Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 00:09 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka propozuar një formulë ndryshe për garën e Bashkisë së Tiranës, duke i kërkuar kreut të Partisë Demokratike, Sali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Ambasada Amerikane
  • Moti i keq
  • Reforma zgjedhore
  • Integrimi në BE
  • Liga e Kombeve
  • Kolapsi i Microsoftit
  • Samiti i NATO
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Ambasada Amerikane
  • Moti i keq
  • Reforma zgjedhore
  • Integrimi në BE
  • Liga e Kombeve
  • Kolapsi i Microsoftit
  • Samiti i NATO
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Papa: pangopësia shkakton mjerimin e popujve, të shfrytëzuar dhe të rrënuar nga luftërat

Lajme E diel, 28 Shtator 2025 15:21
Papa: pangopësia shkakton mjerimin e popujve, të shfrytëzuar dhe të rrënuar nga luftërat
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Pangopësia, është një plagë që anulon individin “sepse humbet veten, duke harruar të afërmin”. I afërmit që vdes “përballë pangopësisë”, sot është zgjeruar në “popuj të tërë” të përkulur nga luftërat dhe shfrytëzimet. Por shpallja e Ungjillit sjell një mesazh të nevojshëm, atë të jetës së re. Një ekzistencë që duhet para së gjithash “dashur”, pastaj njohur dhe shpallur. Kjo është detyra e katekistëve: jo vetëm të udhëzojnë, por të mbjellin, “të bëjnë që shpresa të jehojë në zemra, në mënyrë që të japë fryte të një jete të mirë”. Dritë-hijet e botës janë në qendër të homelisë së Papa Leonit XIV sot paradite, më 28 shtator, para 50 mijë besimtarëve pjesëmarrës në Meshën e kryesuar në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan për Jubileun e katekistëve, gjatë së cilës Ati i Shenjtë Prevost themeloi 39 prej tyre (katekistëve), nga pesëmbëdhjetë vende.

Pasuritë nuk të bëjnë të mirë
Papa frymëzohet nga fragmenti i Ungjillit të kësaj së diele, të 26-të gjatë vitit kishtar, nga Luka që flet për Lazrin e varfër dhe pasanikun e “pa emër”, i cili tregon “si e shikon Zoti botën, në çdo kohë dhe në çdo vend”. Nga njëra anë “ai që vdes nga uria”, nga ana tjetër “ai që gllabëron para tij”; nga njëra anë “veshjet elegante”, nga ana tjetër “plagët e lëpirura nga qentë”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Por jo vetëm kaq: Zoti shikon zemrat e njerëzve dhe, përmes syve të Tij, ne njohim një person nevojtar dhe një tjetër indiferent. Lazri harrohet nga ai që i qëndron përballë, pak përtej derës së shtëpisë, e megjithatë Zoti është pranë tij dhe e mban mend emrin e tij. Njeriu që jeton në bollëk, përkundrazi, është pa emër, sepse humbet veten, duke harruar të afërmin. I pasuri është i humbur në mendimet e zemrës së tij, plot me gjëra dhe bosh nga dashuria. Pasuritë e tij nuk e bëjnë të mirë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Sa vdekje para pangopësisë
Një tregim, ai i Jezusit, trishtueshmërisht aktual. Në portat e bollëkut sot qëndron mjerimi i popujve të tërë, të plagosur nga lufta dhe shfrytëzimi.
Shekujt kalojnë, dhe asgjë nuk ndryshon.

Mund t'ju interesojë

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai...

Para 3 orësh
Samiti i NATO-s në Tiranë, MIA: Data përcaktohet përmes vendimmarrjes së përbashkët të vendeve anëtare

Samiti i NATO-s në Tiranë, MIA: Data përcaktohet përmes vendimmarrjes së përbashkët të ...

Para 6 orësh
PD propozon Shqipërinë një zonë të vetme zgjedhore, Bylykbashi: Lista 100% të hapura dhe rikthim i koalicioneve

PD propozon Shqipërinë një zonë të vetme zgjedhore, Bylykbashi: Lista 100% të hapura dh...

