Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 23:22 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas fitores së Kombëtares shqiptare ndaj Finlandës, duke ndarë një moment nga darka e Komunitetit Politik Evropian, ku ishte…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria-Finlanda
  • Air Albania
  • Akuzat e Veliajt
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Debati kushtetues
  • Teoria 13 nëntori
  • Negociatat me Iranin
  • Aksidenti tragjik
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria-Finlanda
  • Air Albania
  • Akuzat e Veliajt
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Debati kushtetues
  • Teoria 13 nëntori
  • Negociatat me Iranin
  • Aksidenti tragjik
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ylli Manjani: Çuditërisht mungonte Kryetari i Gjykatës së Lartë, i cili zyrtarisht firmos diplomat e magjistratëve!

Lajme E enjte, 23 Tetor 2025 19:16
Ylli Manjani: Çuditërisht mungonte Kryetari i Gjykatës së Lartë, i cili zyrtarisht firmos diplomat e magjistratëve!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi nuk u ftua që të merrte pjesë në ceremoninë e betimit të magjistratëve të rinj, një ngjarje që mbetet skandaloze. Për këtë ngjarje një status ka bërë ish-ministri i Drejtësisë, juristi i njohur  Ylli Manjani ku thotë se ajo çka pa në ekran, është një show i shëmtuar talebanesk. ”Betimi në klasa apo salla konferencash është show i kotë dhe tallje me protokollin zyrtar. Talebaneske ishte ai show me thënë të drejtën. Po të kishte gojë ligji, etika zyrtare dhe solemniteti kështu do e quante atë ceremoni”,-shkruan Manjani.

Shkrimi i plotë nga Manjani

Ju kërkoj ndjesë që po marr vëmendjen tuaj përsëri për çështje të etikës zyrtare të institucioneve të drejtësisë, por budallëqet nuk kanë të sosur. Pashë tani një video në Youtube të ceremonisë së betimit të magistratëve të rinj. Ishte një sallë që ngjante si klasa talebanësh nga ku dilnin një e nga një fakirët e rinj për të vënë dorën diku, që dreqi e di se ku dhe, thonin “betohem”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Pashë prezent kryetarin e KLGJ, që vrasja e Astrit Kalasë i del aksident në punë; kryetaren e KLP që i merrej goja, ndoshta ngaqë nuk ka staf ti shkruajë fjalimet; drejtorin e Shkollës së Magistraturës, që tashmë ka marrë pamjen e Kodit të Ri Penal. Çuditërisht mungonte Kryetari i Gjykatës së Lartë, i cili zyrtarisht firmos diplomat e magistratëve. Po mesa duket, asnjëri prej drejtuesve që përmenda më lart nuk i pëlqejnë kritikat që u kanë ardhur nga kryetari Sadushi.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

E kur nuk të pëlqen kritika ç’kuptim ka etika! Punë e madhe se Gjykata e Lartë është përfaqësuese e pushtetit gjyqsor. E ç’është kushtetuta!?  Hë u lumsha, more drejtues të qeverisë së drejtësisë. Nejse, i lemë mënjanë sherret që kanë me veten, po ajo ceremoni ishte vizualisht turp dhe zyrtarisht skandal. Betimi është akt solemn që bëhet përpara KLGj ose KLP sipas rastit, ku ato janë në një mbledhje zyrtare të rregullt, jo të ftuar në një sallë koti!

Mund t'ju interesojë

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet...

Para 4 orësh
Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

Para 4 orësh
Detaje nga Asambleja e PS-së të shtunën, dy ministra sakrifikojnë postet për bashkitë?

Detaje nga Asambleja e PS-së të shtunën, dy ministra sakrifikojnë postet për bashkitë?

Para 6 orësh

Pra betimi i gjykatësve bëhet në sallën e mbledhjeve të KLGJ, përpara të gjithë anëtarëve të mbledhur aty. Njësoj edhe për prokurorët, por kjo procedurë bëhet në KLP. Patjetër që ftohen dhe të tjerë, dhe ftohen të gjithë edhe ata që kritikojnë. Por betimi në klasa apo salla konferencash është show i kotë dhe tallje me protokollin zyrtar. Talebaneske ishte ai show me thënë të drejtën. Po të kishte gojë ligji, etika zyrtare dhe solemniteti kështu do e quante atë ceremoni. Më mirë të mos e bënin fare. Ta bënin si në pandemi me postë. Po ajo ishte turp.

Etiketat e lidhura

Sokol Sadushiylli manjani
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 4 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 4 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

Klopp: Ekipi gjerman ka nevojë për kohë
Para 4 orësh

Klopp: Ekipi gjerman ka nevojë për kohë

Lionel Messi, sërish në listën e finalistëve për MVP-në e MLS
Para 4 orësh

Lionel Messi, sërish në listën e finalistëve për MVP-në e MLS

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 4 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 9 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 12 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

4 Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit
Para 5 orësh

Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.