Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 13 Nëntor 2026, 12:54 10 gola në 5 ndeshje, Shqipëria me sulm të frikshëm në Ligën e Kombeve 10 gola në pesë ndeshje, pesë autorë të ndryshëm dhe një repart ofensiv që po kthehet në pikën më të fortë të kuqezinjve. Fitorja…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Kombëtarja shqiptare
  • Itali-Francë
  • Integrimi në BE
  • Veliaj
  • Politika shqiptare
  • Moti
  • Ukraina
  • Tirana
Lajmet e fundit
Në trend
  • Kombëtarja shqiptare
  • Itali-Francë
  • Integrimi në BE
  • Veliaj
  • Politika shqiptare
  • Moti
  • Ukraina
  • Tirana
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Samiti i Procesit të Brdo-Brijuni-t, Presidenti Begaj: Integrimi në BE, mision kombëtar për Shqipërinë

Lajme E hënë, 6 Tetor 2025 14:06
Samiti i Procesit të Brdo-Brijuni-t, Presidenti Begaj: Integrimi në BE, mision kombëtar për Shqipërinë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Mision historik për Shqipërinë e ka cilësuar presidenti Bajram Begaj anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian.

Në konferencën për mediat pas samitit të Brdo-Brijunit në Durrës, Begaj u shpreh se Shqipëria ka bërë hapa përpara drejt integrimit.

Ndër të tjera, Begaj shtoi se në samit u diskutua edhe për bashkëpunimin rajonal.

“Së bashku me Presidentin e Kroacisë dhe Presidenten e Sllovenisë organizuam Samitin e Procesit të Brdo-Brijuni-t në Shqipëri.

Ky samit përfaqëson një platformë të rëndësishme rajonale për shkëmbimin e ideve dhe vizioneve mbi të ardhmen e rajonit tonë.

Bashkë me liderët e tjerë të rajonit diskutuan sfidat aktuale gjeopolitike, si dhe rritjen e bashkëpunimit rajonal.

Shqipëria mbështet dialogun rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë si elemente thelbësore për ruajtjen e paqes, zhvillimin ekonomik dhe integrimin rajonal.

Në samitin e sotëm theksuam se Ballkani Perëndimor ka bërë hapa të rëndësishëm përpara në drejtim të bashkëpunimit rajonal, sigurisë dhe forcimit të marrëdhënieve ekonomike. Megjithatë, rajoni ynë përballet me sfida, sfida të sigurisë, të cilat kërkojnë rritje të bashkëpunimit dhe koordinim më të ngushtë mes nesh.

Mund t'ju interesojë

Problemet me Microsoft, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike paralajmëron: Kujdes nga…

Problemet me Microsoft, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike paralajmëron: Kujd...

Para 11 minutash
Debat për strehimin social, opozita kundërshton projektligjin: Çmimet e banesave të papërballueshme

Debat për strehimin social, opozita kundërshton projektligjin: Çmimet e banesave të pap...

Para 34 minutash
KOMBËTARJA – Cambiaghi, Vergara, Dimarco: Ja si Mancini fitoi tre bastet e tij kundër Francës

KOMBËTARJA – Cambiaghi, Vergara, Dimarco: Ja si Mancini fitoi tre bastet e tij kundër F...

Para 53 minutash

Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian për vendet e rajonit tonë përbën një mundësi të çmuar për zhvillim ekonomik, pasi krijon akses në instrumente financiare të Bashkimit Evropian, lehtësira tregtare dhe programe të përbashkëta për zhvillim.

Gjithashtu, diskutuam për rrugët e bashkëpunimit rajonal, me qëllim krijimin e kushteve që të rinjtë të ndërtojnë të ardhmen në vendin tonë, në vendet e tyre.

Në këtë kuadër, vlerësojmë veçanërisht takimin e drejtorëve të agjencive kombëtare të punësimit, si një nismë që do të vazhdojë edhe në të ardhmen për të forcuar bashkëpunimin ndërinstitucional në nivel rajonal.

Shqipëria ka bërë përparim të ndjeshëm dhe të qëndrueshëm në udhëtimin e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Brenda një kohe të shkurtër, kemi hapur pesë nga gjashtë grupkapitujt negociues, çka përbën një njohje konkrete të përpjekjeve tona për reforma, nga forcimi i institucioneve demokratike dhe pavarësia e gjyqësorit, te modernizimi i administratës publike, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si edhe harmonizimi i politikave ekonomike me standardet e Bashkimit Evropian.

Aspirata e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian nuk është vetëm një objektiv politik, por një mision kombëtar.

Integrimi në BE gëzon mbështetjen e gjerë të shoqërisë shqiptare, pasi pasqyron vlerat themelore të demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit.

Këto vlera përbëjnë themelet e së ardhmes evropiane që Shqipëria po ndërton me vendosmëri.
Shqipëria synon të përfundojë negociatat teknike deri në vitin 2027 dhe të bëhet anëtare e plotë e Bashkimit Evropian deri në vitin 2030.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në mbyllje, dua të shpreh mirënjohjen time për të gjithë pjesëmarrësit e sotëm të takimit dhe në mënyrë të veçantë të falënderoj Presidentin e Kroacisë dhe Presidenten e Sllovenisë për gjithçka, për angazhimin e tyre konstruktiv dhe shumë të rëndësishëm në rrugëtimin tonë drejt Bashkimit Evropian”, tha Begaj.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

10 gola në 5 ndeshje, Shqipëria me sulm të frikshëm në Ligën e Kombeve
Para 2 minutash

10 gola në 5 ndeshje, Shqipëria me sulm të frikshëm në Ligën e Kombeve

Problemet me Microsoft, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike paralajmëron: Kujdes nga…
Para 11 minutash

Problemet me Microsoft, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike paralajmëron: Kujdes nga…

Milan ëndërron Gonçalo Inácio në janar dhe Virgil van Dijk në verë
Para 15 minutash

Milan ëndërron Gonçalo Inácio në janar dhe Virgil van Dijk në verë

Shpenzimet për ushqim në Shqipëri 39.8% të buxhetit, europianët 13.2%: diferenca që tregon dy nivele mirëqenieje
Para 26 minutash

Shpenzimet për ushqim në Shqipëri 39.8% të buxhetit, europianët 13.2%: diferenca që tregon dy nivele m...

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 13 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Itali-Francë: Pio Esposito shkruan historinë, trium me përmbysje i Axurrëve
Para 14 orësh

Itali-Francë: Pio Esposito shkruan historinë, trium me përmbysje i Axurrëve

3 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 18 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

4 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 21 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.