Para 6 orësh

Sa Lazra vdesin para pangopësisë që harron drejtësinë, para fitimit që shkel dashurinë, para pasurisë së verbër përballë dhimbjes së të mjerëve.

Të dhurosh veten, për të mirën e të jithëve
Megjithatë, Ungjilli sjell një fund të lumtur: dhimbjet e Lazrit dhe “banketet e të pasurit” marrin fund, para drejtësisë së Zotit. Nga fragmenti ungjillor i liturgjisë: kremtimi Meshës është një rast për të reflektuar mbi shërbesën e katekistëve. Papa Prevost kujton fjalët e Papa Françeskut të shqiptuara gjatë Jubileut të edukatorëve në Vitin e Shenjtë të Mëshirës: “Zoti e shëlbon botën nga çdo e keqe, duke dhënë jetën e tij për shpëtimin tonë”. Nga këtu fillon misioni i secilit që është “i thirrur të dhurojë veten për të mirën e të gjithëve”.

Ky qendër rreth së cilës rrotullohet gjithçka, kjo zemër rrahëse që i jep jetë gjithçkaje është shpallja e Pashkëve, kumti i parë: Zoti Jezus është Ngjallur, Zoti Jezus të do, për ty dha jetën e tij; i ngjallur dhe i gjallë, ai është pranë teje dhe të pret çdo ditë.

Ritet e kremtimit
Para homelisë së Papës, çdo kandidat për shërbimin e katekistit u thirr me emër dhe u përgjigj: “Ja ku jam”. Nga 39 gjithsej, 5 ishin nga Meksika (vendi më i përfaqësuar), dhe 4 nga Mozambiku, si dhe 3 nga Italia. Pas predikimit, Leoni XIV iu drejtua çdo edukatori, duke kujtuar se detyra e secilit do të jetë të afrojë me Kishën edhe ata njerëz që jetojnë larg saj: një ftesë kjo për të qenë gati “për të dhënë dëshmi për shpresën që është në ju”.

Së fundi, kandidatët u gjunjëzuan para Papës, i cili i bekoi duke u lutë që “ta jetojnë plotësisht Pagëzimin e tyre, duke bashkëpunuar me barinjtë në format e ndryshme të apostullimit”. Më pas secili katekist iu afrua Papës duke marrë kryqin, “shenjë e fesë sonë, katedra e së vërtetës dhe e dashurisë së Krishtit: shpallni Zotin me jetë, me vepra dhe me fjalë”.

R.SH. – Vatikan

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 3 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

Nations League/ Gjermania fiton në Beograd me gol të Brajan Grudës, Holanda turpëron Greqinë 7-0
Para 5 orësh

Nations League/ Gjermania fiton në Beograd me gol të Brajan Grudës, Holanda turpëron Greqinë 7-0

Negociatat për Ukrainën: BE-ja përcakton ekipin negociator evropian me institucionet dhe vendet E5
Para 5 orësh

Negociatat për Ukrainën: BE-ja përcakton ekipin negociator evropian me institucionet dhe vendet E5

Gruda debutim ëndrrash me Gjermaninë, shkodrani i shënon Serbisë në Beograd (VIDEO)
Para 5 orësh

Gruda debutim ëndrrash me Gjermaninë, shkodrani i shënon Serbisë në Beograd (VIDEO)

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 3 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
Para 18 orësh

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

3 Gruda debutim ëndrrash me Gjermaninë, shkodrani i shënon Serbisë në Beograd (VIDEO)
Para 5 orësh

Gruda debutim ëndrrash me Gjermaninë, shkodrani i shënon Serbisë në Beograd (VIDEO)

4 Veliaj përjashtohet nesër nga PS-ja? Ngjela zbulon çfarë fshihet pas marrëdhënies me Ramën
Para 9 orësh

Veliaj përjashtohet nesër nga PS-ja? Ngjela zbulon çfarë fshihet pas marrëdhënies me Ramën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.