrje. Një thirrje për të mos harruar se drita që ai ndezi nuk është e destinuar të shuhet, por të bartet. Ai mbetet një udhëtar i përjetësisë, një yll që nuk ndriçon vetëm qiellin e besimit, por edhe ndërgjegjen njerëzore.

Në kujtesën shqiptare, ai do të mbetet gjithmonë si Ati që na pa, na dëgjoi dhe na deshi, jo për atë që kemi qenë, por për atë që mund të bëhemi.

Etiketat e lidhura

albert vatajPapa Françesku
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ben Blushi: Nga vjen emri i Tiranës
Para 10 minutash

Ben Blushi: Nga vjen emri i Tiranës

Ukraina njofton kapjen e të burgosurit të parë indonezian të luftës: 283 indonezianë të rekrutuar nga Rusia në nëntë muaj
Para 25 minutash

Ukraina njofton kapjen e të burgosurit të parë indonezian të luftës: 283 indonezianë të rekrutuar nga ...

Tirana, e vështirë për familjet e reja, lindjet në rënie me dyfishin e mesatares kombëtare
Para 33 minutash

Tirana, e vështirë për familjet e reja, lindjet në rënie me dyfishin e mesatares kombëtare

Emri i kalon Senatit, kush është i nominuari për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë
Para 35 minutash

Emri i kalon Senatit, kush është i nominuari për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 11 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 11 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 12 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

4 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 10 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.