Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 25 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.1 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 89.2 lekë dhe shitet me 90 lekë, ndërsa dollari amerikan blihet me 81.1 lekë dhe shitet me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Elisa Spiropali
  • PD
  • Protesta
  • Buxheti 2027
  • Futbolli
  • Gjyqësori
  • Serbia
  • Superhëna
Lajmet e fundit
Në trend
  • Elisa Spiropali
  • PD
  • Protesta
  • Buxheti 2027
  • Futbolli
  • Gjyqësori
  • Serbia
  • Superhëna
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Pogradeci mikpret takimin kombëtar të gastronomisë: “Bukë, Kripë e Zemër, Ujë, Vaj Ulliri dhe Buzëqeshje”, një simbol i mikpritjes shqiptare

Ekonomi E diel, 26 Korrik 2026 19:01
Pogradeci mikpret takimin kombëtar të gastronomisë: “Bukë, Kripë e Zemër, Ujë, Vaj Ulliri dhe Buzëqeshje”, një simbol i mikpritjes shqiptare
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Elda Keçi Novelli

Shoqata e Restoranteve dhe Bujtinave Shqiptare, në bashkëpunim me Bashkinë e qytetit liqenor të Pogradecit, organizoi dje, më 25 korrik 2026, një takim të veçantë kombëtar të ndërthurur me degustim, duke sjellë në vëmendje vlerat më të larta të mikpritjes, kulinarisë dhe traditës shqiptare. Ky aktivitet vjen si pjesë e nismës kombëtare për promovimin e turizmit dhe gastronomisë autentike shqiptare në pikat më strategjike të vendit.

Në qendër të këtij takimi ishte prezantimi i nismës simbolike të mikpritjes, e cila bazohet në moton: “Bukë, Kripë e Zemër, Ujë, Vaj Ulliri dhe Buzëqeshje”. Ky gjest, i kthyer tashmë në një standard për strukturat anëtare të shoqatës, synon që çdo vizitor dhe turist të pritet me produktet bazë të tokës shqiptare dhe me bujarinë karakteristike të vendit tonë.

Bashkëpunimi ndërrajonal dhe vizioni i Shoqatës morën një rëndësi të veçantë institucionale falë pjesëmarrjes së autoriteteve vendore dhe përfaqësuesve të rëndësishëm të institucioneve, biznesit dhe organizatave të turizmit.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin:
z. Luan Bregasi – Kryetar i Dhomës Kombëtare të Zejtarisë;
z. Agim Shahini – Kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve;
z. Mehdi Qyra – Kryetar i Komunës së Strugës;
z. Baki Hoti – Kryetar i Unionit Turistik të Kosovës;
përfaqësues të institucioneve qendrore dhe vendore;
anëtarë të Këshillit Drejtues të Shoqatës;
përfaqësues të prodhuesve vendas;
përfaqësues të Shoqatës “Gorë-Opar e Bashkuar”, me kryetare znj. Xhuljeta Bregasi, etj.

Përmes kësaj iniciative synohet promovimi i turizmit shqiptar, mbështetja e prodhimeve vendase dhe forcimi i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, biznesit dhe komunitetit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Gjatë fjalës së tij, Kryetari i Shoqatës së Restoranteve dhe Bujtinave Shqiptare, z. Kujtim Dervishi, vuri theksin te rëndësia e identitetit kombëtar në gastronomi:

“Pogradeci dhe e gjithë zona e juglindjes mbartin një pasuri të jashtëzakonshme kulinare. Me nismën tonë të mikpritjes, ne duam që çdo turist të kuptojë se ushqimi në Shqipëri nuk është thjesht një shërbim, por është histori, kulturë dhe, mbi të gjitha, bujari. Shija dhe produktet tona lokale janë pasaporta më e mirë e turizmit tonë gastronomik”, – u shpreh ai.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Mjediset elegante buzë liqenit të Restorantit “1 Maji” shërbyen si shtëpia e këtij organizimi të veçantë. Pas fjalës përshëndetëse të Prefektit të Tiranës, z. Shkëlqim Hajdari, i cili vuri në pah mbështetjen e tij të vazhdueshme për nismat e kësaj shoqate, përshëndeti të pranishmit edhe Prefektja e Qarkut Korçë, znj. Florinda Zejgulla, si dhe Kryetari i Bashkisë së Pogradecit, z. Ilir Xhakolli.

Mund t'ju interesojë

Ministri Nufi: Asnjë sulm ndaj Rusisë nga territori shqiptar, pjesë e një fushate dezinformimi

Ministri Nufi: Asnjë sulm ndaj Rusisë nga territori shqiptar, pjesë e një fushate dezin...

Para 9 orësh
Sot u përjashtua edhe nga grupi i PS, analistët tregojnë çfarë fshihet pas pakënaqësive Spiropali-Rama

Sot u përjashtua edhe nga grupi i PS, analistët tregojnë çfarë fshihet pas pakënaqësive...

Para 9 orësh
Klosi tregon se u përjshtua sot Spiropali edhe nga grupi i PS-së

Klosi tregon se u përjshtua sot Spiropali edhe nga grupi i PS-së

Para 10 orësh

Më pas, vëmendja e të pranishmëve u zhvendos te tryeza e madhe e degustimit, e cila u shndërrua në një udhëtim të vërtetë në artin e gatimit shqiptar. Mjeshtëria e kuzhinës së Restorantit “1 Maji” prezantoi një shumëllojshmëri asortimentesh të harmonizuara me verërat lokale.

Çdo pjatë e degustacionit u shoqërua në mënyrë të përsosur me verëra të përzgjedhura nga kantinat më të njohura të rajonit të Korçës dhe Pogradecit, duke nxjerrë në pah vlerat e kulinarisë shqiptare. Krahas peshkut, në tryezë u ekspozuan djathëra artizanalë, bukë e përgatitur me miell të lashtë të bluar në gur dhe vaj ulliri i virgjër.

Ky aktivitet në Restorantin “1 Maji” rikonfirmoi se Pogradeci nuk është më thjesht një qytet tranzit, por një destinacion i rëndësishëm i turizmit kulturor dhe gastronomik në Shqipëri, duke bashkuar peizazhin magjepsës të Liqenit të Ohrit me shijen e paimitueshme të traditës, të shoqëruar me këngë e valle.

Aktiviteti dhe degustacioni u zhvilluan pikërisht në mjediset e njohura të Restorantit “1 Maji” në Pogradec, një lokacion strategjik buzë Liqenit të Ohrit, që ofron një panoramë mbresëlënëse dhe hapësirën e duhur për organizime të këtij niveli.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.1 lekë
Para 1 ore

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.1 lekë

Horoskopi i ditës, e mërkurë 25 nëntor
Para 1 ore

Horoskopi i ditës, e mërkurë 25 nëntor

Moti sot: shi në Tiranë, Durrës e Shkodër, Vlorë deri 18°C
Para 1 ore

Moti sot: shi në Tiranë, Durrës e Shkodër, Vlorë deri 18°C

Champions League/ Reali fiton me përmbysje spektakolare ndaj PSV, ngecin City dhe Arsenali
Para 8 orësh

Champions League/ Reali fiton me përmbysje spektakolare ndaj PSV, ngecin City dhe Arsenali

Më të lexuarat

1 Grupi i PS zbret në 81 deputetë, Elisa Spiropali reagon pas përjashtimit
Para 9 orësh

Grupi i PS zbret në 81 deputetë, Elisa Spiropali reagon pas përjashtimit

2 Sot u përjashtua edhe nga grupi i PS, analistët tregojnë çfarë fshihet pas pakënaqësive Spiropali-Rama
Para 9 orësh

Sot u përjashtua edhe nga grupi i PS, analistët tregojnë çfarë fshihet pas pakënaqësive Spiropali-Rama

3 Si hynë serbët e Vojvodinës në varrezat katolike në Shkodër?
Para 14 orësh

Si hynë serbët e Vojvodinës në varrezat katolike në Shkodër?

4 A mund të jetë deputetja Marjana Koçeku një drejtuese demokristiane?
Para 11 orësh

A mund të jetë deputetja Marjana Koçeku një drejtuese demokristiane?

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.